LIVE UPDATES
Bota

Një vit nga vdekja e Mahsa Amini/ Në Iran shpërthejnë protestat: Ne nuk do ta harrojmë masakrën e Zahedanit

Në Teheran u shfaqën mbishkrime dhe pankarta kundër Republikës Islamike, ndërsa thirrje kundër liderit suprem Ali Khamenei u brohoritën nga rreth njëqind njerëz në rrugët e Zahedanit.

16 Shtator 2023, 08:18 Nga r.ll
Një vit nga vdekja e Mahsa Amini/ Në Iran shpërthejnë
pamje nga protesta

IRAN- Tensionet mbeten të larta në Iran një vit pas vdekjes së Mahsa Amini. E reja me origjinë kurde humbi jetën pasi u arrestua nga policia e Teheranit për shkak se nuk mbante hixhabin siç duhet. Kur edhe pak bëhet një vit nga kjo ngjarje, protestat kanë shpërthyer sërish, pavarësisht ndalimeve dhe arrestimeve të shumta. Në Teheran u shfaqën mbishkrime dhe pankarta kundër Republikës Islamike, ndërsa thirrje kundër liderit suprem Ali Khamenei u brohoritën nga rreth njëqind njerëz në rrugët e Zahedanit.

Imami sunit i xhamisë së Zahedanit, në provincën juglindore të Sistan Baluçistanit, kujtoi në mënyrë eksplicite gjatë lutjeve të së premtes të renë Mahsa dhe valën e protestave që pasuan vdekjen e saj me mbi 500 të vdekur dhe më shumë se 20 mijë të arrestuar. Transmetimi i drejtpërdrejtë i predikimit të tij u censurua me një bllokim të përkohshëm të aksesit në internet, por pas lutjes të paktën njëqind njerëz marshuan nëpër rrugë duke bërtitur parulla.

“Ne nuk do ta harrojmë masakrën e Zahedanit”, thirrën disa, duke iu referuar 30 shtatorit 2022, e kujtuar si “E Premtja e Përgjakshme”, ditë e përleshjeve shumë të ashpra në qytet gjatë protestave antiqeveritare që çuan në vdekjen e katër oficerëve dhe qindra demonstruesve. Revolta për Mahsa, me thirrjen "grua, jetë dhe liri", vazhdoi me muaj të tërë në qytete të ndryshme të vendit, por në Zahedan demonstratat vazhduan rregullisht pothuajse çdo të premte pas lutjes islame, madje edhe kur aktivistët në qytete të tjera iraniane. ndaluan së demonstruari. Republika Islamike ka frikë se me rastin e përvjetorit të nesërm, protestat do të shpërthejnë edhe në pjesën tjetër të vendit.

Javën e kaluar, rreth tridhjetë aktivistë janë arrestuar tashmë, ndërsa masat e sigurisë janë forcuar ndjeshëm në qytetet kryesore dhe gjithashtu në kryeqytetin Teheran, ku parulla për Mahsan janë parë të varura në mbikalime dhe aktivistë që shkruanin mesazhe proteste kundër Republikës Islamike.

Prej ditësh, provinca e Kurdistanit iranian ka qenë veçanërisht e bllokuar, ku policia iu ka kërkuar qytetarëve të mos protestojnë, duke kërcënuar se do të hapin zjarr në rast mosbindjeje. Në Saqqez, qyteti kurd nga e kishte origjinën Mahsa Amini, hotelet nuk pranojnë mysafirë nga jashtë dhe varri i të resë monitorohet nga kamerat ndërsa familjes i kanë bërë presion për të mos mbajtur ceremoni në ditën e përvjetorit dhe lëvizjet e babait të saj Amjad janë nën kontroll.

Me protesta të reja në horizont, marrëdhënia tashmë delikate mes Iranit dhe Perëndimit, e cila vitin e kaluar kritikoi ashpër Teheranin, duke vendosur edhe sanksione, për shtypjen e demonstratave, është në prag të përkeqësimit. SHBA dhe Britania e Madhe kanë vendosur për sanksione të reja, ashtu si edhe BE-ja, e cila po përgatitet të nisë një paketë të dhjetë masash kufizuese kundër katër personave dhe gjashtë subjekteve përgjegjëse për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në Iran.

mahsa amini iran


Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim