LIVE UPDATES
Bota

Nesër zgjedhjet paraprake, votuesit në Nju Hempshër në SHBA mund të kenë rezultat befasues

Interesi mbi zgjedhjet në këtë shtet të vogël në verilindje të Shteteve të Bashkuara është shtuar pasi largimit të gara të guvernatorit të Floridës, Ron DeSantis, duke e kthyer garën mes republikanëve, në një përballje mes dy kandidatëve.

22 Janar 2024, 21:35 Nga r.ll
Nesër zgjedhjet paraprake, votuesit në Nju Hempshër në SHBA
foto ilustruese

SHBA- Gara paraprake në kuadër të zgjedhjeve presidenciale amerikane do të zhvendoset të martën në shtetin Nju Hempshër.

Interesi mbi zgjedhjet në këtë shtet të vogël në verilindje të Shteteve të Bashkuara është shtuar pasi largimit të gara të guvernatorit të Floridës, Ron DeSantis, duke e kthyer garën mes republikanëve, në një përballje mes dy kandidatëve.

Korrespodentja e Zërit të Amerikës, Carolyn Presutti, njofton nga Nju Hempshëri, se si ky shtet, që i njeh vetes meritën se është i pavarur dhe del jashtë rregullave, mund të ofrojë shumë të papritura.

Që një kandidat t’i jepte fund fushatës presidenciale disa orë para garës paraprake, nuk ishte diçka që pritej. Por, ja që, ky është shteti i pazakontë i Nju Hempshërit.

Nga pala tjetër, Komiteti Kombëtar i Demokratëve vendosi që zgjedhjet paraprake të fillojnë me Karolinën e Jugut në shkurt dhe jo Nju Hempshërin, shtet nga ku historikisht kanë nisur garat e këtij lloji. Karolina e Jugut njihet për larmishmërinë e elektoratit.

“Njerëzit kanë thënë se do ta anashkalojnë këtë gjë dhe do të mbështesin Joe Bidenin sepse të gjithë e dimë se republikanët do të emërojnë Donald Trumpin dhe gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë për të shpëtuar demokracinë është që të ndalim Donald Trumpin,” shprehet Kathy Sullivan, ish kryetare e degës së Partisë Demokrate në Nju Hempshër.

Të zemëruar, zyrtarët e partisë demokrate të shtetit të Nju Hempshërit, vendosën t’i mbajnë zgjedhjet gjithësesi. Ndërkohë mbështetësit e Presidentit Joe Biden, filluan një fushatë, përmes së cilës, e shtonin vetë, emrin e tij në fletët e votimit, duke i dhënë përkrahje për garën.

Ray Buckley, i cili drejton tani degën e Partisë Demokrate në Nju Hempshër, nuk do të votojë të martën Presidentin Biden.

“Që kur jam zgjedhur në këtë detyrë, sa herë kam votuar, kam shkruar emrin e ish presidentit Jimmy Carter, për të dëshmuar se jam tërësisht i paanshëm”, shprehet Ray Buckley,kryetar i degës së Partisë Demokrate në Nju Hempshër.

Nga pala republikane, merr jetë një tjetër lloj drame. Në një mot me erë të fortë dhe me temperaturë deri minus 10 gradë Celcius, njerëzit presin në radhë, 4 orë para se të fillojë tubimi i ish presidentit Donald Trump.

“E duam Trumpin, ai lufton për ne”, shprehet Derek Levine, votues në Nju Hempshër.

“Sa luftëra kishim kur ai ishte President? Të gjithë ishin të lumtur, të gjithë po fitonim para”, shprehet Dee Boisvert, një tjetër votues.

Ish Presidenti Donald Trump po tërheq mbështetës në tubimet e tij dhe anketimet tregojnë se në mesin e votuesve në Nju Hempshër përkrahja për të është mbi 50 për qind. Sipas një anketimi të gazetës “Boston Globe”, ish ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley përkrahet nga rreth 35 për qind e të anketuarve.

“Ajo duhet të më bind që ta votoj, jam mendjehapur dhe po pres çfarë do të thotë”, shprehet votuesja Denise Montminy.

Si Denise Montminy, e cila pret në radhë për të dëgjuar zonjën Haley, ka shumë votues të tjetrë të pavarur, ose demokratë, të cilët të martën, mund të votojnë për një kandidat republikan.

“Dëshiroj që prej saj të dëgjoj një retorikë më pak luftë-nxitëse lidhur me Ukrainën dhe konfliktin izraelito-palestinez”, shprehet Isaac Geer, votues i pavarur.

Analistët thonë se republikanët e Nju Hempshërit, të cilët janë të interesuar për taksa të ulëta dhe një administratë shtetërore të vogël, mund të jenë shansi i fundit i zonjës Haley për ta ndalur ish presidentin Trump.

“Nëse nuk arrin sukses në një shtet si ky, atëherë mendoj se duhet pyetur, cili është hapi i radhës? Cili është shteti ku ajo ka një mundësi të fitojë ndaj zotit Trump, dhe lista e shteteve ku mund të ndodhë një gjë e tillë është shumë, shumë e vogël”, shprehet Chris Galdieri, nga Kolegji St. Anselm

Për të kuptuar nëse votuesit e Nju Hempshër do të befasojnë, duhet pritur mbrëmja e së martës./VOA

zgjedhjet ne shba

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit