All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Mosvënia e sanksioneve dhe marrëveshjet me Rusinë, Kurti: Serbia po zgjedh autokracinë

Gjatë samitit të Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Prishtinë, Kurti tha se në kohën kur Rusia po vazhdon pushtimin e Ukrainës, Serbia ka arritur dy marrëveshje me Moskën, atë për furnizim me gaz edhe për tri vjet, dhe një marrëveshje për koordinim të politikës së jashtme.

25 Tetor 2022, 12:10 Nga d.a.
Mosvënia e sanksioneve dhe marrëveshjet me Rusinë, Kurti: Serbia
Kurti
All - Paragraf - 1

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kritikoi ato që ai i quajti “raporte të ngrohta” midis Serbisë dhe Rusisë, duke thënë se Beogradi po dërgon sinjale se po zgjedh autokracinë.

Gjatë samitit të Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Prishtinë, Kurti tha se në kohën kur Rusia po vazhdon pushtimin e Ukrainës, Serbia ka arritur dy marrëveshje me Moskën, atë për furnizim me gaz edhe për tri vjet, dhe një marrëveshje për koordinim të politikës së jashtme.

“E kemi ditur për një kohë të gjatë se Serbia dëshiron t’i sigurojë të gjitha, edhe armë ruse, edhe investime kineze, fonde evropiane, por edhe tolerancë amerikane. Por, pushtimi rus ka zbuluar diçka të cilës i jemi frikësuar shumë, por nuk e kemi ditur me siguri: ballafaquar me zgjedhje midis demokracisë dhe autokracisë, Beogradi çdo ditë po përçon sinjale të qarta që do ta zgjedhë këtë të fundit”, tha Kurti.

Në maj, Serbia njoftoi se ka arritur marrëveshje për furnizim me gaz rus për tre vjetët e ardhshëm. Beogradi tha se kontrata parasheh blerje të gazit me çmim tri herë më të lirë se gazi i shitur në tregjet evropiane.

Kjo marrëveshje u arrit në kohën kur Rusia nisi ndalimin e dërgesave me gaz për shtetet evropiane, duke rritur çmimet dhe thelluar krizën energjetike. Ndërkaq, në shtator të këtij viti, Serbia dhe Rusia nënshkruan Planin e Konsultimeve midis ministrive të Jashtme për dy vjetët e ardhshëm.

Serbia tha se marrëveshje të tilla Beogradi dhe Moska kanë që nga viti 1996 dhe ato nënshkruhen çdo dy vjet. Por, arritja e kësaj marrëveshjeje u kritikua nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, me Brukselin që shprehu shqetësim për "forcimin" e bashkëpunimit Serbi-Rusi.

Kryeministri Kurti tha se Serbia po refuzon që t’i bashkohet Bashkimit Evropian në vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës për shkak të agresionit ndaj Ukrainës. Ai tha se Serbia paraqet “kërcënim” për paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Po të ishte Rusia demokraci e vërtetë me shumë gjasë nuk do ta sulmonte kurrë Ukrainën. Ngjashëm, po të ishte Serbia demokraci e vërtetë, e jo një shtet me një parti ku opozita nuk ka kurrfarë gjase që të fitojë, nuk do të ishte një kërcënim kaq i madh ndaj paqes afatgjatë në rajonin tonë. Në këtë kuptim, përpjekjet e presidentit [të SHBA-së, Joe] Biden për të promovuar vlera demokratike në gjithë botën mund të shihen si përpjekje për të ruajtur paqen mes kombeve. Në të kundërtën e kësaj, autokratët ia kthejnë shpinën popullit të tyre për ta përqafuar njëri-tjetrin”, tha ai.

Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, por ka mbështetur disa rezoluta në Kombet e Bashkuara që dënojnë Rusinë për pushtimin e Ukrainës.

Në panelin e titulluar: “Rritja e qëndrueshme, prosperiteti dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor” mori pjesë edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i cili tha se SHBA-ja mbështet Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit euro-atlantik.

Duke folur për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, Hovenier tha se ky proces duhet të përmbyllet.

“Ne duam që dialogu të përfundojë dhe që Kosova të jetë pjesë e NATO-s”, tha ai.

Ambasadori amerikan tha se duhet të bëhet më shumë punë për rritjen ekonomike, teksa theksoi se Kosova po përballet me sfida në sektorin ekonomik dhe në tërheqjen e investitorëve të huaj./REL/

albin kurti samiti i ballkanit perendimor ne kosove dialogu kosove-serbi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj