LIVE UPDATES
Bota

Nikki Haley shpreson që qëndrimet për politikën e jashtme të rrisin shanset e saj për 2024

Zonja Haley po e vendos theksin tek dallimet mes saj dhe ish-presidentit Trump, kryesisht në çështjet e politikës së jashtme, dhe qëndrimit ndaj Ukrainës, duke thënë se detyra e saj është të shprehë bindjet e saj.

8 Shtator 2023, 18:16 Nga I.A
Nikki Haley shpreson që qëndrimet për politikën e jashtme
Nikki Haley

SHBA- Nikki Haley dallon nga pjesa më e madhe e kandidatëve republikanë për president përsa i takon politikës së jashtme, sidomos me qasjen më të fortë lidhur me Ukrainën. Ndërsa rivalët e saj po përqafojnë qëndrime izolacioniste që ata mendojnë se përputhen me prirjen e shumicës së votuesve republikanë, ish-ambasadorja amerikane në OKB shpreson që kontrasti në këtë drejtim sidomos me kandidatin kryesor, ish-presidentin Donald Trump, të jetë një avantazh për të.

Zonja Haley po e vendos theksin tek dallimet mes saj dhe ish-presidentit Trump, kryesisht në çështjet e politikës së jashtme, dhe qëndrimit ndaj Ukrainës, duke thënë se detyra e saj është të shprehë bindjet e saj.

Unë gjithmonë kam thënë të vërtetën time edhe kur është e vështirë. Dhe mendoj se njerëzit e kanë respektuar një gjë të tillë. Shumë vetë kanë ardhur pas debatit dhe më kanë thënë se janë dakord me mua dhe më kuptojnë, sepse unë jam bashkëshorte e një ushtaraku dhe gjëja e fundit që do të doja është që ai të shkojë në luftë. Ata e kuptojnë se nëse Rusia merr Ukrainën, më pas radha u vjen Polonisë dhe Balltikut që do të thoshte që ne jemi në luftë, sepse ato janë pjesë e NATO-s, kështuqë ata e kuptojnë se këtu kemi të bëjmë me parandalim të luftës”, tha ajo në një intervistë për agjencinë Reuters.

Ajo tha se është në favor të dyfishimit të dërgimit të armëve në Ukrainë. Qëndrimi i ish-ambasadores amerikanë OKB ndaj Ukrainës bie ndesh me pjesën më të madhe të përkrahësve të Partisë Republikane. Rreth 52% e republikanëve thanë në një sondazh të Reuters/Ipsos në korrik se kishin më pak gjasa të mbështesnin një kandidat që favorizon rritjen e ndihmës ushtarake për Ukrainën. Ky pozicion është gjithashtu në kontrast me ato të ish-presidentit Trump, guvernatorit të Floridës Ron DeSantis dhe ish-investitorit Vivek Ramaswamy, të gjithë kandidatë republikanë për zgjedhjet e vitit 2024.

Zonja Haley thotë se një nga arsyet se pse është e rëndësishme fitorja në Ukrainë, është fakti që Kina po sheh me vëmendje.

Nëse Ukraina fiton, kjo do t’i dërgonte mesazhin më të fuqishëm Kinës që të mos hyjë në Tajvan. E vetmja gjë nga e cila Rusia dhe Kina kishin frikë kur isha në Kombet e Bashkuara, ishte një ushtri e fortë. Ne duhet ta kemi ushtrinë tonë aq të fortë sa atyre të mos t’u shkojë kurrë mendja që ta prekin atë. Ne duhet t'i bëjmë të ditur Kinës se do të përballej me pasoja të rënda nëse prek Tajvanin”, tha ajo.

Zonja Haley është në favor të dërgimit të forcave speciale në Meksikë për të zhdukur kartelet e drogës.

Është njësoj siç vepruam me ISIS-in, siç bëjmë me terroristët. Që fokusohemi tek njësi të veçanta, në këtë rast, aty ku karteli bën prodhimin e fentanilit, shkojmë atje dhe i asgjësojmë. Kjo do të thotë që të bënim operacione speciale dhe jo të angazhonim një forcë ushtarake të qëndrueshme”.

Vëmendja e votuesve republikanë ndaj kandidaturës së zonjës Haley është shtuar pas debatit të parë republikan në gusht, ku ajo foli me forcë për rëndësinë e përballjes me Rusinë dhe Kinën. Mbështetja e saj është dyfishuar që atëherë, sipas mesatareve të sondazheve, por ende mbetet në rreth 7%.

E pyetur nëse do të votonte për zotin Trump nëse ai bëhej kandidati republikan presidencial, zonja Haley tha se beson se populli amerikan do të votojë për personin e duhur.

Unë mendoj se do të jem unë. Unë nuk mendoj se ata do të votojnë për dikë që është dënuar për një krim të rëndë. Pra, le të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Qëndrimet e saj të forta për politikën e jashtme janë një bast strategjik i fushatës së saj, që synon ta përmbysë prirjen e përgjithshme se politika e jashtme nuk ndikon tek votuesit amerikanë. Këshilltarët e zonjës Haley argumentojnë se ata republikanë që janë më pak në favor të ndihmës ushtarake për Ukrainën, kanë më shumë gjasa të jenë mbështetës të zotit Trump, kështu që përpjekja për t’i bërë ata për vete, nuk është një taktikë e shëndoshë. Mbetet për t’u parë nëse kjo strategji për të tërhequr ata republikanë që mendojnë ndryshe, do të ndikojë pozitivisht tek shanset e saj.

Marrë nga VOA

nikki haley zgjedhjet ne shba 2024

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj