28 Qershor 2025, 14:14
Nga r.ll
viktima
PERU- Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Peru, ku trupi i një 19-vjeçareje e cila ishte raportuar e humbur u gjet i copëtuar pranë një impianti për trajtimin e ujit në Lima.
Trupi i Tik Tok-eres, Fabiola Alejandra Caicedo Pina u gjet i copëtuar në qese jashtë impiantit La Atarjea nga punëtorët, sipas mediave të huaja. Policia arriti ta identifikonte Caicedon nëpërmjet tatuazheve të saj dalluese. Shkaku i vdekjes së saj mbetet mister, por autoritetet dyshojnë se viktima është mbytur përpara se t'i copëtonin trupin.
Sipas policisë, ekzistojnë dy skenarë mbizotërues për vrasjen e Caicedo-s. E para është se vajza e re ishte e përfshirë në trafikimin e qenieve njerëzore në Peru. Në javët e fundit, ka pasur disa incidente të grave të reja të gjetura të vdekura në zonën e Limës ose në lumin Rímac, disa prej tyre të gjetura brenda valixheve.
Skenari i dytë lidhet me mundësinë që Caicedo të jetë vrarë në shenjë hakmarrjeje për vdekjen e ish-të dashurit të saj , i cili vdiq në vitin 2022 në rrethana misterioze. Në vitin 2022, Caicedo u largua nga atdheu i saj, Venezuela, me të dashurin e saj, Mayner Yoffrey Giménez Castrillo, i cili ishte 21 vjet më i madh se ajo. Castrillo vdiq disa muaj pasi të dy u zhvendosën së bashku në Lima, duke e bërë familjen e tij të dyshonte për vajzën ai autore për vdekjen e tij. Policia fillimisht besonte se Castrillo u rrah për vdekje, por tani dyshimet janë se ai ka kryer vetëvrasje.
Policia dyshon se natën para se të vdiste Caicedo, ajo u tërhoq zvarrë nga një festë dhe djegiet nga cigaret në këmbët e saj sugjerojnë se është torturuar. Besohet se trupi i saj është hedhur në lumin Rímac, ku më vonë përfundoi në një impiant për trajtimin e ujit. Detektivët ende po shqyrtojnë pamjet e kamerave të sigurisë dhe po intervistojnë njerëz që e njihnin. Deri më tani, nuk janë bërë arrestime dhe nuk ka asnjë person të dyshuar për vrasjen e Caicedos.
vrasje ne peru
Bota
28 Qershor 2025, 14:13
r.ll
foto ilustruese
GAZË- Të paktën 34 persona janë vrarë në Gazë si pasojë e sulmeve izraelite, kanë bër&eum...
Bota
28 Qershor 2025, 13:09
droga e kapur
BRITANI E MADHE- Një sasi kokaine me vlerë gati 100 milionë paund është sekuestruar në një port të Br...
Bota
28 Qershor 2025, 12:39
r.ll
grate ne afganistan
AFGANISTAN- Që nga rikthimi i talibanëve në pushtet gati katër vjet më parë, shumica e grave i kanë ...
Bota
28 Qershor 2025, 10:49
r.ll
pamje nga funeralet
IRAN- Mijëra njerëz kanë mbushur rrugët e qendrës së Teheranit ditën e sotme për funeralin e kr...
Bota
28 Qershor 2025, 09:40
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, arriti një fitore para Gjykatës së Lartë në mosmarrëveshj...
Bota
28 Qershor 2025, 09:01
r.ll
donald trump dhe xi jinping
SHBA- Sipas informacioneve të të dyja palëve, Kina dhe SHBA kanë rënë dakord ...
Bota
28 Qershor 2025, 08:31
r.ll
foto ilustruese
GJERMANI- Një djalë 7-vjeçar dhe një vajzë 8-vjeçare, të cilët ishin zhdukur që nga viti 2...
Bota
28 Qershor 2025, 08:16
r.ll
aksidenti
EGJIPT- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në veri të Egjiptit të premten duke lënë të...
Bota
28 Qershor 2025, 08:11
r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Familjarët e pengjeve izraelite do të protestojnë në Tel Aviv të shtunën për të kërkua...
Bota
28 Qershor 2025, 08:07
r.ll
friedrich merz
GJERMANI- Rrugë të vjetëruara, ura që kanë nevojë për rivitalizim, ndërtime shkollash, trena të...