Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme/ SHBA vijon bombardimet, Irani përgjigjet me sulme në shtetet e Gjirit
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Sipas saj, 17 dronët Shahed, të prodhuar në Iran, u përdorën në sulmin ajror rus, por nuk specifikoi se çfarë ndodhi me dy të tjerët.
UKRAINË- Mbrojtja e Ukrainës i ka rrëzuar 15 dronë rusë gjatë një sulmi gjatë natës së 18 gushtit, tha të shtunën Forca Ajrore e Kievit. Sipas saj, 17 dronët Shahed, të prodhuar në Iran, u përdorën në sulmin ajror rus, por nuk specifikoi se çfarë ndodhi me dy të tjerët.
Forcat ruse "sulmuan nga veriu me dronë pa pilotë, të tipit ‘Shahed-136/131’. Gjithsej 17 dronë sulmues u lëshuan nga rajoni i Kurskut", tha Forca Ajrore e Ukrainës në Telegram.
Mbrojtja ajrore u aktivizua në "rajonet veriore dhe qendrore, si dhe në rajonet perëndimore".
“Pesëmbëdhjetë dronë të armikut u shkatërruan nga forcat dhe mjetet e Forcës Ajrore në bashkëpunim me sistemet e mbrojtjes ajrore të përbërësve të tjerë të Forcave të Mbrojtjes të Ukrainës”, tha ajo.
Të dyja palët në konflikt - i cili filloi në shkurt 2022 - kanë raportuar kohët e fundit për sulme të rregullta të dronëve nga ajri dhe deti, në një kohë kur Ukraina është duke e kryer një kundërofensivë që synon rimarrjen e territoreve të kontrolluar nga Rusia.
Rusia i ka shtuar sulmet ndaj porteve të Ukrainës në Detin e Zi dhe Danub, qëkur Moska u tërhoq nga një marrëveshje e cila mundësonte eksportin e sigurt të grurit përmes qendrës së transportit detar. Të premten, Rusia tha se forcat e saj i shkatërruan dronët ukrainas që synonin Moskën dhe flotën e saj të Detit të Zi.
Në vijën e frontit, forcat ukrainase kaluan në bregun lindor të rajonit Herson, i cili ishte pushtuar nga Rusia, dhe zunë pozicione atje, konfirmoi guvernatori i këtij rajoni i emëruar nga Rusia. Të premten, Shtetet e Bashkuara i thanë Danimarkës dhe Holandës se mund t'ia dorëzojnë Ukrainës avionët e tyre luftarakë F-16 kur pilotët ukrainas të trajnohen për t'i përdorur ata, një veprim i mirëpritur si "lajm i madh" nga ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov.
Marrë nga REL
Raketa KINË- Ushtria kineze i ka nisur stërvitjet ushtarake përreth Tajvanit të shtunën si një “paralajmërim i ash...
RUSI- Një shkollë politeknike në Tatarstan të Rusisë, rajon që gjendet rreth 900 kilometra në lindje të Moskës, p...
Samiti në Camp David SHBA- Në një samit të tre vendeve, SHBA, Koresë së Jugut dhe Japonisë u theksua soli...
Tank RUSI- Mbrojtja ajrore e Rusisë rrëzoi një raketë të lëshuar nga Ukraina në hapësirën ...
Delia Dascalu RUMANI- "Vendi yt është në kuzhinë!”, "Vetë e ke fajin, pse vesh këto rroba!”, "A nuk duhet të...
Biden me homologet e tij SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë arritur atë që shumë e konsideronin të pamundur, një takim h...
Femijet KONGO- Më shumë se 8,000 fëmijë nën moshën pesë vjeç u infektuan nga kolera në shtatë...
Mali i Zi MALI I ZI- Banka Qendrore për investimet e huaja në Podgoricë njoftoi se shtetasit rusë janë investitorët më t...
Sulmi UKRAINË- Artileria ruse goditi një fshat në Kherson, në pjesën jugore të Ukrainës, si pasojë e t&e...
F-16 SHBA- SHBA ka miratuar transferimin në Ukrainë të avionëve luftarakë F-16 të prodhimit amerikan nga Danimarka dhe Holand...