LIVE UPDATES
Bota

Nis seanca gjyqësore ndaj Donald Trump/ Ish-Presidenti i SHBA: Do mbroj emrin dhe reputacionin tim

Pjesëmarrja e tij në gjyq, që është bërë me dëshirën e tij, shihet si një zhvillim i rrallë, nisur nga praktikat që zoti Trump ka ndjekur në të shkuarën.

2 Tetor 2023, 17:15 Nga h.k
Nis seanca gjyqësore ndaj Donald Trump/ Ish-Presidenti i SHBA: Do mbroj
Donald Trump

NEW YORK-Ish-Presidenti Donald Trump po merr pjesë në procesin gjyqësor civil ndaj tij, që filloi sot në Nju Jork, në një kohë kur kontrolli i disa prej pronave më të rëndësishme të tij ndodhet në rrezik.

Pjesëmarrja e tij në gjyq, që është bërë me dëshirën e tij, shihet si një zhvillim i rrallë, nisur nga praktikat që zoti Trump ka ndjekur në të shkuarën. Gjakatësi i çështjes ka marrë tashmë një vendim lidhur me një prej akuzave kryesore të ngritura në padinë e Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut Letitia James. Ai e ka shpallur atë fajtor për mashtrim lidhur me praktikat e tij të biznesit.

“Do të shkoj në gjykatë nesër në mëngjes për të mbrojtur emrin dhe reputacionin tim”, shkruante zoti Trump të dielën në mbrëmje në platformën e tij sociale “Truth Social”.

Zoti Trump sulmoi Prokuroren e Përgjithshme të Nju Jorkut Letitia James, si dhe gjykatësin Arthur Engoron.

“E gjithë kjo çështje është një mashtrim”, shkruante zoti Trump. “Shihemi në gjykatë, të hënën në mëngjes”

Gjyqi shënon kulmin e një hetimi shumëvjeçar të kryer nga zyra e prokurores James, që e ka akuzuar zotin Trump dhe kompaninë e tij, se mashtrojnë me pasqyrat financiare të pronave të tij. Javën e kaluar, përpara se të niste gjyqi, gjykatësi Engoron mori vendim lidhur me akuzën kryesore të padisë. Ai tha se zoti Trump kishte mashtruar në mënyrë rutinore bankat, kompanitë e sigurimit e të tjerë, duke ekzagjeruar vlerën e pronave për të marrë kredi të reja.

Të hënën herët në mëngjes, zonja James përsëriti qëndrimin se zoti Trump për vite me radhë “ka fryrë e falsifikuar vlerën neto të pasurive të tij, me qëllimin për të pasuruar veten dhe për të mashtruar sistemin”.

“Javën e kaluar ne fituam themelet e çështjes sonë dhe dëshmuam se pasuria e tij neto e supozuar, ka qenë prej kohësh e bazuar në një mashtrim të jashtëzakonshëm”, shprehej zonja James nëpërmjet një deklarate, duke shtuar se ajo mezi priste që gjatë gjyqit “të dëshmonte shtrirjen e plotë të mashtrimit dhe akteve të paligjshme”, të kryera nga zotit Trump. Ish-presidenti republikan, një nga njerëzit e afër të tij, dy djemtë e tij më të mëdhenj, drejtuesit e Organizatës Trump, si dhe ish-avokati i tij i kthyer në një prej armiqve kryesorë, Michael Cohen, janë në mesin e dhjetëra dëshmitarëve të mundshëm.

Zoti Trump nuk pritet të dëshmojë për disa javë. Pjesmarrja e tij në gjykatë të hënën shënon një ndryshim të madh nga praktikat që ai ka ndjekur në të kaluarën.

Zoti Trump nuk shkoi në gjykatë, as si dëshmitar dhe as si spektator, kur kompania e tij dhe një nga drejtuesit më të lartë të saj, u dënuan për mashtrime me taksat vitin e kaluar. Ai nuk u paraqit as në procesin gjyqësor në fillim të këtij viti, në të cilin një juri e shpalli atë fajtor për abuzim seksual me shkrimtaren E. Jean Carroll.

Në disa mënyra, pjesmarrja e tij në këtë proces shihet si dëshmi e rrezikut që paraqet kjo çështje.

Prokurorja James, demokrate, ka kërkuar që zoti Trump të paguajë një gjobë prej 250 milionë dollarësh dhe që ai të mos lejohet të bëjë biznes në Nju Jork.

Vendimi i javës së kaluar i gjykatësit Engoron, nëse do të mbështetej edhe nga një gjykatë apeli, do të zhvendoste gjithashtu kontrollin e disa prej kompanive të tij, tek një administrator, i caktuar nga gjykata dhe mund ta detyronte atë të hiqte dorë nga pronat që ka në Nju Jork, si Trump Tower. Zoti Trump e quajti atë një “dënim me vdekje të korporatës” së tij.

“Bëhet fjalë për një gjykatës të çmendur, që urren Trump-in, e që po udhëheq këtë çështje të bazuar mbi një mashtrim dhe me një shpejtësi të paparë më parë”, shkruante zoti Trump në platformën e tij “Truth Social”.

Gjykatësi Engoron pritet të vendosë tashmë për gjashtë akuzat e tjera të ngritura në padinë e kryeprokurores James, përfshirë akuzat për konspiracion, falsifikim të të dhënave të biznesit, si dhe mashtrim të kompanive të sigurimit. Zyra e kryeprokurores James pretendon se zoti Trump ka ekzagjeruar pasurinë e tij me 3.6 miliardë dollarë. Po kështu sipas padisë zoti Trump ka pretenduar në mënyrë të rreme se apartamenti i tij në Trump Tower në Manhattan – ishte gati tre herë më i madh sesa sipërfaqja aktuale dhe vlente 327 milionë dollarë. Zonja James thotë se asnjë apartament në qytetin e Nju Jorkut nuk i është afruar ndonjëherë kësaj shifre. Zoti Trump e ka vlerësuar resortin e tij Mar-a-Lago deri në 739 milionë dollarë – rreth 10 herë më shumë sesa vlerësimi më i arsyeshëm i vlerës së tij, thotë zonja James. Shifra që kishte dhënë zoti Trump për pronën e tij private në Palm Beach të Floridës, bazohej në idenë se ajo mund të zhvillohej edhe për qëllime banimi. Por sipas zonjës James, kushtet me të cilat është blerë kjo pronë e ndalojnë një gjë të tillë.

Ish-Presidenti ka hedhur poshtë pohimet se ka bërë shkelje. Ai dhe avokatët e tij kanë thënë se askush nuk është dëmtuar nga ajo çka është paraqitur në pasqyrat financiare. Ai ka thënë gjithashtu se bankat nga të cilat ai ka marrë hua janë shlyer plotësisht, partnerët e biznesit kanë fituar para dhe kompania e tij ka lulëzuar gjithashtu. Padia e zonjës James duket se krijon jo pak shqetësime për zotin Trump, ndërsa ai po bën fushatë për kthimin në Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Ai është paditur katër herë që nga muaji mars, i akuzuar për komplot për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 që e nxirrte atë humbës, mbajtje të qëllimtë të dokumenteve sekrete si dhe falsifikim të të dhënave të biznesit, me qëllimin për të fshehur një marrëdhënie të dyshuar me një aktore filmash për të rritur. Gjyqi në Nju Jork mbi praktikat e biznesit të zotit Trump mund të zgjasë deri në dhjetor sipas gjykatësit Engoron./ Marrë nga VOA

gjyqi i donald trump

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit