LIVE UPDATES
Bota

Nga kozakë deri tek paramilitarë, 148 forca speciale ruse futen në Bosnje & Hercegovinë

A ka vërtet kampe trajnimi për forcat speciale ruse dhe paraxhematin e islamit radikal në Bosnjë-Hercegovinë? Kutinë e Pandorës e hapi ministri i Mbrojtjes.

29 Nëntor 2023, 10:07 Nga I.A
Nga kozakë deri tek paramilitarë, 148 forca speciale ruse futen
Ushtare

SARAJEVË- "148 forca speciale ruse dhe oficerë të inteligjencës kanë ardhur në territorin e Republikës Srpska, RS, në Bosnjë-Hercegovinë. Forcat speciale janë të vendosura në tre hotele në zonën e Laktashit, ndërsa një pjesë e forcave speciale ruse është vendosur në Qendrën e Trajnimit të Forcave Policore të MPB-së së Republikës Srpska në Pale”. Kështu shkruanin disa media vendase.

"Konfirmimi nga disa burime” për këtë informacion u mohua më pas nga Policia Kufitare, e cila konfirmoi se 144 shtetas rusë kanë hyrë në Bosnjë-Hercegovinë, "por kanë plotësuar kushtet e nevojshme për të hyrë në B-H, nuk kanë veshur uniforma dhe shenja ushtarake, e në mesin e tyre ka gra dhe burra të moshave të ndryshme”. 

Bëhej fjalë në fakt për "Don Kozakët", anëtarë të shoqërisë kulturore artistike, e jo siç u spekulua, për forcat speciale ruse dhe spiunë.

Presidenca e BiH po kërkon informacion

Historia e forcave speciale ruse është rihapur në Bosnjë-Hercegovinë dhe është iniciuar nga ministri i Mbrojtjes Zukan Helez. Kjo është arsyeja pse agjenda e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës përfshin informacione rreth kampeve të mundshme në territorin e RS, si dhe grupeve paraushtarake dhe celulave terroriste.

"Është gjithmonë informacion i mbrojtur. Për to nuk flitet publikisht, sepse kushedi se çfarë lloj veprimesh po ndodhin”, tha kryetari i Presidencës së B-H, Zheljko Komshiq, pasi njeriu i parë i mbrojtjes Helez bëri pretendime për ekzistencën e kampeve stërvitore në territorin e RS, të cilat kontrollohen nga rusët.

Presidenca do t'i diskutojë këto çështje, si për këto kampe stërvitore në RS, ashtu edhe për këtë histori për terroristët që gjoja veprojnë dhe jetojnë në Bosnjë-Hercegovinë dhe ne nuk i shohim ata," tha Komshiq, duke theksuar se do të kërkojë zyrtarisht një informacion nga agjencitë e sigurisë së inteligjencës në Bosnjë-Hercegovinës.

Kampet stërvitore ruse në RS ose forcat paralele të vendeve të tjera që veprojnë në B-H janë pohime nga ministri i Mbrojtjes Helez, në një paraqitje në televizionin N1.

Sulm ndaj rendit kushtetues

"Ne kemi të dhëna se ku zhvillohet trajnimi në territorin e Republikës Srpska”, tha Helez, duke përmendur përveç njerëzve nga Rusia edhe strukturat paralele ushtarake që do të ndihmojnë Bosnjë-Hercegovinën.

Nga policia e RS, ata hedhin poshtë pretendimet se ka kampe të paligjshme stërvitore në territorin e saj. Deklarata të tilla, paralajmëron Policia e RS, dëmtojnë seriozisht situatën e sigurisë.

"Politika të tilla ekstreme, radikale, të dhunshme, çojnë në terrorizëm. Ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj Kushtetutës dhe sigurisë së Bosnjë-Hercegovinës”, thotë ministri i Punëve të Brendshme të RS, Sinisha Karan.


Milorad Dodik shumë i afërt me PutininFotografi: Amt Präsident Republik Srpska, Bosnien Herzegowina
E gjithë kjo, përveç reagimeve politike, ka alarmuar edhe Prokurorinë e Shtetit e cila ka hapur një rast të veçantë. "Në kuadër të rastit, ministri do të ftohet të dëshmojë dhe të paraqesë të gjitha informacionet, provat dhe faktet që disponon. Kujtojmë se të gjitha institucionet, bartësit e funksioneve, si dhe qytetarët kanë detyrim ligjor që të raportojnë në institucionet kompetente të gjitha informacionet për veprat e kryera kriminale, si dhe për autorët”, njofton Prokuroria.

A ka njohuri OBA për kampet?

Kohët e fundit, disa politikanë nga Republika Srpskau shkruan kongresmenëve amerikanë, ndër të tjera për situatën e sigurisë në Bosnjë-Hercegovinë. Ata deklaruan se B-H "është një strehë për islamistët radikalë dhe është shtëpia e shumë qelizave të Al-Kaedës dhe ISIL".

Reagimet që erdhën më pas nga përfaqësuesit politikë në Federatën e Bosnjë-Hercegovinës, sipas analistëve, mund të vihen në kontekstin e "kthimit të topit" ndaj pretendimeve për ekzistencën e kampeve stërvitore në territorin e RS-së. Ky sfond është deklarata e ministrit të Jashtëm të Bosnjë-Hercegovinës, Elmedin Konakoviq.

"Pashë deklaratën e kolegut Helez. Sinqerisht, i besoj shumë më tepër vlerësimit të tij sesa letrës së përfaqësuesit të RS drejtuar Kongresit Amerikan se në Bosnjë-Hercegovinë ka degë muxhahedinësh. Unë ftoj institucionet që patjetër t'i kontrollojnë këto akuza, gjithçka duhet të kontrollohet profesionalisht dhe të ketë ekspertizë”, tha Konakoviq.

Tashmë janë kryer kontrolle. Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Bosnjë-Hercegovinës (OBA), ka informuar tashmë Këshillin e Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës me gjendjen. “U dërgua një përgjigje se nuk ka kampe apo formacione paraushtarake”, tha agjencia.

Njeriu i parë i Rogaticës, Milorad Jagodiç, siguron se në këtë territor nuk ka kampe. "Gjithçka është e sajuar, është një gënjeshtër e pastër. Nga një nivel i tillë, si ministri i Mbrojtjes, është e tepërt të paraqesë informacione të tilla të pa verifikuara. Rogaticës dhe marrëdhënieve ndëretnike i është bërë shumë dëm”, thotë Jagodiq.

Dorëheqja e Helezit

Nuk është mirë që ministri i Mbrojtjes të dalë publikisht me informacione të pakonfirmuara, thotë analisti ushtarak Gjuro Kozar. Sa i përket kampeve, Kozar thotë se në RS ka forma të "stërvitjes së njësive të xhandarmërisë”. Por, shton ai, stërvitjet që janë zhvilluar kanë ngritur pyetje, pse janë mbajtur në ato vende.

"Tani i takon ministrit Helez të paraqesë informacionet shtesë, nëse ka, dhe të shpjegojë pretendimet e tij. Por jam shumë i sigurt se OBA nuk ka të dhëna se kush dhe si janë trajnuar në Rogaticë dhe Magliq dhe më gjerë”, thotë Kozar.

Këtë javë duhet të jetë në seancë edhe Komiteti për Sigurinë e Asamblesë Kombëtare të RS, i cili gjithashtu do të kërkojë informacione për ekzistencën e këtyre kampeve si dhe informacione për sigurinë e përgjithshme. Deri atëherë përfaqësuesit serbë në Këshillin e Ministrave do të kërkojnë dorëheqjen e Helezit.

Marrë nga DW

bosnje & hercegovinë

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet