LIVE UPDATES
Bota

Ndryshimet klimaterike/ OBM: Klima e Tokës është më e zhbalancuar se kurrë

Një raport i publikuar të hënën nga Organizata Botërore e Meteorologjisë (OBM) konfirmon se klima e tokës është më e çekuilibruar se ndonjëherë më parë dhe se pasojat do të vazhdojnë për shekuj, dhe me shumë mundësi, për mijëvjeçarë me radhë.

26 Mars 2026, 13:59 Nga E.d
Ndryshimet klimaterike/ OBM: Klima e Tokës është më e
Foto ilustruse

Po jetojmë në një botë ku kushtet ekstreme atmosferike sa vijnë e përkeqësohen. Vitin e kaluar, përmbytje me cikël 50-vjeҫar goditën Teksasin, akullnajat e Islandës u shkrinë me shpejtësi rekord, një uragan goditi Xhamajkën me forcë pothuajse të paparë dhe bota u përvëlua nga i nxehti që shënoi temperatura rekord. Shkencëtarët paralajmërojnë se ka mbetur pak kohë për të ndryshuar kurs.

Një raport i publikuar të hënën nga Organizata Botërore e Meteorologjisë (OBM) konfirmon se klima e tokës është më e çekuilibruar se ndonjëherë më parë dhe se pasojat do të vazhdojnë për shekuj, dhe me shumë mundësi, për mijëvjeçarë me radhë.

Gjetjet kryesore në raportin vjetor të OBM-së për Gjendjen e Klimës Globale për vitin 2025 përfshijnë:

· Dekada 2015-2025 ishte më e nxehta e regjistruar ndonjëherë

· Oqeanet arritën nxehtësi të paparë për të nëntin vit radhazi

· Akullnajat dhe akulli detar vazhdojnë të tërhiqen

· Mot ekstrem, rreziqe shëndetësore dhe kosto njerëzore në rritje

· Çekuilibri i energjisë në tokë arriti nivel rekord, që do të thotë se në sistemet planetare hyn më shumë energji diellore, sesa del

· Që nga viti 2012, niveli mesatar botëror i detitpo rritet me ritmin më të shpejtë të dy dekadave të fundit

"Çdo tregues kyç i klimës ka kaluar në statusin me ngjyrë të kuqe " - tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

"Njerëzimi ka përjetuar 11 vitet më të nxehta të regjistruara në histori. Kur historia përsëritet 11 herë, nuk është më rastësi. Është thirrje për të vepruar."

Rritja e nxehtësisë, moti ekstrem dhe paqëndrueshmëria botërore
Në varësi të të dhënave që u përdorën, viti i kaluar u rendit i dyti ose i treti i regjistruar ndonjëherë për nga nxehtësia, me afërsisht 1.43 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale. Të dhënat ishin lehtësisht më tgë ulta se rekordi i vitit 2024, që shënoi 1.55 gradë Celsius. Rënia ndodhi si pasojë e ndikimit të përkohshëm ftohës të fenomenit botëror të motit, i njohur si "La Nina”.

Sipas Marrëveshjes së Parisit për Klimën, të vitit 2015, vendet ranë dakord ta kufizojnë ngrohjen globale në 2 gradë Celsius dhe sipas skenarit më ideal në 1.5 gradë Celsius, për të shmangur ndikimet më të këqija të ngrohjes planetare.

Faktori kryesor i rritjes së temperaturave është rritja e përqendrimeve të gazrave serrë në atmosferë, kryesisht e shkaktuar nga djegia e naftës, qymyrit dhe gazit. Dioksidi i karbonit (CO2) arriti nivelin e tij më të lartë atmosferik - në vitin 2024 dhe vazhdoi të rritet edhe në vitin 2025 - sipas raportit.

Gjetjet mbartin urgjencë të veçantë për vitin që vjen. "El Nino”, modeli i ngrohjes së motit, mund të rikthehet më vonë këtë vit, gjë që shkencëtarët i druhen se mund të shkaktojë rritje të ndjeshme të temperaturave, duke shkaktuar mot më ekstrem.

Në vitin 2025, valët e të nxehtit, zjarret në pyje, përmbytjet, thatësirat dhe ciklonet tropikale shkaktuan mijëra vdekje dhe miliarda dollarë humbje ekonomike. Vetëm zjarret në Kaliforni, në janar të vitit 2025, shkaktuan më shumë se 60 miliardë dollarë (52.4 miliardë euro) dëme dhe ishin ngjarja më e kushtueshme, e regjistruar ndonjëherë. 

Raporti nënvizoi ndikimin në rritje të ndryshimeve klimatike në shëndetësi, përfshirë ethet e dengës, sëmundjes me rritjen më të shpejtë në botë që përhapet nga mushkonjat. Ndërkohë, 1.2 miliardë punëtorë, mbi një e treta e fuqisë punëtore botërore, janë të ekspozuar çdo vit ndaj nxehtësisë ekstreme dhe të rrezikshme.

Ndryshimi i klimës po nxit gjithashtu urinë, migrimin dhe mungesën e ujit, duke rritur konkurrencën për burimet ujore që po pakësohen. Gjatë dekadës së fundit, fatkeqësitë natyrore kanë detyruar 250 milionë njerëz të zhvendosen nga shtëpitë e tyre.

OKB-ja ka bërë një ndarje të drejtpërdrejtë midis krizës klimatike dhe paqëndrueshmërisë globale. Në të njëjtën kohë, lufta dhe vetë ushtritë janë një kontribues i rëndësishëm në emetimet që shkaktojnë ngrohjen e planetit.

"Varësia jonë ndaj lëndëve fosile djegëse po destabilizon si klimën, ashtu edhe sigurinë" - tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në një deklaratë.

Guterres shtoi se vendet duhet të "vrapojnë” shpejt drejt dekarbonizimit, për të ndaluar ngrohjen e mëtejshme dhe për të përshpejtuar kalimin tek energjia e rinovueshme.

"Energjitë e rinovueshme ofrojnë siguri klimatike, siguri energjetike dhe siguri kombëtare" - tha ai.


Energjia e tokës është jashtë kontrollit: ҫfarë do të thotë kjo?
Duke u shfaqur për herë të parë si tregues në raportin e OBM-së, çekuilibri energjetik i tokës - hendeku midis energjisë diellore që hyn në atmosferë dhe nxehtësisë që del përsëri në hapësirë - arriti nivelin rekord në vitin 2025. Në një klimë të qëndrueshme, energjia hyrëse dhe dalëse e diellit është e njëjtë.

Në klimën e sotme, hyn shumë më tepër energji sesa del, sepse gazrat serrë veprojnë si "batanije rreth planetit”, duke bllokuar nxehtësinë e tepërt në të gjitha sistemet e tij. Rreth 91% përthithet nga oqeanet, 5% nga toka, 3% nga shtresat e akullit dhe akullnajat, dhe 1% ngroh atmosferën.

"Aktivitetet njerëzore po e prishin gjithnjë e më shumë ekuilibrin natyror, dhe ne do të jetojmë me këto pasoja për qindra e mijëra vjet" - tha Sekretarja e Përgjithshme e OBM-së, Celeste Saulo.

Ngrohja e përshpejtuar: pasoja për oqeanet

Oqeanet janë burimi kryesor i energjisë së nxehtësisë në planet dhe mbrojnë jetën në tokë nga ndikimet më të këqija të ndryshimeve klimatike. Por nxehtësia e oqeaneve theu përsëri rekorde në vitin 2025, për të nëntin vit radhazi, me 90% të sipërfaqes së oqeanit që përjetoi të paktën një valë të nxehti detar, pavarësisht ftohjes së "La Ninës”.

Autorët e raportit thanë se nuk kishte shenja të dobësimit të radiatorit të nxehtësisë, por ata theksuan se ngrohja po rritej në të gjitha shtresat e oqeanit, përfshirë thellësinë.

Kostoja njerëzore e ngrohjes së oqeaneve është e madhe. Rreth 3 miliardë njerëz mbështeten te ushqimet e detit për proteina, megjithatë temperaturat në rritje po zbardhin koralet, po pakësojnë popullatat e peshqve dhe po dobësojnë aftësinë e oqeanit për të thithur dioksid karboni. Detet më të ngrohta po nxisin gjithashtu më shumë stuhi energjie dhe po përshpejtojnë humbjen e akullit në të dy polet, duke nxitur rritjen e nivelit të detit, me qytetet dhe zonat bregdetare në vijën e parë.

Akulli detar i Arktikut dhe Antarktidës ishte ndër nivelet më të ulëta të regjistruara, ndërsa humbja e masës së akullnajave u rendit në pesë vitet më të këqija që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1979. Akullnajat janë thelbësore për furnizimin me ujë të dy miliardë njerëzve. "Me vëzhgimet e sotme ne nuk parashikojmë vetëm motin, por mbrojmë të nesërmen. Ata që do të jetojnë në të ardhmen. Planetin e së nesërmes" - tha Celeste Saulo nga Organizata Botërore e Meteorologjisë./DW

obm shkencëtarët klima

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet