LIVE UPDATES
Bota

Në kërkim të një shtëpie për personat me aftësi të kufizuara

Të gjithë personat e braktisur e me aftësi të kufizuara kanë qenë të mitur në periudhën e vendosjes në këtë shtëpi. Ata janë sjellë në këtë ambient nga Instituti Special i Shtimes. Të nëntë personat pa përkujdesje prindërore dhe të braktisur që jetojnë aty, tashmë janë të moshës madhore.

13 Gusht 2023, 17:44 Nga k.m.
Në kërkim të një shtëpie për personat me
Foto ilustruese

9 persona me aftësi të kufizuara, mbi moshën 18-vjeçare, jetojnë në Shtëpinë për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara Mendore, në qytetin e Shtimes, në pjesën qendrore të Kosovës. Ata kanë mbetur të strehuar në këtë institucion, në pamundësi të bashkimit familjar apo të adoptimit, thonë nga Ministria e Drejtësisë. Kjo shtëpi është ndërtuar në vitin 2002, për fëmijët me aftësi të kufizuara nga e gjithë Kosova, nga 0 deri 18 vjeç, të cilët janë braktisur apo nuk kanë kujdes prindëror.

Të gjithë personat e braktisur e me aftësi të kufizuara kanë qenë të mitur në periudhën e vendosjes në këtë shtëpi. Ata janë sjellë në këtë ambient nga Instituti Special i Shtimes. Të nëntë personat pa përkujdesje prindërore dhe të braktisur që jetojnë aty, tashmë janë të moshës madhore.

Në mbarë Kosovën janë tetë fëmijë me nevoja të veçanta, që janë braktisur apo nuk kanë kujdes prindëror, por që janë të vendosur në familje strehuese. Fëmija pa përkujdesje prindërore, sipas ligjit, nënkupton fëmijën, prindërit e të cilit nuk janë gjallë, ose janë të panjohur, të zhdukur, apo për çfarëdo arsye, në mënyrë të përkohshme ose të përhershme, nuk i kryejnë detyrat e tyre prindërore ose kujdesin prindëror. 

Avokati i Popullit në Kosovë, në raportin vjetor për vitin 2022, u ka rekomanduar autoriteteve që të gjendet një zgjidhje për personat që vazhdojnë të jenë të strehuar në Shtëpinë për Fëmijët në Shtime, e të cilët kanë arritur moshën madhore, në mënyrë që të lirohen hapësirat për fëmijët në nevojë. Problemi nuk është zgjidhur, thuhet në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë nga zyrtarë të këtij institucioni. Ata thonë se në këtë shtëpi nuk ka vend për akomodimin e fëmijëve me çrregullime mendore dhe me nevoja të veçanta.

Zgjidhja, sipas Avokatit të Popullit, është rritja e kapaciteteve në shtëpitë me bazë në komunitet, në mënyrë që të zhvendosen personat që kanë arritur moshën madhore.

Deri më tash, nuk është caktuar ndonjë institucion, shtëpi apo qendër tjetër. Qendrat për Punë Sociale nuk kanë arritur të sigurojnë bashkimin familjar apo adoptimin e këtyre personave me aftësi të kufizuara, për shkak të gjendjes së tyre.

Prandaj, zyrtarë të Ministrisë se Drejtësisë thonë se këta persona vazhdojnë të marrin shërbime në strehim rezidencial në Shtime, pasi deri tani nuk ka shtëpi tjetër strehuese për të rinj të moshës madhore me aftësi të kufizuara.

Ata pohojnë se, në bazë të legjislacionit në fuqi dhe formave mbrojtëse për fëmijë pa kujdes prindëror apo të braktisur, i shqyrtojnë me prioritet mundësitë e bashkimit familjar dhe vendosjes në familje strehuese. Në pamundësi për të siguruar një gjë të tillë, zyrtarët e MD-së deklarojnë se këta persona me aftësi të kufizuara mund të vendosen në strehim rezidencial, në këtë rast në Shtëpinë për Fëmijët në Shtime.

Kjo shtëpi, nga fillimi i këtij viti, ka kaluar nën menaxhimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, nga kjo ministri kanë treguar se, pas rekomandimeve të Avokatit të Popullit, kanë bërë kërkesë në Departamentin e Politikave Sociale dhe Familjes, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, për vazhdimin apo ndërprerjen e qëndrimit të personave që kanë arritur moshën madhore, por se nuk është ofruar ndonjë zgjidhje.

Më 2 gusht, Radio Evropa e Lirë ka vizituar Shtëpinë për Fëmijët, në Shtime. Ajo ka pesë dhoma, me dhjetë shtretër. Për personat në nevojë kujdesen dhjetë persona të kualifikuar.

Në këtë shtëpi ofrohen shërbime 24 orë në ditë. Personave të strehuar u ofrohet përkujdesja mjekësore, ushqyerja dhe përkujdesja në mirëmbajtjen e higjienës personale.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shtëpisë për Fëmijët, Jeton Ademaj, ka thënë se institucioni që ai drejton nuk është kompetent për të vendosur për qëndrimin apo largimin e personave me aftësi të kufizuara që e kanë arritur moshën madhore.

“Shtëpia është e paraparë [për strehimin e fëmijëve] deri në moshën 18-vjeçare. Por, ne këtu ofrojmë vetëm shërbime, kurse për largimin në ndonjë institucion tjetër ose familje, apo për qëndrimin në këtë shtëpi, kujdestarë ligjorë janë Qendrat për Punë Sociale”, ka thënë Ademaj.

Në raportin vjetor të Avokatit të Popullit thuhet se, gjatë vizitës që zyrtarë të këtij institucioni i kanë bërë kësaj shtëpie, është vërejtur se stafi i qendrës ka një qasje të afërt e miqësore me rezidentët, ndërsa kushte e akomodimit në përgjithësi janë të mira.

Raporti thotë se dhomat në këtë shtëpi kanë hapësirë të mjaftueshme, se shërbimi shëndetësor dhe psikiatrik është i përbashkët me Institutin Special në Shtime, dhe se psikiatri i viziton banorët e shtëpisë një herë në javë, kurse rastet ndonjëherë dërgohen edhe në ambulancën e Institutit Special.

Në rast nevoje, shërbimet e tjera shëndetësore dhe specialiste, banorëve të Shtëpisë për Fëmijët u ofrohen nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Shtime, dhe nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, në Prishtinë, thuhet në raport. Banorëve në Shtëpinë për Fëmijët – ku nuk ka dhoma të izolimit dhe nuk përdoren forma të kufizimit mekanik – çdo 6 muaj u bëhen analiza laboratorike në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, tregon raporti. Në Kosovë, 529 persona nën moshën 18-vjeçare janë pa kujdes prindëror dhe të braktisur. Aktualisht, 415 fëmijë pa kujdes prindëror janë në strehim familjar te farefisi, 51 fëmijë të tjerë janë në strehim familjar jashtë farefisit dhe 63 fëmijë janë në strehim rezidencial, në tri organizata që përkujdesen për këta fëmijë./REL

kosove

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin