LIVE UPDATES
Bota

Në gjashtëmujorin e luftës, Izraeli tërheq forcat nga Khan Younis/ Përgatitet për fazën tjetër të luftës

Gjashtëmujori i luftës në Gazë po shënohet me rritjen e tensioneve në Izrael, ku protestat kundër qeverisë po shtohen krahas për atë që po shihet si mosveprim i qeverisë për të ndihmuar në lirimin e 130 pengjeve që vazhdojnë të mbahen nga Hamasi, një e katërta e të cilëve besohet se kanë vdekur.

8 Prill 2024, 19:34 Nga E. D
Në gjashtëmujorin e luftës, Izraeli tërheq forcat nga Khan
foto ilustruese

IZRAEL- Ushtria izraelite njoftoi sot se ka tërhequr forcat e saj nga qyteti Khan Younis në Rripin e Gazës, duke e ulur praninë e forcave izraelite në këtë territor në njërin nga nivelet më të ulëta që nga fillimi i luftës gjashtë muaj më parë. Por zyrtarët izraelitë thanë se ushtria po bën vetëm rigrupim të forcave të saj ndërkohë që po përgatitet për betejën kundër Hamasit në Rafah.

Gjashtëmujori i luftës në Gazë po shënohet me rritjen e tensioneve në Izrael, ku protestat kundër qeverisë po shtohen krahas për atë që po shihet si mosveprim i qeverisë për të ndihmuar në lirimin e 130 pengjeve që vazhdojnë të mbahen nga Hamasi, një e katërta e të cilëve besohet se kanë vdekur.

Një makinë kalon me shpejtësi përmes turmës së protestuesve në Tel Aviv, që po i bëjnë thirrje qeverisë të arrijë një marrëveshje për lirimin e pengjeve me Hamasin.

Në pjesët e tjera të Tel Avivit, mijëra izraelitë protestojnë kundër qeverisë dhe po kërkojnë zgjedhje të parakohshme për shkak të paaftësisë së saj për të siguruar deri më tani lirimin e pengjeve të rrëmbyera më 7 tetor.

Izraeli të hënën tërhoqi forcat e veta nga qyteti Khan Younis – vendlindja e udhëheqësit të Hamasit Yehya Sinwar - por zyrtarët ushtarakë thanë se një veprim i tillë po bëhet në përgatitje për ofensivën izraelite në Rafah, ku po strehohet rreth gjysma e popullsisë së Gazës, në mesin e së cilëve shumë prej të zhvendosurve nga pjesët tjera të territorit.

“Hamasi ka pushuar së funksionuari si organizatë ushtarake nëpër tërë Rripin e Gazës. Trupat po largohen nga Khan Younis dhe do të përgatiten për misionet e radhës”, deklaroi Yoav Gallant, Ministri izraelit i Mbrojtjes.

Para gjashtë muajsh, grupi militant Hamas, të cilin Shtete e Bashkuara dhe aleatët e saj e kanë shpallur organizatë terroriste, u fut në Izrael duke vrarë 1,200 izraelitë dhe duke rrëmbyer mbi 250 pengje.

Izraeli i shpalli luftë Hamasit dhe ndërmori një operacion të gjerë ajror dhe tokësor në Gazë me premtimin që të shkatërrojë plotësisht Hamasin. Që atëherë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës të administruar nga Hamasi, sulmet izraelite kanë vrarë mbi 33 mijë palestinezë dhe plagosur 75 mijë të tjerë.

Sulmet ajrore të Izraelit kanë shkatërruar pjesën më të madhe të infrastrukturës së qytetit në Gazë, duke shkaktuar krizë humanitare. Izraeli hedh poshtë akuzat për krime lufte.

Sipas Kombeve të Bashkuara, uria vazhdon ta kërcënojë Gazën.

Javën e kaluar, forcat izraelite shkatërruan një autokolonë humanitare të organizatës World Central Kitchen megjithëse grupi koordinoi lëvizjet e veta me forcat ushtarake.

Themeluesi i kësaj organizate bamirëse Jose Andres pezulloi punën humanitare në Gazë dhe i bëri thirrje ushtrisë izraelite të bëjë më shumë përpjekje për të mbrojtur civilët në këtë zonë konflikti.

“Mund të jesh mik i Izraelit dhe njëkohësisht t’i thuash partnerit tënd në Lindje të Mesme se nuk mund ta kryesh kështu luftën. Nuk mund të shkatërrosh çdo ndërtesë, çdo spital, çdo shkollë e universitet. Nuk mund ta shkatërrosh të ardhmen e mbi 2 milionë palestinezëve dhe t’i lësh pa bukë, pa ujë, ose për më keq, t’i vrasësh në mes të rrugës ndërsa përpiqen të sigurojnë ushqim", tha ai.

Aleatët strategjikë të Izraelit kërkuan hetim të menjëhershëm dhe të pavarur të sulmit ndaj punonjësve të ndihmave.

Izraeli përjashtoi dy oficerë të ushtrisë në lidhje me incidentin. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e quajti sulmin “tragjik”.

Por ai është i vendosur që të mos pranojë thirrjet ndërkombëtare për një armëpushim humanitar derisa të mos lirohen të gjitha pengjet që po mbahen nga Hamasi.

Që nga sulmi vdekjeprurës i javës së kaluar, Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se nëse Izraeli nuk ndryshon mënyrën e luftës së tij në Gazë, Shtetet e Bashkuara do ta ndryshojnë politikën e tyre ndaj Izraelit.

“Ushtria izraelite duhet të bëjë disa ndryshime në mënyrën se si po i zhvillon këto operacione në Gazë për t’u siguruar se një gjë e tillë nuk do të përsëritet kurrë më”, deklaroi John Kirby.

Pas 180 ditësh luftë, të paktën publikisht, nuk ka plan për një armëpushim të menjëhershëm, lirim të pengjeve apo përfundim të luftimeve./VOA

izrael

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj