LIVE UPDATES
Bota

Netanyahu shmang përgjegjësinë për dështimin për të parandaluar sulmin e Hamasit

Kur qindra militantë të armatosur të Hamasit thyen sistemin e sigurisë të Izraelit dhe sulmuan vendbanimet izraelite, forcat e sigurisë së Izraelit u zunë në befasi.

2 Nëntor 2023, 20:47 Nga h.k
Netanyahu shmang përgjegjësinë për dështimin për
Netanyahu

IZRAEL-Pas sulmit të tmerrshëm, që shënoi ditën më të përgjakshme në historinë 75 vjeçare të shtetit të Izraelit, zoti Netanyahu vazhdimisht ka shmangur përgjegjësinë. Ai ka fajësuar të tjerët dhe kritikët thonë se kjo dëshmon se ai është një udhëheqës i preokupuar më shumë për mbijetesën e tij politike, sesa për të udhëhequr dhe ngushëlluar një popull të traumatizuar.

Netanyahu po bën një bejetë personale për të mbijetuar dhe kjo për të ka më shumë përparësi se lufta e Izraelit kundër Hamasit”, tha gazetari dhe autori i biografisë së zotit Netanyahu, Ashnel Pfeffer. “Si pjesë të kësaj beteje, ai është i gatshëm t’i dëmtojë ata që po udhëheqin aktualisht ushtrinë dhe shërbimet e zbulimit të Izraelit”.

Kur qindra militantë të armatosur të Hamasit thyen sistemin e sigurisë të Izraelit dhe sulmuan vendbanimet izraelite, forcat e sigurisë së Izraelit u zunë në befasi. Rreth 1,400 njerëz u vranë para se ushtarët të mbërrinin në vendin e ngjarjes. Lufta ka lënë mbi 9,000 palestinezë të vrarë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë, dhe ka shkatërruar shumë pjesë të Gazës.

Sulmi ka shembur edhe besimin e gjerë që kishte ushtria, shërbimet e zbulimit dhe udhëheqësit politik, se Hamasi nuk ishte i interesuar për një konflikt të ri dhe se fuqia ushtarake e Izraelit mund ta parandalonte grupin militant.

Udhëheqësit kryesorë të sigurisë në Izrael, përfshirë shefin e shtabit, ministrin e mbrojtjes dhe kreun e agjencisë së brendshme të zbulimit të njohur si “Shin Bet”, morën përgjegjësi për gabimin trashanik disa ditë pas sulmit.

Megjithatë, zoti Netanyahu nuk ka marrë përgjegjësi për gabimet që çuan deri tek sulmi i përgjakshëm, pavarësisht faktit se ka shërbyer si kryeministër, në 13 nga 14 vitet e fundit. Ai thotë se ka kohë për hetime pas luftës.

Ky dështim do të hetohet. Të gjithë do të duhet të përgjigjen, sikurse edhe unë”, deklaroi zoti Netanyahu dy javë pas sulmit. Por ai ka hedhur poshtë kritikat dhe ka kundërshtuar thirrjet për dorëheqje.
E vetmja gjë që synoj të largoj është Hamasi. Do ta hedhim atë në koshin e historisë”, u tha ai gazetarëve javën e kaluar. “Kjo është përgjegjësia ime”, shtoi ai.

Zoti Netanyahu, një figurë polarizuese në Izrael, po kritikohet edhe për mënyrën se si po i kundërpërgjigjet krizës.

Ai akuzohet se ka dështuar të unifikojë vendin përmes ndonjë fjalimi shpresëdhënës apo ndonjë gjesti të ngjashëm. Shumë izraelitë kanë marrë si shembull qëndrimin e Presidentit amerikan Joe Biden, që vizitoi Izraelin në ditët e para pas sulmit, duke thënë se e përmbushi më mirë atë rol.

Zoti Netanyahu është kritikuar se i ka vizituar vonë familjet e mbi 240 pengjeve që besohet se janë rrëmbyer nga Hamasi, shumica e të cilëve me prirje liberale, që nuk votojnë për zotin Netanyahu. Ekonomia po del nga kontrolli dhe izraelitët po ankohen për ndërhyrjen e ngadalshme të qeverisë për t’u dalë në ndihmë 250,000 izraelitëve të zhvendosur.

Por kritika më e madhe i erdhi gjatë fundjavës nga Benny Gantz, partneri i koalicionit, pasi zoti Netanyahu fajësoi drejtuesit e sektorit të sigurisë përmes rrjeteve sociale, se nuk e kishin paralajmëruar për qëllimet e Hamasit dhe se e kishin këshilluar që grupi militant ishte parandaluar.

Gjatë luftës, udhëheqësit duhet të veprojnë me përgjegjësi”, tha zoti Gantz në një postim në platformën X.
Kryeministri Netanyahu e tërhoqi deklaratën dhe më vonë kërkoi falje.

Por kritikët thonë se dëmi u shkaktua. Hulumtuesi Idit Shafran Gittleman në Institutin për Studime mbi Sigurinë Kombëtare tha se komenti i kryeministrit Netanyahu në rrjetet sociale erdhi në kohën kur besimi në shërbimet izraelite të sigurisë gjendet në pikën më të ulët.

Është e dëmshme për udhëheqësit e sektorit të sigurisë dhe gjithashtu dëmton besimin e ushtarëve në terren”, të cilët e shohin kryeministrit e tyre të përqendruar në gjëra të tjera dhe jo tek fitorja.

Përplasjet e kryeministrit Netanyahu me udhëheqësit e sektorit të sigurisë nuk janë risi dhe ato datojnë që kur filluan tensionet rreth reformës së kontestuar të drejtësisë në Izrael.

Aleatët e zotit Netanyahu dhe baza e tij elektorale thonë se ai po kritikohet padrejtësisht nga të njëjtat personalitete në media dhe në publik që e kanë kundërshtuar për një kohë të gjatë.

Ose duhet të presim një hetim që do të përcaktojë fajin dhe të përqendrohemi në fitoren ndaj Hamasit ose të fillojmë ta fajësojmë njëri-tjetrin, por edhe Netanyahu ka të drejtë të përgjigjet”, shkruante gazetari Shimon Riklin, qe njihet për afërsinë e tij me zotin Netanyahu.

Anketat tregojnë se përkrahja për partinë politike Likud të Netanyahut ka pësuar rënie, ndërkohë që publiku e konsideron atë shumë më pak të përshtatshëm për të qeverisur se kundërshtarin e tij kryesor zotin Gantz. Po të mbahen zgjedhjet sot, koalicioni i zotit Netanyahu nuk do ta kishte as për së afërmi përkrahjen që i duhet për të qeverisur.

Ish gjenerali ushtarak Noam Tibon, i cili kishte kritikuar reformën e gjyqësorit dhe që shpëtoi djalin dhe familjen e tij nga sulmi i Hamasit, tha se vendit i duhet unitet për ta fituar luftën, por akuzoi zotin Netanyahu se po mbillte ndasi.

Çdo izraelit duhet të pyesë veten: “A beson se Netanyahu mund ta çojë Izraelin drejt fitores në këtë luftë?/Marre nga VOA

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim