LIVE UPDATES
Bota

"Njëri kërkon ashpërsimin e ligjeve, tjetri premton heqjen e kufizimeve", VOA: Harris dhe Trump me qasje të ndryshme mbi shitjet e armëve

Sulmi me armë në shkollën e mesme në Winder të Xhorxhias të mërkurën la disa të vrarë dhe të plagosur. Nënpresidentja dhe kandidatja demokrate për presidente Kamala Harris reflektoi mbi incidentin gjatë një tubimi fushate në Nju Hempshër.

7 Shtator 2024, 21:32 Nga r.ll
"Njëri kërkon ashpërsimin e ligjeve, tjetri premton heqjen e
kamala harris, donald trump

SHBA- Sulmi me armë në një shkollë të mesme në shtetin e Xhorxhias të mërkurën solli sërish në qendër të vëmendjes numrin e lartë të vrasjeve me armë në Shtetet e Bashkuara krahasuar me vendet e tjera të zhvilluara në botë, sipas ekspertëve të shëndetësisë. Nënpresidentja Kamala Harris kërkon ashpërsimin e ligjeve të armëmbajtjes. Ndërsa, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias, rivali i saj republikan Donald Trump, ka premtuar heqjen e kufizimeve për armëmbajtjen.

Sulmi me armë në shkollën e mesme në Winder të Xhorxhias të mërkurën la disa të vrarë dhe të plagosur. Nënpresidentja dhe kandidatja demokrate për presidente Kamala Harris reflektoi mbi incidentin gjatë një tubimi fushate në Nju Hempshër.

"Ne duhet t'i japim fund kësaj epidemie të dhunës me armë në vendin tonë njëherë e përgjithmonë. Këto incidente nuk duhet të ndodhin", tha ajo.

Dhuna me armë në Shtetet e Bashkuara mori një vëmendje të madhe në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokrate këtë vit.

Nënpresidentja Harris parashtroi përparësitë e saj për këtë çështje që në fillim të fushatës së saj.

"Ne do të miratojmë ligje për kontrollin e së kaluarës të blerësve të armëve dhe do të ndalojmë shitjen e armëve sulmuese", tha ajo.

Nënpresidentja Harris thotë se ajo kërkon marrjen e masave praktike për sigurinë e armëve dhe "jo ndalimin e armëmbajtjes”.

Presidentja e qendrës Brady për parandalimin e dhunës nga armët, Kris Brown, beson se zonja Harris do ta bëjë këtë.

“Kandidatja Harris ka qenë shumë e qartë se dhuna me armë, vrasësi numër një i fëmijëve amerikanë, është një problem që kërkon një qasje në shumë nivele për t’u zgjidhur. Ne kemi nevojë për një politikë më të mirë”, tha ajo.

Ish-presidenti Donald Trump reagoi ndaj sulmit me armë në Xhorxhia me një postim në platformën e tij në rrjetet sociale “Truth”. Ai shprehu mbështetjen e tij për viktimat dhe e quajti sulmuesin një "përbindësh të sëmurë dhe të çmendur".

Konservatorët shpesh mbrojnë të drejtën e armëmbajtjes, por Kuvendi Kombëtar i Partisë Republikane këtë vit nuk i dha përparësi kësaj çështjeje. Kuvendi Kombëtar i Republikanëve u zhvillua në korrik, vetëm dy ditë pas atentatit ndaj kandidatit të tyre presidencial Donald Trump. Kjo nuk e ndryshoi qëndrimin e tij për çështjen e armëmbajtjes.

“Nuk mund t’i heqim armët, sepse njerëzit kanë nevojë për mbrojtje”, tha ai.

Zoti Trump mbështeste të drejtën e armëmbajtjes kur ishte president dhe ka premtuar të heqë kufizimet e miratuara nga administrata e Presidentit Biden.

Grupet që mbështesin të drejtat e armëmbajtjes thonë se nëse amerikanët që janë pro armëmbajtjes votojnë në masë në zgjedhjet e nëntorit, ata mund të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve në shtetet e lëkundura.

“Kjo do ndihmojë për të rimarrë kontrollin e Shtëpisë së Bardhë në mënyrë që të kemi një degë ekzekutive të qeverisë që nuk prek të drejtat e armëmbajtjes, dhe për të fituar garat për anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, duke forcuar të drejtat e armëmbajtjes në Kongres”, thotë Alan Gottlieb nga Fondacioni Amendamenti i Dytë.

Megjithatë, zoti Gottlieb thekson se të drejtat e armëmbajtjes nuk kanë qenë historikisht më të rëndësishme se ekonomia apo emigracioni për votuesit./VOA

kamala harris donald trump shitja e armeve shba

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më