LIVE UPDATES
Bota

Mosmarrëveshjet territoriale rrisin tensionet Greqi-Turqi dhe rrezikun e një konflikti

Greqia vazhdon të modernizojë ushtrinë, duke mbyllur hendekun me rivalin e saj turk, ndërsa tensionet dypalëshe po rriten për shkak të një numri mosmarrëveshjesh territoriale në detin Egje dhe në Mesdhe.

26 Tetor 2022, 19:34 Nga d.a.
Mosmarrëveshjet territoriale rrisin tensionet Greqi-Turqi dhe rrezikun e
anije

TURQI- Tensionet midis Turqisë dhe Greqisë po përshkallëzohen për shkak të një numri mosmarrëveshjesh territoriale. Analistët thonë se dy vendet kanë një histori të gjatë të menaxhimit të tensioneve të tilla. Por, kjo do të vihet në provë me afrimin e zgjedhjeve greke dhe turke, ku të dy udhëheqësit pritet të shfrytëzojnë ndjenjat nacionaliste në fushatë.

Ushtria turke po zhvillon stërvitjet e saj të përvitshme ushtarake jo shumë larg ishujve fqinjë grekë.

Greqia vazhdon të modernizojë ushtrinë, duke mbyllur hendekun me rivalin e saj turk, ndërsa tensionet dypalëshe po rriten për shkak të një numri mosmarrëveshjesh territoriale në detin Egje dhe në Mesdhe.

“Marrëdhëniet aktuale greko-turke në nivel zyrtar, janë jashtëzakonisht të tensionuara, për shkak të ndryshimit të ekuilibrit në Mesdheun Lindor dhe politikës së brendshme të Turqisë, e cila sheh një shkallë të caktuar interesi për të demonstruar një politikë të jashtme nacionaliste të njëanshme”, thotë analistja Senem Aydin-Duzgut nga Universiteti Sabanci.

Duke iu drejtuar mbështetësve në një tubim së fundmi, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se forcat turke mund të hyjnë një natë në ishujt grekë, të cilët Ankaraja ka thënë se duhet të çmilitarizohen.

Ndërkohë, ministri i jashtëm grek Nikos Dendias e krahasoi Turqinë me Rusinë gjatë një vizite të fundit në Ukrainë.

Komentet gjithnjë e më të tensionuara nga të dyja palët, pasojnë inkursionet me avionë luftarakë nga të dyja vendet, të cilat po bëhen një dukuri e rregullt.

“Nëse aeroplanët, anijet detare, ose tanket turke në kufi sulmohen, Turqia do të duhet të hakmerret. Por kjo hakmarrje mund të përshkallëzohet, dhe mund të nxisë fillimin e një lufte të cilën nuk mund ta përfundoni”, thotë këshilltari presidencial turk, Mesut Casin. Por tensionet dhe kërcënimet mes dy anëtarëve të NATO-s nuk janë zhvillime të reja.

Të dy palët po mbajnë kontakte dhe së fundmi ministri turk i mbrojtjes Hulusi Akar ftoi homologun e tij grek Nikolaos Panagiotopoulos për vizitë në Turqi. Vëzhguesit thonë se të dyja vendet janë të afta t’i menaxhojnë tensionet.

“Ka patur aksidente, hapa të gabuar, të cilët fatmirësisht, nuk kanë rezultuar në një konfrontim më të gjerë. Të dyja palët kanë mekanizmat dhe njohuritë për t'u përballur me aksidentet. Nëse nuk ka vullnet politik nga njëra, apo tjetra palë për ta përshkallëzuar çështjen në nivelin e luftës, nuk shoh asnjë mundësi për një aksident”, thotë analisti Serhat Guvenc nga Universiteti Kadir Has.

Por zgjedhjet pritet ta komplikojnë situatën më tej, sepse dy udhëheqësit po përballen me sfida të vështira lidhur me zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

“Është shumë domethënëse, që si në Turqi, ashtu edhe në Greqi do të ketë zgjedhje vitin e ardhshëm. Ato po afrohen dhe dy udhëheqësit pothuajse po përgatisin publikun për një kauzë të mundshme nacionaliste, ose një konfrontim, madje edhe një përballje”, thotë analistja Asli Aydintasbas nga Instituti Brookings.

Turqia dhe Greqia kanë dekada përvojë në menaxhimin e tensioneve dypalëshe. Por kjo do të vihet në provë, ndërsa të dy vendet shkojnë drejt zgjedhjeve./VOA/

tensionet greqi-turqi rexhep taip erdogan mesut casin serhat guvenc

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale