LIVE UPDATES
Bota

Ndërhyrjet e huaja për të përçarë votuesit amerikanë në prag të zgjedhjeve për në Kongres

Llogaritë e rreme në rrjete sociale që besohet se janë krijuar në Rusi, nuk ishin aktive në pjesën më të madhe të vitit, thotë eksperti i zbulimit Brian Liston. Kjo ndryshoi në gusht, ndërsa po afroheshin zgjedhjet për Kongres.

4 Nëntor 2022, 14:55 Nga d.a.
Ndërhyrjet e huaja për të përçarë votuesit
Foto ilustruese

SHBA- Llogari të rreme në rrjetet sociale nga përdorues të huaj e vendas, kanë për qëllim të provokojnë dhe përçajnë votuesit amerikanë, duke vënë në dyshim integritetin e sistemit të votimit në Shtetet e Bashkuara. Kjo është një ndër sfidat e shumta në zgjedhjet e këtij viti për Kongresin amerikan, që mbahen javën që vjen më 8 nëntor. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Michelle Quinn sjell më shumë hollësi nga qyteti Finiks i Arizonës

Llogaritë e rreme në rrjete sociale që besohet se janë krijuar në Rusi, nuk ishin aktive në pjesën më të madhe të vitit, thotë eksperti i zbulimit Brian Liston. Kjo ndryshoi në gusht, ndërsa po afroheshin zgjedhjet për Kongres.

“Pamë që këto llogari filluan të aktivizohen, duke postuar për mashtrime zgjedhore, ose se zgjedhjet ishin të vjedhura dhe se demokratët do të përpiqen t’i manipulojnë zgjedhjet”, thotë zoti Liston.

Ai është pjesë e një rrjeti të përbërë nga studiues, eskpertë të sigurisë kibernetike, agjenci qeveritare dhe të tjerë, që përcjellin rrjetet sociale, faqet e internetit, mediat shtetërore dhe njoftimet e organeve ligj-zbatuese për të gjurmuar fushatat e koordinuara të keqinformimit nga kundërshtarët e Shteteve të Bashkuara si Rusia, Kina dhe Irani.

Faqet e lajmeve të rreme nga organizata të lidhura me qeveritë e këtyre vendeve pëprhapin njoftime përçarëse për Amerikën, të cilat më pas shpërndahen nga persona të rremë në rrjete sociale, që pretendojnë se janë amerikanë.

Qëllimi i Rusisë është përçarja dhe bindja e amerikanëve se sistemi i votimit nuk është i besueshëm, thotë zoti Liston.

Sipas tij, operatorët kinezë vënë në dukje postimet e shumta mbi integritetin e zgjedhjeve, si dëshmi se demokracia amerikane është jofunksionale.


“Edhe pse flasin për manipulime dhe vjedhje votash, unë jam i shqetësuar se ndoshta këto llogari aktivizohen në ditën e zgjedhjeve për të nxitur dhunë ose frikësim të punonjësve elektoralë në qendra të votimit”, thotë zoti Liston.

Në shtetin jugperëndimor të Arizonës, votuesi Dylan Murphy shprehet i shqetësuar për pasojat që keqinformimi në internet mund të ketë në botën reale.

“Shqetësimi im është se persona të huaj mund të përhapin dezinformata dhe teori konspirative përmes rrjeteve sociale, duke përçarë amerikanët në atë shkallë, sa të tejkalojnë rrjetet sociale. Pasojat e këtyre teorive konspirative janë bërë më të dukshme kohët e fundit. Kemi njerëz që vijnë të armatosur në qendrat e votimit në Arizonë”, thotë ai.

Arizona është mes shteteve që ngriti dyshime mbi rezultatet e zgjedhjeve presidenciale para dy vitesh. Rinumërimi i kërkuar nga republikanët në qarkun Maricopa, konfirmoi përfundimisht fitoren e Joe Biden-it.

Shumë mbështetës të Donald Trump-it vazhdojnë të thonë se zgjedhjet u vodhën, mes tyre edhe kandidatja republikane e Arizonës për guvernatore, Kari Lake.

Zyrtarët elektoralë në qarkun Maricopa thonë se makineritë e votimit nuk janë të lidhura në internet dhe transemetojnë drejtpëdrejt procesin zgjedhor dhe numërimin e fletëvotimeve.

“Përveç sigurimit fizik, ne kemi edhe siguri shtesë në qendrat e votimit, tek bordet dypartiake, vëzhguesit e partive politike dhe gjatë gjithë procesit, që të sigurohemi se çdo fletëvotim është llogaritur dhe që të numërohen vetëm votat e vlefshmet”, thotë Megan Gilbertson nga departamenti i zgjedhjeve në qarkun Maricopa.

Votuesja Mirian Mitchell thotë se këto zgjedhje nuk janë të rëndësishme vetëm për të ardhmen e Kongresit.

“Ndonjëherë fitojmë, ndonjëherë humbasim. Kur humbasim, urojmë që të kishim fituar, por gjithsesi respektojmë proceset demokratike. Ne e dorëzojmë pishtarin, siç edhe duhet të bëjmë… Kjo është e mrekullueshme në Amerikë. Ky është procesi ynë demokratik. Duhet ta ruajmë atë”, thotë ajo. Në Arizona tashmë kanë filluar votime e hershme./VOA/

zgjedhjet afatmesme ne shba

Sondazh

Poll

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime