Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, që është nën sanksione evropiane, ka kërkuar leje që avioni i tij të fluturojë mbi hapësirën ajrore të Bashkimit Evropian, me qëllim që të marrë pjesë në takimin dyditor në Shkup, që nis të enjten.
RUSI- Rusia tha më 29 nëntor se shtetet perëndimore kanë tentuar që t’ua ndalojnë pjesëmarrjen zyrtarëve rusë në takimin e Këshillit Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, që është nën sanksione evropiane, ka kërkuar leje që avioni i tij të fluturojë mbi hapësirën ajrore të Bashkimit Evropian, me qëllim që të marrë pjesë në takimin dyditor në Shkup, që nis të enjten.
Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë lejuar që avioni i delegacionit rus të kalojë në hapësirën e tyre ajrore, me qëllim që ai të marrë pjesë në takimin e OSBE-së.
Ukraina dhe shtetet e Baltikut kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në takimin e OSBE-së për shkak të pjesëmarrjes së Lavrovit. Këto shtete kanë argumentuar se Rusia nuk duhet të marrë pjesë në takim, për shkak të pushtimit të saj të paprovokuar të Ukrainës.
“Ne shohim përpjekje nga një pjesë e Perëndimit për të bërë gjithçka të mundur që të pengohet pjesëmarrja normale e shtetit tonë në këtë takim”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.
Ajo akuzoi disa shtete – pa ua përmendur emrat – se po kërcënojnë “vetë ekzistencën e organizatës, vetëm që të kënaqin ambiciet e tyre”.
Kur Polonia organizoi takimin e OSBE-së vitin e kaluar, ky shtet nuk i lejoi pjesëmarrjen Lavrovit, gjë që nxiti një reagim të ashpër nga Moska.
Qiejt e Evropës janë të mbyllura për avionët rusë për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, por Bullgaria dhe nikoqirja e takimit, Maqedonia e Veriut, kanë bërë përjashtim vetëm për fluturimin e këtij delegacioni rus.
Vendimi i Shkupit dhe Sofjes nxiti reagim të ashpër ndaj Ukraina, Estonia, Letonia dhe Lituania.
Në takimin në Shkup do të marrë pjesë sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Rusia ka thënë se nuk pritet një takim mes kryediplomatit amerikan dhe atij rus. Ndërkaq, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, tha se nuk do të takohet drejtpërdrejtë me Lavrovin.
Marrë nga REL
Antony Blinken BRUKSEL- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se gjatë takimit në Bruksel të ministrave të Jashtëm t&e...
Tobias Billstrom SUEDI- Turqia i ka thënë Suedisë se pret që të ratifikojë brenda javësh pranimin e Stokholmit n&eu...
Foto Ilustruese RUSI- Dy ditë para se Rusia të niste pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurtin e v...
Gaza GAZA- Ministrat e Jashtëm të Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7) kanë mbështetur zgjatjen e ...
Foto Ilustruese KOSOVË- Autoritetet në Kosovë kanë arrestuar gjashtë persona të cilët dyshohen për prodhim dhe futj...
Foto Ilustruese GJIRI PERSIK- Deri më tani, rezervat e lëndëve djegëse fosile, si nafta dhe gazi, konsideroheshin si garanci ...
Ushtare SARAJEVË- "148 forca speciale ruse dhe oficerë të inteligjencës kanë ardhur në territorin e Republikës...
Foto Ilustruese FINLDANË- Finlanda ka mbyllur përkohësisht të gjitha pikëkalimet kufitare me Rusinë, të cilat p&eum...
Foto Ilustruese JAPONI- Një avion ushtarak i Shteteve të Bashkuara, me tetë persona në bord, u rrëzua në oqean afër ishu...
Pasaportat KOSOVË- Filipi nga Mitrovica e Veriut beson se Qeveria e Kosovës, “për arsye politike”, ka kërkuar nga Komisioni...