LIVE UPDATES
Bota

Një rast i motivuar politikisht? Gjykata në Baku e dënon me 9 vite burgim një gazetar

Gjykata për Krime të Rënda në Baku i shpalli fajtor Mehralizaden dhe gjashtë gazetarë të tjerë të premten. Të gjitha ata i mohuan akuzat.

20 Qershor 2025, 17:43 Nga M.B
Një rast i motivuar politikisht? Gjykata në Baku e dënon me 9
Farid Mehralizada

BAKU- Një gjykatë në Azerbajxhan e ka dënuar gazetarin dhe ekonomistin, Farid Mehralizada, me nëntë vjet burgim për akuza që ai thotë se lidhen drejtpërdrejt me raportimin e tij kritik për Shërbimin azerbajxhanas të Radios Evropa e Lirë (REL), i njohur në vend si Azadliq Radiosu. Gjykata për Krime të Rënda në Baku i shpalli fajtor Mehralizaden dhe gjashtë gazetarë të tjerë të premten. Të gjitha ata i mohuan akuzat.

Në fjalën e tij përmbyllëse, Mehralizada tha se e kupton se "vendimi që do ta lexoni nuk do të jetë vendimi i gjyqtarëve, por i atyre që urdhëruan arrestimin tonë”.

“Nëse duan, mund të japin dënim të përjetshëm për ne, ose edhe ta ndryshojnë kodin penal, ta rikthejnë dënimin me vdekje dhe të na çojnë në ekzekutim. Sepse në vendet ku nuk respektohet shteti ligjor dhe pavarësia e gjyqësorit, proceset gjyqësore nuk janë gjë tjetër veçse një buzëqeshje e rreme nga qeveritë autoritare", shtoi ai.

Mehralizada u arrestua për herë të parë më 30 maj 2024, kur agjentët e sigurisë e sulmuan, i vunë një thes në kokë dhe i pëshpëritën në vesh: "Ju flisni shumë".

Më 1 qershor 2024, një gjykatë në Baku e vendosi në paraburgim duke e akuzuar për “komplot për të kontrabanduar valutë të huaj”, në lidhje me një rast që autoritetet azerbajxhanase kishin ngritur kundër medias Abzas.

Menjëherë pas arrestimit të tij, Abzas tha në një deklaratë se Mehralizada nuk kishte asnjë lidhje të drejtpërdrejtë me redaksinë dhe ishte një nga shumë ekspertët komentet e të cilëve publikoheshin në ueb-faqen e tyre. Themeluesi i Abzasit, Ulvi Hasanli, dhe kryeredaktorja e saj, Sevinj Abbasova (Vagifqizi), gjithashtu u dënuan me nga nëntë vjet burgim të premten.

Punonjësi i Abzas Mahammad Kekalov u dënua me shtatë vjet e gjashtë muaj burgim, ndërsa redaktori i Agjencisë së Informacionit Turan, Hafiz Babali, me nëntë vjet burgim. Gazetaret Nargiz Absalamova dhe Elnara Gasimova u dënuan me nga tetë vjet secila si pjesë e të njëjtit rast.

Gjatë gjyqit të tij, Mehralizada paraqiti me kujdes rrethanat e arrestimit si prova se çështja ishte e motivuar politikisht dhe si përgjigje ndaj “opinioneve të tij kritike për politikat sociale dhe ekonomike të zbatuara në Azerbajxhan”.

"Farid tashmë ka humbur shumë", tha në një deklaratë presidenti dhe drejtori ekzekutiv i REL-it, Steve Capus.

"U mbajt në mënyrë të padrejtë për më shumë se një vit, humbi momentin e lindjes së fëmijës së tij dhe tani pret drejtësinë e paarritshme. Mohimi i të drejtave themelore për këtë njeri është mizori e panevojshme. Në vend që të vazhdohet me këtë farsë, është koha që Farid të ribashkohet me familjen e tij."

Puna e Mehralizades theksonte se analizat e tij ekonomike kritikonin shpesh varësinë e Azerbajxhanit nga nafta dhe gazi dhe vinin në pikëpyetje statistikat zyrtare për papunësinë dhe varfërinë. Fillimisht ai u akuzua për kontrabandë, por më pas iu shtuan akuza të tjera si sipërmarrje e paligjshme, evazion fiskal, kontrabandë në grup dhe falsifikim dokumentesh.

Ai dhe përkrahësit e tij i kanë quajtur këto akuza të fabrikuara dhe provë shtesë se çështja ndaj tij nxitej nga forca politike. Prej kur e mori pushtetin pas vdekjes së paraardhësit dhe babait të tij, Heydar Aliyev, në vitin 2003, presidenti Ilham Aliyev është përballur me akuza për shtypje të mendimit ndryshe duke arrestuar gazetarë, figura të opozitës dhe aktivistë të shoqërisë civile.

Ky trend duket se është përshpejtuar kohët e fundit, pasi më shumë se 30 gazetarë dhe mbrojtës të të drejtave të njeriut janë arrestuar për akuza të ngjashme që institucionet ndërkombëtare i konsiderojnë të motivuara politikisht. Megjithatë, autoritetet azerbajxhanase mohojnë vazhdimisht këto përshkrime. Në rastin e Mehralizadas dhe të të tjerëve të arrestuar së fundmi, Qeveria ngul këmbë se arrestimet e tyre kanë të bëjnë me vepra të caktuara penale dhe jo me hakmarrje politike.

"Me pothuajse 20 gazetarë të tjerë që përballen me gjyq për akuza të ngjashme, komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë i qartë se nuk mund të ketë më 'punë si zakonisht' me Azerbajxhanin nëse ai burgos masivisht anëtarë të shtypit", tha Gulnoza Said, koordinatore për programin e Evropës dhe Azisë Qendrore në Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve, në një deklaratë para shpalljes së vendimit./ REL

farid mehralizada

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale