LIVE UPDATES
Bota

Ndikimi i mundshëm i rritjes së popullsisë në Indi, OKB: Eklipsuan Kinën, do rritet dhe me 200 milionë njerëz të tjerë

​Deri tani Kina ka pasur popullsinë më të madhe në botë që kur OKB-ja filloi ta regjistronte atë në vitin 1950. Si Kina ashtu edhe India kanë më shumë se 1.4 miliardë banorë dhe së bashku, ato përbëjnë më shumë se një të tretën e 8 miliardë njerëzve në botë.

30 Prill 2023, 19:53 Nga DOSJA
Ndikimi i mundshëm i rritjes së popullsisë në Indi, OKB:
Indi

SHBA- Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, India është tanimë vendi më i populluar në botë, duke eklipsuar Kinën popullsia e së cilës po plaket. Ky moment historik shtron pyetjen nëse India mund të përsërisë suksesin ekonomik falë së cilit Kina ka siguruar një rol qendror në ekonominë botërore dhe është bërë një fuqi udhëheqëse globale.

​Deri tani Kina ka pasur popullsinë më të madhe në botë që kur OKB-ja filloi ta regjistronte atë në vitin 1950. Si Kina ashtu edhe India kanë më shumë se 1.4 miliardë banorë dhe së bashku, ato përbëjnë më shumë se një të tretën e 8 miliardë njerëzve në botë.

“Arsyeja e thjeshtë është se niveli i lindjeve është ende dukshëm më i lartë se shkalla e vdekjeve. Pra, popullsia e Indisë në këtë moment po rritet ndoshta më pak se 1% në vit, ndërsa popullsia e Kinës po rritet me rreth 0.2% në vit. Popullsia e Kinës do të fillojë të zvogëlohet me kalimin e kohës, ndërsa popullsia e Indisë ndoshta do të vazhdojë të rritet deri diku nga mesi i shekullit", thotë Tim Dyson, profesor emeritus i studimeve të popullsisë në Universitetin Ekonomik të Londrës.

Një sërë studimesh dhe llogaritjesh kishin parashikuar se India do t’ia kalonte Kinës në prill. Jo shumë kohë më parë, India nuk pritej të bëhej vendi më i populluar deri në fund të kësaj dekade. Por ritmi është përshpejtuar nga një rënie në shkallën e lindshmërisë në Kinë. Kina ka një popullsi në plakje me ngadalësim të lindjeve megjithëse qeveria u tërhoq nga politika e një fëmije për familje shtatë vjet më parë, dhe vetëm dy vjet më parë, tha se çiftet mund të kishin tre fëmijë.

"Në vitet 1970, Kina kaloi nga një lindshmëri e lartë, afro 6-5 lindje për grua, në lindshmëri të ulët, rreth dy lindje për grua. Kjo ndodhi në hapësirën e më pak se një dekade, diçka mjaft e jashtëzakonshme. India nga ana tjetër, në fillim të viteve 1970, kishte një normë të përgjithshme të lindshmërisë prej gjashtë lindjesh për grua. Vetëm tani ajo i është afruar shifrës dy lindje për grua", thotë prof. Dyson.

Ai shton se që tani deri në mes të shekullit, popullsia e Indisë ka gjasa të rritet me 200 milionë njerëz të tjerë.

"Rritja e popullsisë kudo që të jetë, ka implikime për botën. Kjo sigurisht vlen për Kinën, ku ka pasur rritje të konsiderueshme të popullsisë pavarësisht përpjekjeve të mëdha për të ulur shkallën e lindjeve. Në rastin e Indisë, për fat të mirë, standardet e jetesës do të vazhdojnë të përmirësohen. Por po ashtu edhe çlirimi i karbonit për person”, thotë prof. Dyson.

Në Britani, më shumë se 1.8 milion vetë janë të përkatësisë etnike indiane, sipas një regjistrimi të popullsisë të vitit 2021.

Në Tempullin hindu Neasden në Londër, një vullnetare thotë se nuk janë statistikat më të rëndësishmet, por kontributi i popullsisë në rritje jo vetëm në Indi, por në shkallë globale.

“Për shembull, unë kam jetuar këtu, kam fëmijë që lindin dhe rriten këtu dhe mendoj se të qenit një pjesëtar i vlefshëm i shoqërisë dhe kontributi që jap, është gjëja më e rëndësishme”, thotë anëtarja e Tempullit, Nita Patel.

Të kesh popullsinë më të madhe në botë, nuk është thjesht diçka për t’u krenuar. Një gjë e tillë ka pasoja sociale dhe ekonomike. Në Indi, kjo do të thotë një fuqi punëtore në rritje dhe zhvillim të aktivitetit ekonomik. Në Kinë, kjo do të thotë më pak të rritur në moshë pune, të aftë për të mbështetur një popullsi në plakje.

Marrë nga VOA

okb zeri i amerikes

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më