Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Vitia i ka përmendur 68 qytetarë të helmuar, ndërsa Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka thënë se shifra shkon në rreth 100.
KOSOVË- Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka thënë të shtunën se gjendja e të helmuarve një ditë më parë në Komunën e Malishevës është stabile. Të premten është raportuar për një rast helmimi në këtë komunë, por ende nuk dihet shkaku i saktë i sëmurjes së dhjetëra qytetarëve.
Vitia i ka përmendur 68 qytetarë të helmuar, ndërsa Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka thënë se shifra shkon në rreth 100.
Ministri Vitia ka thënë se 11 qytetarë janë të shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe nëntë tjerë janë në shtirë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.
“Inspektoratet dhe organet ligjzbatuese janë në terren dhe kanë marrë të gjitha të dhënat lidhur me rastin dhe burimin e shkakun e helmimit”, ka thënë Vitia përmes një postimi në Facebook.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha, i ka thënë të premten Radios Evropa e Lirë se helmimi dyshohet të jetë bërë me ushqim “në një biznes në Malishevë”.
Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Lamir Thaçi, ka thënë të shtunën në një konferencë për media se agjencia ka kryer inspektim të detajuar në biznesin e dyshuar.
“Gjendja e përgjithshme sanitare, higjienike ka qenë e nivelit jo të mirë. Ky vlerësim është bërë nga ekipi inspektues. E dyta, nuk kanë pasur libreza sanitare punonjësit e atij lokali, që sipas ligjit kërkohet t’i kenë. Nuk ka pasur të kryer dezinfektim, deratizim dhe dezinsektime, që përsëri është kriter. Po ashtu, aty janë gjetur disa produkte që ne i quajmë pa origjinë, nuk kanë pasur dokumentacion mbështetës për t’u ditur origjina e tyre. Ka pasur produkte që janë gatuar brenda asaj kuzhine, dhe këto të gjitha janë fakte që do t’i evidentojmë në proces dhe më pas organet tjera do t’i vlerësojnë”.
Ai ka thënë se do të rriten inspektimet në bizneset që përgatisin ushqime të shpejta, sepse aty regjistrohen rastet më të shpeshta të helmimit. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është përgjegjëse për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve, përmes sigurisë ushqimore, që Kosova synon ta ketë sipas standardeve të Bashkimit Evropian.
Marrë nga REL
foto e armatimeve të gjetura KOSOË - Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale përmes një komunikate të përbashkët ...
alicia kearns BRITANI- Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar sërish lidhur me sulmine 24 shtatorit në veri të Kosovës. Në...
Lloyd Austin dhe Benjamin Netanyahu SHBA- Shtetet e Bashkuara vazhdojnë përpjekjet diplomatike në përgjigje të krizës që...
muzeu i luvrit FRANCË- Franca është vënë në alarm pasi një burrë goditi me thikë për vdekje një m&e...
foto nga sulmi i autokolonës GAZA- Më herët u raportua se një kolonë automjete që po shkonte drejt jugut të Gazës &...
Hossein Amirabdollahian IRAN- Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian, i ka bërë thirrje Izraelit që t’i ndalë ...
Votuesit në Australi e kanë kundërshtuar të shtunën një propozim për ta ndryshuar kushtetutën e shtetit për t&rsq...
Mbledhja Samiti i Procesit të Berlinit, që do të zhvillohet në Tiranë në 16 tetor, është i dhjeti në serin&eum...
issam abdallah IZRAEL- Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë të shtunën se po shqyrtonin "incidentin" ku humbi jetën një...
ayman safadi JORDANI- Jordania ka thënë të shtunën se çdo veprim i Izraelit që rezulton me zhvendosje të palestinez&eu...