LIVE UPDATES
Bota

Një në pesë persona në Gjermani rrezikohet nga varfëria, kategoria më e prekur janë pensionistët

Një ndër pesë vetë në Gjermani është i rrezikuar nga varfëria. Sidomos të prekur janë pensionistët, të cilëve nuk u mjaftojnë pensionet.

21 Shtator 2024, 15:00 Nga r.ll
Një në pesë persona në Gjermani rrezikohet nga
foto ilustruese

GJERMANI- Inga, e cila nuk dëshiron të na thotë emrin e saj të plotë, po shkon për të ngrënë drekë falas në klubin Lichtblick në Mynih. 67-vjeçarja merr vetëm një pension të vogël dhe jeton nën kufirin e varfërisë.

"Duhet të bëj kujdes, kur shkoj për të blerë ushqime, sepse nuk më dalin paratë. Në fakt unë nuk ha më aq shumë, se kur nuk e ke më paranë, harron se si hahet p.sh. një patë apo peshk".

Një ndër pesë pensionistë në Gjermaniështë në gjendjen e Ingës. Ata janë të rrezikuar nga varfëria në pleqëri, sepse pensioni i tyre është më i ulët se 60% e të ardhurave mesatare gjermane. Më shumë se për ushqimin Inga gëzohet kur njeh gjatë drekës njerëz të rinj.

Gracka e varfërisë

Inga nuk e kishte menduar kurrë, se njëherë do të kishte nevojë për ndihmë nga një organizate jofitimprurëse për pensionistët e varfër. Ajo ka punuar gjatë si edukatore kopshti. Por një goditje e fatit ndryshoi gjithçka: në një aksident trafiku ajo u plagos rëndë, pa fajin e saj, dhe më pas nuk qe në gjendje të punojë. Kështu ra në grackën e varfërisë.

"Unë nuk rashë në varfëri, sepse nuk më pëlqente të punoja, por për shkak të një situate, për të cilën nuk jam aspak përgjegjëse. Dhe kështu vajti e gjithë jeta ime pastaj. Duke punuar herë pas here, duke mbijetuar, luftuar, punuar, mbijetuar, luftuar  Nuk njoh gjë tjetër." - tregon ajo.

Pensioni i saj prej 800 eurosh mjafton vetëm për të mbuluar qiranë dhe shpenzimet fikse. Për të blerë ushqimet, ajo punon privatisht si kujdestare në familje me fëmijë.

"Mjaft nuk mundem më. Dhe dua të thërras që ta marrë vesh bota. As ne gjermanët nuk e kemi mirë. Ju lutem, shikojeni këtë! Që flas kaq hapur, është sepse nuk mundem më. "Nuk mundem më. Dhe nuk jam e vetmja. që ndihem kështu. Miliona pensioniste dhe pensionistë janë në situatën time." - thotë Inga.

Gracka e vetëpunësimit

Edhe Uli duhet t'ia dalë me pak. Pas zbritjes së shpenzimeve fikse, pensionistit 72-vjeçar i mbeten rreth 300 euro në muaj. Për ta larguar mendjen nga shqetësimi për paratë, ai del shpesh shëtitje buzë një liqeni dhe mediton.

Uli jeton në një apartament të vogël me një dhomë në afërsi të Mynihut. Shtratin e ka në dhomën e ndenjes. Ai nuk mund të bëjë më shumë me pensionin e tij. Dikur ishte ndryshe. Uli ishte pionier i videotransmetimit digjital dhe kishte firmën e tij.

"Dikur fitoja deri në 10.000 marka në muaj. Jetoja në një shtëpi me 180 metra katrorë hapësirë ​​banimi dhe bëja një jetë të këndshme." - tregon Uli. Por shpejt firmat nisin t'i prodhojnë pjesët e tyre më lirë jashtë vendit dhe nga konkurrenca ai falimentoi dhe humbi gjithçka.

Kush është i vetëpunësuar nuk është i detyruar të paguajë kontribute në fondin ligjor të pensioneve në Gjermani. Sigurimi i pensionit është privat dhe vullnetar. Ka shumë vetë që u ndodh si Ulit, ata nuk paguajnë aspak apo një shumë tepër të vogël për pensionin e tyre dhe si rezultat në pleqëri përfundojnë në varfëri.

Problemi i përkujdesjes për të afërmit

Në rastin e Gisela Breuhaus nuk ishte as vetëpunësimi dhe as aksidenti. Ajo ka studjuar për administrim biznesi, por tani jeton në varfëri, sepse u kujdes për të atin njëmbëdhjetë vjet me radhë.

"Babai ishte gjithmonë pranë familjes dhe ka bërë gjithçka për familjen. Kjo ishte për mua edhe arsyeja, pse e ndjeva si të vetëkuptueshme, që të kujdesesha për prindërit e mi dhe nuk  e kam menduar kurrë dy herë një gjë të tillë." - tregon ajo.

Rasti i Giselës nuk është i vetmi. Një ndër pesë vetë që kujdesen për të afërmit në Gjermani, ka rrezik që në pleqëri të përfundojë në varfëri. Tek gratë shifra është një ndër katër, sepse gjatë periudhës kur përkujdesen për dikë, personat nuk derdhin asnjë kontribut në fondin e pensioneve, përveç një shume të vogël që u derdhet nga shteti.

Kjo bën që pensionet e tyre të jenë të ulta ulta. "Ato nuk mjaftojnë për të jetuar, prandaj shpesh familjarët dhe miqtë, që kujdesen për të moshuarit, jetojnë në pleqëri në varfëri." - tregon 75-vjeçarja që jeton sot në një apartament social në Bonn me dy mace, shoqërueset e saj më besnike. Pas shpenzimeve fikse asaj i mbeten 600 euro.

Si Gisela dhe Ulli janë mësuar të jetojnë me pak. Por ata shpresojnë për ndryshim dhe duan që politikanët t'i shpërndajnë paratë në mënyrë më të drejtë.

"Shpresoj se politika do të ofrojë drejtësi kompensuese, pra ata që kanë punuar dhe kani krijuar bazën e ekonomisë në Gjermani, tani të mund të pushojnë. Për momentin nuk më duket se është vërtet kështu. Përkundrazi hendeku po bëhet gjithnjë e më i madh”./DW

varferia ne gjermani pensionistet

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj