LIVE UPDATES
Bota

"Ndryshime të mëdha!" Samsung do të zgjerojë prodhimin e gjysmëpërçuesve në Teksas

Siç njofton korrespodentja e Zërit të Amerikës, Deana Mitchell, ky zhvillim nënkupton ndryshime të mëdha për qytetin Taylor, në qendër të Teksasit.

22 Maj 2024, 18:12 Nga M.B
"Ndryshime të mëdha!" Samsung do të zgjerojë
Foto ilustruese

SHBA- Administrata e Presidentit Biden njoftoi muajin e kaluar një subvencion prej 6.4 miliardë dollarësh për të mbështetur degën e gjigandit të teknologjisë koreno-jugor, Samsung, për prodhimin e gjysmëpërçuesve në Teksas. Siç njofton korrespodentja e Zërit të Amerikës, Deana Mitchell, ky zhvillim nënkupton ndryshime të mëdha për qytetin Taylor, në qendër të Teksasit.

Në pamje të parë, qyteti Taylor duket si shumë qytete të tjera të vogla të Teksasit. Por në periferi, përgjatë autostradës së ngarkuar, gjigandi i teknologjisë Samsung ka angazhuar 10,000 njerëz që punojnë natë e ditë për ndërtimin e objektit të ri për prodhimin e gjysmëpërçuesve që do të jetë dy herë më i madh se kampusi i tij kryesor Pyeongtaek në Korenë e Jugut. “Kemi 50 vjet që jemi në rënie ekonomike dhe kjo sipërmarrje po rigjallëron ekonominë. Jam shumë e kënaqur për rolin që po luan komuniteti im në mbrojtjen ndërkombëtare. Eshtë shumë e rëndësishme që prodhimi i mikroprocesorëve për gjysmëpërçuesit të bëhet përsëri në Shtetet e Bashkuara, ne u përballëm me shumë mungesa gjatë periudhës së Covid-it dhe shumë prej mungesave në zinxhirin e furnizimit ndikuan në uljen e sasisë së tyre”, shprehet Tia Rae Stone, Presidente e Dhomës së Tregtisë “Greater Taylor”.

Dega e Samsung-ut u hap në këtë qytet në fillim të 2022. Administrata e Presidentit Biden njoftoi muajin e kaluar një subvencion prej 6.4 miliardë dollarësh për financimin e projektit. Nga ana tjetër, kompania Samsung, pritet të rrisë investimin e saj fillestar prej 17 miliardë dollarësh, në 40 miliardë, përgjatë viteve të ardhshme.
Brandt Rydell drejton qytetin prej 16 mijë banorësh.

“Për shumë vjet, qyteti ynë ishte vlerësuar shumë pak, më pak se 1 miliardë dollarë. Dhe kur një kompani synonte të investonte 17 miliardë dollarë, kjo ishte vërtet befasuese”, thotë kryebashkiaku.
Ndërsa ecim nëpër qytet, kryebashkiaku tregon një park mjaft të njohur për të ushtruar aktivitete sportive, një dyqan makinash, por edhe shumë ndërtesa të braktisura.

Racquel Torres e cila ka një dyqan lulesh në rrugën “Main” thotë se hovi ekonomik që pritej nuk po ndodh aq shpejt për ata që kanë marrë ambjente me qera për të ushtruar aktivitetin e tyre të biznesit.

“Eshte gjë e mirë që Samsungu vjen në qytet, por jo tani. Tani për tani nuk po i ndjejmë efektet pozitive. Vlera e bizneseve është rritur, dhe po ashtu edhe taksat e pronës. Prandaj, qiratë janë shtrenjtuar dhe kjo po i detyron disa biznese të mbyllen”, tregon ajo.

Sungeun Naomi Kim është në pritje të klientëve të rinj. Ajo po provon shansin në qytetin Taylor, pas një telefonate nga prindërit e saj në Korenë e Jugut, të cilët morën informacione mbi ndërtimin e fabrikës së re të Samsungut nga mediat lokale.Ajo hapi restorantin e parë korean në qytet, me emrin "Taylor Seoul Food", ku shumica e klientëve janë banorë lokalë, kureshtarë për të provuar ushqimin.

“Ata nuk e kishin provuar kurrë më parë ushqimin korean. Dhe e vetmja gjë që u vjen në mend është ushqimi djegës, por nuk është kështu. Kuzhina koreane përmban gjithashtu ushqim të ëmbël dhe të shijshëm", thotë ajo.
Ryan dhe Alecia Davenport zotërojnë kafenenë “Coffee House”.

"Ta shohësh zonën e qendrës së qytetit të ketë kaq shumë biznese si ky, apo të tjerë pranë njëri-tjetrit mendoj se është diçka shumë e mire dhe besoj se Samsungu do të ketë një ndikim ndikim pozitiv në këtë drejtim”, shprehet Ryan Davenport

Universiteti i Teksasit në qytetin Austin do të çelë kampusin Taylor pranë objektit që do të ndërtojë kompania Samsung si edhe shkollës së mesme të qytetit. Instituti për Elektronikë i këtij universiteti po kërkon bashkëpunim në fushën kërkimore me partnerë në industrinë e gjysmëpërçuesve, përfshirë Samsungun./ VOA

samsung

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj