LIVE UPDATES
Bota

Nevenka Tromp: Serbia ka filluar një rrugë tjetër për të destabilizuar Kosovën

Duke komentuar zhvillimet në veri të vendit, ku serbët kanë vendosur barrikada, Tromp thekson se Serbia do të provojë të keqpërdorë çdo situatë politike që të përfitojë nga veriu i Kosovës.

18 Dhjetor 2022, 16:13 Nga I.A
Nevenka Tromp: Serbia ka filluar një rrugë tjetër për
Nevenka Tromp

KOSOVË- Nevenka Tromp, ligjëruese e Studimeve për Evropën Lindore në Universitetin e Amsterdamit ka deklaruar se Serbia ka filluar një rrugë tjetër paralele për të destabilizuar Kosovën dhe për të krijuar më shumë kaos. Tromp thotë se Serbia asnjëherë nuk ka hequr dorë nga territori i Kosovës.

Duke komentuar zhvillimet në veri të vendit, ku serbët kanë vendosur barrikada, Tromp thekson se Serbia do të provojë të keqpërdorë çdo situatë politike që të përfitojë nga veriu i Kosovës.

“Serbia tani ka filluar një rrugë tjetër paralele për të destabilizuar Kosovën dhe për të krijuar më shumë kaos në atë mënyrë që puna e vështirë që është bërë prej më shumë se 10 vjetësh, që nga viti 2008 e tutje, të përmbyset. Dhe ajo për të cilën po flas është fakti që serbët e Kosovës shkonin në zgjedhje në të kaluarën, serbët e Kosovës morën pjesë në pushtetin ekzekutiv, dhe tani puna shumë e vështirë që është bërë deri tani është sfiduar dhe mund të zhbëhet, dhe gjithçka që tani po ndodh thjesht destabilizon arritjet e Kosovës që nga viti 2008, dhe fatkeqësisht fakti që gjykata (Speciale) ka nxjerrë aktgjykimin e saj të parë dhe fakti që pala kosovare shqiptare ka bashkëpunuar me gjykatën dhe po e mbështet akoma, pavarësisht mangësive të saj, nuk mundet, absolutisht nuk mundet të kompensojë shumë çështje të hapura politike që Serbia çdo herë shtron në tavolinë sepse Serbia kurrë nuk ka hequr dorë nga territori i Kosovës, dhe Serbia të paktën do të përpiqet të përdorë dhe abuzojë çdo situatë politike për të kërkuar që së paku veriu i Kosovës dhe Asociacioni i komuniteteve serbe të jenë realisht të bashkuar me pronat serbe”, thotë Tromp.

Ekspertja e çështjeve të Ballkanit, pohon se Kosova duhet të ekzistojë në kufijtë aktual shtetërorë që posedon.

“Ne jemi në këtë udhëkryq shumë të rëndësishëm, dhe është e vështirë të shihet se pas vitit 2008, një periudhë e njëfarë shprese për stabilizim, tani jemi kthyer për të luftuar gjërat themelore. A mund të ekzistojë Kosova në kufijtë e saj aktualë shtetërorë? Përgjigja padyshim është se mundet dhe duhet të ekzistojë, por destabilizimi dhe krijimi i paqëndrueshmërisë së përhershme do ta bëjë rimëkëmbjen e Kosovës dhe rrugës së Kosovës drejt BE-së më shumë më të vështirë seç duhet të ishte normalisht”, shton ajo.

Hulumtuesja e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavi, thotë se politikanët kosovarë që kanë mbështetur krijimin e Gjykatës Speciale e kanë bërë këtë në mënyrë që Serbia të mos ketë argumente kundër Kosovës. 

Por, sipas saj, Serbia e ka braktisur rrugën e përgjegjësisë.

“Një nga argumentet për të formuar Dhomat e Specializuara të Kosovës, para vitit 2015, ishte se krijimi i një strukture të tillë ligjore që do të merrej edhe me krimet e kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në fakt duhet të jetë element i rëndësishëm në këtë rrugë të qetësimit të Serbisë në një fazë të caktuar duke e njohur statusin e Kosovës si shtet i pavarur, dhe mendoj se shumë nga politikanët tuaj që lobonin në kuvendin e Kosovës për konstituimin e kësaj gjykate, të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Mbretërinë e Holandës, e kishin këtë qëllim politik në mendje. ‘Ne do të bëjmë gjithçka që komuniteti ndërkombëtar kërkon nga ne sepse duam të tregojmë se i përkasim botës civilizuese të demokracive të zhvilluar dhe llogaridhënies, dhe drejtësia është pjesë e saj’. Dhe ata e bënë këtë sepse donin që Serbia në një moment të caktuar të mos kishte më argumente, që të mos thoshte më ‘por Kosova nuk e bën këtë, Kosova nuk e bëri atë’. Megjithatë, gjykata është themeluar, aktakuzat e para janë ngritur, por Serbia tashmë ka braktisur plotësisht këtë rrugë të përgjegjësisë. Serbisë i mjafton tani që disa liderë të shquar të UÇK-së janë të arrestuar në Hagë në pritje të gjykimit”, thotë ajo.

Gjykata Speciale të premten ka shpallur aktgjykimin e parë për pretendimet për krime lufte dhe ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa u dënua më 26 vjet burgim.

“Ka shumë probleme në këtë përmbledhje të gjykimit, dhe përsëri duhet të shohim se çfarë do të ndodhë më pas, por para së gjithash mendoj se çfarë tregon ky gjykim, gjykimi i Salih Mustafës, apo çfarë përmbledhja e këtij gjykimi i tregon botës është se ata përsëri thonë: ‘shikoni, të gjashtë viktimat në gjyqin e Salih Mustafës janë shqiptarë të Kosovës, ata që ishin parashikuar të ishin tradhtarë apo bashkëpunëtorë, dhe deri më tani nuk ka viktima serbe’, pra ata në mes të rreshtave pothuajse thonë se është në rregull, së është në të vërtetë gjykata kundër autorëve të dyshuar shqiptarë të Kosovës për vuajtjet e viktimave të shqiptarëve të Kosovës të ashtuquajturit autorë të krimit”, thotë ajo.

Ajo përmend disa nga problemet që sipas saj e kanë përcjellë këtë rast.

 “Dhe një nga shqetësimet me të mëdha që kam kur lexoj aktakuzën e Salih Mustafës, apo një aktakuzë të një nga të paditurve të tjerë, 5 prej të cilëve janë ende atje duke pritur për gjykim, është se nëse e lexon njërën nga aktakuzat dhe një gjykim përmbledhës nuk e ke idenë se për çfarë lloj konflikti bëhet fjalë, aty nuk ka kontekstualizim. Pse kishte nevojë për qendrën e paraburgimit të improvizuar në këtë zonë, në zonën e Zllashit, sepse papritmas ata po dërgonin forca serbe dhe ata u desh të braktisin qendrën e paraburgimit dhe lanë pas një nga të arrestuarit e plagosur, por nuk e kuptojnë se në çfarë lloj rrethanash kjo po ndodhte, dhe mendoj se do të përsëritet në mënyrën e paraqitur tani gjatë gjykimit dhe në gjykim, do të na mohohet thjesht të kuptojmë peshën e luftës shumë më të madhe dhe krimeve shumë më të mëdha që ndodhin në të njëjtën kohë, dhe ishte një kontekst i forcave serbe, forcave të policisë ushtarake që ishin të zëna që nga 24 marsi për të kryer një fushatë të madhe gjithëpërfshirëse ushtarake për të dëbuar sa më shumë shqiptarë të Kosovës nga Kosova, për ta mbajtur Kosovën nën kontroll, asnjë edhe një fjalë kontekstualizimi të luftës nuk mund ta lexonim në aktakuzë apo në prova apo në aktgjykimin përmbledhës. Kjo mendoj se është një mangësi e madhe dhe nuk duhet të funksionojë kështu ligji”, thotë Tromp.

Edhe në seancën e shpalljes të aktgjykimit, trupi gjykues tha se gjykata nuk është kundër UÇK-së.

Kryegjykatësja Mappie Veldt Foglia tha se gjykata është krijuar nga populli i Kosovës, përmes institucionit të Kuvendit.

“Nëse e lexon gjykimin përmbledhës, kryetari i trupit gjykues duhej të përdorte dy-tre paragrafë për t’i vërtetuar dhe thënë botës se cila është ligjshmëria e legjitimitetit të gjykatës, pra në thelb ajo që ata thonë është ‘Ne jemi gjykata që ju populli i Kosovës e keni dashur dhe e keni bërë këtë gjykatë për parlamentin tuaj, dhe për shkak se ju e dëshironit ne po e bëjmë këtë për ju, ne jemi gjykata juaj’, dhe pastaj ata thonë ‘ne nuk jemi këtu për të gjykuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, UÇK-në, ne nuk jemi këtu për të gjykuar popullin e Kosovës, sepse ne do të përqendrohemi vetëm në individë’ dhe pastaj për çfarëdo gjykimi, ata thonë ‘kishim probleme të mëdha sepse dëshmitarët ishin problematikë, sepse merrnin kërcënime gjatë gjithë kohës’, pra, që në fillim gjyqtarët dhe gjykata gjejnë të gjitha arsyet për ta mbuluar/arsyetuar veten e tyre dhe për të shpjeguar se ‘në fakt, është në rregull që ne jemi këtu, ndoshta do t’ju zhgënjejmë, por ne kemi bazë të mirë’. Gjykata nuk duhet të arsyetojë veten, gjykata duhet të veprojë si autoritet ligjor dhe të merret vetëm me çështjet që ka përpara, dhe çështja kryesore para çdo gjykate dhe gjyqtari është i pandehuri, personi më i rëndësishëm në të gjithë këtë gjykim duhet të jetë z. Mustafa, sepse është jeta e tij që është në rrezik, të drejtat e tij dhe drejtësia e gjykimit të tij me të cilat duhet të merren më së shumti gjyqtarët, dhe jo të merren me imazhin e tyre publik që ata do ta shfaqin duke e ditur që në fakt që numri i viteve të burgut për z. Mustafa në fund mund të përballet me një kritikë të madhe në Kosovë. Pra, kjo gjykatë dhe këta gjyqtarë janë shumë të zënë me veten e tyre, me imazhin e gjykatës, dhe kjo e largon vëmendjen e tyre nga i pandehuri”, thotë Tromp.  

nevenka tromp tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll
Bota 18 Dhjetor 2022, 14:59 k.m.

Dendias shkon në Serbi të hënën

Nikos Dendias ATHINË- Ministri i Jashtëm Nikos Dendias do të ketë një takim privat me homologun e tij ser , Ivica Dasiç, gj...

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më