LIVE UPDATES
Bota

Mohammad Baqer Qalibaf, njeriu me të cilin SHBA-ja mund të jetë duke komunikuar në Iran

Uashingtoni ishte në kërkim të një kanali komunikimi për bisedime që prej vdekjes së udhëheqësit suprem, Ali Khamenei, në ditën e parë të sulmeve ajrore amerikane-izraelite kundër Iranit.

26 Mars 2026, 12:51 Nga D.S
Mohammad Baqer Qalibaf, njeriu me të cilin SHBA-ja mund të jetë
Mohammad Baqer Qalibaf

Raportimet e kësaj jave sugjerojnë se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po e shqyrton në heshtje kryetarin konservator të Parlamentit iranian, Mohammad Baqer Qalibaf, si partner të mundshëm për negociata - e ndoshta edhe si lider të ardhshëm të Iranit.

Uashingtoni ishte në kërkim të një kanali komunikimi për bisedime që prej vdekjes së udhëheqësit suprem, Ali Khamenei, në ditën e parë të sulmeve ajrore amerikane-izraelite kundër Iranit.

Djali i Khameneit është përmendur si pasardhës, por ai nuk është parë në publik që nga dita e vdekjes së të atit dhe raportohet se ka mbetur gjithashtu i plagosur në sulm.

Në këtë kontekst qarkullojnë edhe spekulime për Qalibafin si figurë që disa në Shtëpinë e Bardhë e shohin si partner të pranueshëm për negociata.

Vetë Qalibafi, 64 vjeç, i ka mohuar kategorikisht këto pretendime, duke shkruar në platformën X se “nuk ka pasur asnjë negociatë me SHBA-në”, ndërsa raportimet i ka cilësuar si “lajme të rreme”, të dizajnuara për të manipuluar tregjet financiare dhe ato të naftës.

Pavarësisht nëse ekzistojnë ose jo kontakte të fshehta, shfaqja e tij si figura më e dukshme e nivelit të lartë në një sistem që po përjeton shpërbërje strukturore në vendimmarrje, e ka bërë - për herë të parë gjatë një karriere të mbushur me mundësi të humbura - njeri me peshë reale në skenën politike.

Qalibaf është një politikan konservator dhe ish-komandant ushtarak, i cili për dekada të tëra ka ndërtuar lidhje të forta me udhëheqjen më të lartë të Iranit dhe me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).

Megjithatë, pas një karriere të shoqëruar nga skandale korrupsioni dhe kandidime të pasuksesshme për presidencën, ai e gjen veten - në mënyrë paradoksale - si figura ndoshta më e fuqishme që ka mbetur në Republikën Islamike.

I lindur në vitin 1961, Qalibaf iu bashkua IRGC-së në moshën 18-vjeçare dhe u ngjit në hierarki gjatë luftës Iran-Irak të viteve 1980-1988, duke u bërë komandant njësie.

Më vonë, ai shërbeu si komandant i Forcave Ajrore të IRGC-së - para se ato të riemërtoheshin si Forca Hapësinore-Ajrore - një post që iu besua drejtpërdrejt nga udhëheqësi i atëhershëm suprem, Ali Khamenei, dhe një shprehje besimi që do ta përcaktonte trajektoren e tij politike për tri dekadat në vijim.

Në vitin 1999, Mohammad Baqer Qalibaf ishte ndër komandantët e IRGC-së që nënshkruan një letër paralajmëruese drejtuar presidentit reformist, Mohammad Khatami, duke theksuar se protestat studentore të asaj kohe po kërcënonin sigurinë kombëtare dhe se mund të nxisnin ndërhyrjen e njëanshme të IRGC-së.

Në vitin 2000, Ali Khamenei e emëroi 39-vjeçarin në krye të policisë kombëtare të Iranit.

Mandati i tij si shef policie u karakterizua nga brutaliteti: një regjistrim i rrjedhur më vonë e nxori atë duke u mburrur se kishte urdhëruar përdorimin e armëve të zjarrit kundër studentëve gjatë protestave të vitit 2003, si dhe duke pranuar se kishte rrahur personalisht studentë gjatë protestave në vitin 1999.

Në vitin 2005, Qalibaf u largua nga policia dhe hyri në politikë, duke u renditur i katërti në garën presidenciale të atij viti.

Megjithatë, zgjedhja e populistit Mahmud Ahmadinejad hapi rrugën për postin e kryetarit të bashkisë së Teheranit, të cilin Qalibaf arriti ta siguronte.

Ai qëndroi në këtë post deri në vitin 2017, duke shënuar mandatin më të gjatë në historinë e Teheranit.

Gjatë udhëheqjes së tij u zgjerua rrjeti i metrosë së qytetit dhe u ndërtuan godina të mëdha shumëkatëshe, por, njëkohësisht, kishte edhe akuza për korrupsion.

Një hulumtim i vitit 2022 nga Radio Farda e REL-it zbuloi se ai kishte tentuar të mbulonte zhdukjen e miliona dollarëve nga një fondacion i lidhur me IRGC-në.

Qalibaf e forcoi reputacionin e tij si figurë e linjës së ashpër në fillim të këtij viti, kur forcat e sigurisë ndërmorën veprime vdekjeprurëse kundër protestuesve.

Mijëra iranianë humbën jetën në trazirat e shkaktuara nga kushtet e vështira të jetesës.

Në një seancë parlamentare gjatë krizës, ai lavdëroi policinë dhe IRGC-në, veçanërisht forcat paraushtarake Basij, për qëndrimin “e palëkundur” në “luftën kundër terroristëve”.

Analisti politik, Hossein Razzaq, thotë se lidhjet e tij me sistemin nuk janë dobësi, por përparësi, sepse figura të tilla shpesh mbështeten nga regjimi pasi interesat e tyre janë të lidhura me mbijetesën e tij.

Qalibaf kandidoi për president në vitin 2013 dhe doli i dyti. Në vitin 2017 u tërhoq nga gara për të mbështetur Ebrahim Raisin.

Sipas Razzaqut, këto kandidime nuk ishin përpjekje reale për pushtet, por mënyrë për të treguar besnikëri ndaj udhëheqjes.

E njëjta gjë ndodhi edhe në zgjedhjet e vitit 2024, kur ai kandidoi sërish, por humbi ndaj Masud Pezeshkianit.

Në vitin 2020, ai hyri në Parlament dhe doli i pari në Teheran - në zgjedhjet ku shumë kandidatë reformistë u përjashtuan. Më pas u zgjodh kryetar i Parlamentit.

Nën drejtimin e tij, Parlamenti miratoi ligje për përshpejtimin e programit bërthamor të Iranit.

Një element kyç në karrierën e Mohammad Baqer Qalibafit ishte afërsia e tij me Mojtaba Khamenein, djalin e Ali Khameneit.

Kjo marrëdhënie u shfaq qartë që në vitet 1980 dhe, me kalimin e kohës, u bë gjithnjë e më e rëndësishme.

Në zgjedhjet e njëpasnjëshme presidenciale, mbështetja e rrethit të ngushtë të Mojtabas dhe e disa njësive të IRGC-së të lidhura me të, shfaqej vazhdimisht rreth kandidaturave të Qalibafit.

Kjo lidhje mori një rëndësi të re pas zhvillimeve të fundit, veçanërisht pas vdekjes së Ali Khameneit më 28 shkurt, duke e vënë Qalibafin në një pozicion me ndikim potencial në krizën e udhëheqjes iraniane.

Vdekja e udhëheqësve të lartë të Iranit - përfshirë komandantin e përgjithshëm të IRGC-së, ministrin e Mbrojtjes, shefin e stafit të Forcave të Armatosura dhe shumë figura të tjera të rëndësishme - krijoi një krizë të thellë të autoritetit politik.

Mojtaba Khamenei u emërua udhëheqës i ri suprem, por ai nuk është parë kurrë publikisht.

Nuk ka imazhe, regjistrime zëri dhe vetëm disa deklarata të shkruara i atribuohen atij - gjë që ka krijuar pasiguri edhe për gjendjen e tij fizike.

Në këtë boshllëk, Mohammad Baqer Qalibaf ka dalë në pah si figura më e dukshme, që lidh pushtetin politik, të sigurisë dhe atë klerik.

Sipas analistit Hossein Razzaq, Qalibaf ka qenë gjithmonë “pjesë e aprovuar e shtëpisë së udhëheqësit suprem”, dhe tani, pas eliminimit të figurave kyç, “roli që ai luan për sistemin, është bërë shumë më i rëndësishëm”./REL

mohammad baqer qalibaf

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet