LIVE UPDATES
Bota

Mungesë tregu në Francë/ DW: Vera Bordeaux jo më në shishe por në serbator

Franca po lufton me një krizë mbiprodhimi në sektorin e verës. Për të ulur prodhimin vreshtat do të lihen djerrë dhe nga vera do të prodhohet parfum dhe karburant. Kjo ide përkrahet nga shteti dhe nga BE-ja.

7 Mars 2023, 08:46 Nga I.A
Mungesë tregu në Francë/ DW: Vera Bordeaux jo më në
vera

FRANCË- Franca është krenare për verat e saj dhe kulturën e verës dhe njihet për këtë në gjithë botën. Një çerek shekulli më parë, UNESCO e shpalli zonën e vreshtave të Saint Emilionit në Bordeaux (Bordo), trashëgimi të kulturës botërore. Por seleksionimi i sofistikuar nuk shihet mes vreshtarëve në jugperëndim të vendit. Sektori është rënduar nga kriza e superprodhimit. Sipas pikëpamjes së shoqatave të vreshtarëve, vreshtarët francezë prodhojnë verë më tepër se duhet, sidomos verë të kuqe. Vërtet që llojet e çmuara të verës vazhdojnë ende të blihen me qindra euro nga klientët që kanë mundësi t'i blejnë, por në segmentin e mesëm dhe të ulët të çmimeve të verës, vreshtarët ankohen për presionin e madh që ushtrohet mbi çmimet.

Vreshtat duhet të zhduken 

Si reagim ndaj uljes së fitimit, fshatarët që merren me kultivimin e rrushit do të preferonin më mirë të ulnin prodhimin dhe ta linin djerrë tokën e vreshtave. Në Bordo, jugperëndim të vendit, një vreshtë me sipërfaqen e qytetit gjerman të Këlnit, mund të lihet të zhduket: "Rreth 40 mijë hektarë vreshta në këtë rajon janë problematike”, shpjegonte në muajin dhjetor vreshtari Olivier Metzinger, në një intervistë dhënë për radion Sud-Radio. Pak para krishtlindjeve, Metzinger doli bashkë me kolegët në rrugë për të tërhequr vëmendjen e publikut për nevojat urgjente të vreshtarëve: "Tek këto 40 mijë hektarë ne ose duhet të ndryshojmë llojet e rrushit ose duhet ta lemë tokën krejt djerrë.”

Aktualisht janë duke u zhvilluar bisedime me qeverinë, heqja dorë nga 10 mijë hektarë vreshta, gati dhjetë përqind e gjithë sipërfaqes së rajonit, është realiste, thotë për Deutsche Wellen drejtori për çështjet e komunikimit të vreshtarëve të Bordosë, nga Conseil Interprofessionnel du Vin (CIVB), Christophe Chateau. Zgjidhja duhet gjetur deri në mbajtjen e panairit të bujqësisë këtë muaj. 

Francezët pinë gjithnjë e më pak verë 

Sipas CIVB, perspektivat e sektorit nuk janë të mira. Shitja e verës së kuqe në treg, që përbën gjysmën e sasisë së shitjes, është prej vitesh në rënie. Me 15 përqind, rënia e shitjeve në vitin 2022 shënoi ulje të madhe, ulje që vjen edhe për shkak të inflacionit të madh. Në dhjetë vitet e ardhshme, thotë CIVB, konsumi i verës në Francë mund të bjerë me 60 përqind.

Rënien e shitjeve ekspertët e shpjegojnë me transformimet kulturore: Rëndësia dhe konsumi i verës në shoqëri janë duke rënë në Francë. Ndërkohë që më parë një gotë verë e kuqebënte pjesë në çdo vakt, sot shumë francezë kanë hequr dorë nga përdorimi i alkoolit në vaktin e drekës. Gjendja është keqësuar edhe për shkak të presionit që ushtron konkurrenca e huaj dhe gabimeve që janë bërë në manaxhim. 

Vera të kthehet në karburant

Për të përballuar transformimet, vreshtarët nga rajonet e verës së kuqe të Bordosë, Lugina e Rhônes dhe Languedoc kanë vënë shtetin me shpatulla për muri. Shteti, së bashku me Bashkimin Europian kanë shprehur gatishmërinë të venë në dispozicion deri 160 milionë euro për një fushatë destilimi.  

Megjithëse kultivimi i rrushit në Francë punëson gati një të tretën e të punësuarve në bujqësi, rëndësia e vreshtarëve për ekonominë franceze ka rënë. Me këto para, vreshtarët do të dëmshpërblehen nëse shesin tek distileritë gjithsej 2,5 milionë hektolitërve verë, sidomos verë e kuqe. Në këtë mënyrë deri dy të tretat e mbiprodhimit aktual duhet të zhduket nga tregu. Alkooli i destiluar duhet të përpunohet më tej duke u kthyer në parfum, lëndë dizifektuese ose karburant, bioethanol. Franca ka mbledhur tashmë përvojë me këto lloj ndërhyrjesh në treg.

Edhe gjatë izolimit të shkaktuar për shkak të pandemisë së Coronës në vitin 2020, ministria franceze e Bujqësisë dha lejen për distilimin e gati dy milionë hektolitrave verë, që është gati pesë përqind e prodhimit të përgjithshëm të vitit në Francë. Shteti i pagoi vreshtarët në ato  kohë në varësi nga rajoni, 58 deri 78 euro për hektolitër (100 litra).

Ndryshime strukturore të sektorit 

Por programi i dërgimit të verës për distilim nuk ndryshon problemet strukturore të sektorit që varet shumë nga eksporti. Eksporti në drejtim të Kinës, që u ndërpre gjatë pandemisë do të fillojë sërish këtë vit, por nuk dihet nëse ai do të arrijë sërish në nivelin e para krizës. Por qeveria kërkon t'i ndihmojë vreshtarët edhe për përpilimin e një strategjie të re.

Në afat të gjatë sektori i verës në Francë duhet të bëjë përshtatjet e nevojshme me ndryshimin e klimësdhe ndryshimin e kërkesës në treg, paralajmëron qeveria në Paris. Megjithëse kultivimi i rrushit në Francë punëson gati një të tretën e të punësuarve në bujqësi, rëndësia e vreshtarëve për ekonominë franceze ka rënë. Nga 2000 deri 2020 numri i kantinave të prodhimit të verë ka rënë me 40 përqind, duke arritur në 52330 kantina në vend.

 Zhvillime positive në lindje  

Presioni ekonomik që ushtrohet mbi vreshtarët nuk është i njëjtë në të gjitha rajonet. Ndërkohë në Elsazë vreshtarët kanë zënë me rrush të bardhë 90 përqind të sipërfaqes, në Francën lindore nuk ekziston problem i mbiprodhimit, thotë Manon Tijou nga shoqata e vreshtarëve të atjeshëm, Civa.

Vetëm kur izolimi për shkak të Coronës arriti kulmin, vreshtarët e Elsazës e pranuan ofertën e qeverisë për të dërguar verën për distilim. Për shumë vreshtarë biznesi ishte me humbje, sepse kultivimi i rrushit në këtë rajon është me kosto shumë më të lartë se sa në jug të Francës, dhe dëmshpërblimi nga shteti nuk i mbuloi gjithë kostot. Këtë vit destileritë nuk do të marrin furnizim nga kantinat e verës së Elsazës. Për lënien djerrë të tokave as që bëhet fjalë. Përkundrazi: "Shifrat tona të shitjes janë duke u ngjitur prej vitesh,” thotë Tijou për Deutsche Wellen.

Marrë nga DW

vera bordeaux

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më