LIVE UPDATES
Bota

“Një zë i fortë për kombin dhe luftëtar i guximshëm i kundërshtarëve!" Analiza: Trump shpërblen aleatët besnikë me role kyçe

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së përzgjedh mbështetësit dhe besnikët e tij më të fortë për postet kryesore. Personat e përzgjedhur nga nxjerrin në pah agjendën e tij për politikën e brendshme dhe të jashtme.

15 Nëntor 2024, 09:03 Nga M.B
“Një zë i fortë për kombin dhe luftëtar i
Donald Trump

SHBA- Presidenti i sapozgjedhur i SHBA, Donald Trump, vazhdon të plotësojë postet kyçe në administratën e tij të dytë. Emërimet e reja përfshijnë ambasadorin e SHBA-së në Izrael dhe një të dërguar special për Lindjen e Mesme. Udhëheqësi republikan e ka vënë theksin tek mbështetësit dhe aleatët e ngushtë të tij gjatë fushatës elektorale për mandatin e dytë presidencial.

Musk, Ramaswamy për të mbikëqyrur efikasitetin e qeverisë

Trump njoftoi të martën (13.11) se miliarderi Elon Muskdo të drejtojë një "Departament të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE)" së re në SHBA, i ngarkuar me uljen e burokracisë federale, së bashku me ish-kandidatin presidencial të GOP, Vivek Ramaswamy. Akronimi "DOGE" është një referencë për kriptovalutën Dogecoin, e preferuara e Musk-ut. Gjatë zgjedhjeve, Musk shpenzoi mbi 100 milionë dollarë duke e promovuar veten si një aleat kyç të Trumpit. Musk bëri fushatë për Trump në X, dikur Twitter, si pronar i kësaj platforme të rrjeteve sociale. "Së bashku, këta dy amerikanë të mrekullueshëm do t'i hapin rrugën administratës sime për të ulur burokracinë qeveritare, për të thjeshtuar rregulloret e tepërta, për të shkurtuar shpenzimet e kota dhe për të ristrukturuar Agjencitë Federale", tha Trump në një deklaratë. Sipas deklaratës, Musk dhe Ramaswamy do të punojnë nga jashtë qeverisë për t'i ofruar Shtëpisë së Bardhë "këshilla dhe udhëzime".

Ish-shefi i inteligjencës në krye të CIA-s

Donald Trumpemëroi John Ratcliffe për të drejtuar CIA-n. Ratcliffe, një ish-kongresmen republikan nga Teksasi, drejtoi Drejtorinë e Inteligjencës Kombëtare (DNI) në muajt e fundit të mandatit të parë të Trump. “Mezi pres që John të jetë personi i parë që do të shërbejë në të dyja pozicionet më të larta të Inteligjencës së Kombit”, tha Trump. Ai e quajti Ratcliffe një "luftëtar të patrembur për të drejtat kushtetuese të të gjithë amerikanëve".

Një konservator i vendosur emërohet si ambasador në Izrael

Ish-guvernatori i Arkansas, Mike Huckabee, një nga zërat më konservatorë të partisë republikane, është emëruar ambasadori i ardhshëm i SHBA-së në Izrael. Huckabee, një konservator i vendosur evangjelist, është i njohur për mbështetjen e tij për Izraelin. Ai ka shprehur gjithashtu mbështetjen e tij për vendbanimet në Bregun Perëndimor, të cilat konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.

Kjo vjen pasi presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka premtuar se do ta përafrojë politikën e jashtme të SHBA-së më afër interesave të Izraelit. Në një deklaratë në lidhje me nominimin, Trump tha se Huckabee "do të punojë pa u lodhur për të sjellë paqen nëLindjen e Mesme".

Kush janë sekretarët e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare

Trump emëroi veteranin e ushtrisë dhe prezantuesin e Fox News, Pete Hegseth si sekretarin e tij të mbrojtjes, duke e lavdëruar atë si "të ashpër, të zgjuar dhe një besimtar i vërtetë në shprehjen “Amerika e Para”".

"Me Pete në krye, armiqtë e Amerikës janë në dijeni - Ushtria jonë do të jetë sërish e madhe dhe Amerika nuk do të tërhiqet kurrë," tha ai në një deklaratë.

Më herët, Hegseth shprehu përbuzje për politikat “woke" në Pentagon dhe ka thënë se u largua nga ushtria në vitin 2021 pasi u konsiderua si një ekstremist. Gjithashtu Trump emëroi Guvernatorin e Dakotës së Jugut, Kristi Noem, si Sekretare të Sigurisë Kombëtare. Ai theksoi se ajo ishte guvernatorja e parë që vendosi trupat e Gardës Kombëtare për të ndihmuar Teksasin të luftojë kalimet ilegale të kufirit.

Partneri i golfit emërohet i dërguar për Lindjen e Mesme 

Si zgjedhja e tij për një të dërguar të posaçëm në Lindjen e Mesme, Trump emëroi mikun e tij të vjetër dhe partnerin e golfit, Steven Witkoff. Witkoff, një investitor në pasuritë e paluajtshme në Florida, është aktualisht kryetar i komitetit inaugurues të Trump. “Steve do të jetë një zë i paepur për paqen dhe do të na bëjë të gjithëve krenarë”, tha Trump në mediat sociale.

“Një zë i fortë për kombin dhe luftëtar i guximshëm i kundërshtarëve”

Marco Rubio, senatori nga Florida, do të jetë ministri i Jashtëm në kabinetin e Donald Trump. "Ai do të jetë një zë i fortë për kombin tonë, një mik i vërtetë i aleatëve tanë dhe një luftëtar i guximshëm i kundërshtarëve tanë, që nuk do të tërhiqet kurrë”, theksoi presidenti i ardhshëm republikan duke shpallur përzgjedhjen e tij për një nga postet më të rëndësishme.

Ambasadorja e SHBA në OKB

Kongresmenia republikane Elise Stefanik do të jetë ambasadorja e SHBA në OKB. Stefanik është "luftëtare tepër e fortë, e ashpër dhe e zgjuar" për politikën America First, tha Trump, sipas një informacioni të New York Post.

"Cari kufitar" 

Tom Homan do të jetë "cari kufitar” i ri, njoftoi Trumpi në rrjetin e tij social "Truth”. Kjo do të thotë se Homan do të jetë përgjegjës për sigurinë kufitare dhe riatdhesimin e refugjatëve.Përveç monitorimit të kufijve jugorë dhe veriorë, si dhe sigurisë detare dhe ajrore, Homan do të jetë "përgjegjës për kthimin me detyrim të të gjithë emigrantëve të paligjshëm në vendin e tyre të origjinës". Homan është "avokat i palëkundur për kontrollin e kufijve" dhe askush nuk është "më i mirë për mbikëqyrjen dhe kontrollin e kufijve tanë", tha Trumpi duke shpjeguar vendimin e tij.

Trump ishte mbështetur te Homani që në mandatin e parë të tij: Homani ishte atëherë për një vit e gjysmë kreu i autoritetit të imigracionit ICE. Ai u konsiderua si mbrojtës i vendimit të diskutueshëm për të ndarë fëmijët e emigrantëve të parregullt nga prindërit e tyre. Pas kësaj, ndonjëherë u deshën vite për të ribashkuar familjet. Homan – dhe Trump – më vonë thanë se masa kishte synuar të shërbente si frikësim, në mënyrë që familjet as të mos niseshin për në SHBA.

Deputeti i Nju Jorkut Zeldin do të jetë shefi i Autoritetit për Mjedisin në SHBA

Donald Trump ish-deputetin republikan Lee Zeldin do ta emërojë drejtor të Autoritetit të SHBA-së për Mjedisin, EPA. Zeldin parashikohet se mund të shfuqizojë dhjetëra norma për mjedisin. Presidenti i ardhshëm Trump deklaroi, se Zeldin "do të shpalosë fuqinë e ekonomisë amerikane" duke ndërmarrë "derregullim të menjëhershëm".

Njëkohësisht Trump deklaroi, se Zeldin "do të respektojë standartet më të larta të mjedisit, duke përfshirë edhe ajrin dhe ujin më të pastër në planet". 44 vjeçari Zeldin është një mbështetës besnik i Trumpit dhe pas humbjes së zgjedhjeve më 2020 ai votoi në Kongres kundër njohjes së rezultatit të zgjedhjeve. Në platformën X ai shkruan, se është një "nder", t’i përkasësh kabinetit të Trump. Ai premtoi "të rikthejë dominancën e SHBA-së në fushën e energjisë, të rigjallërojë industrinë e autombilëve, për t’i rikthyer vendet e punës amerikanëve dhe për ta bërë SHBA-në kryesuese në fushën e inteligjencës artificiale" e njëkohësisht për të "mbrojtur aksesin tek ajri dhe uji i pastër."/ DW

donald trump

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim