Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Armëpushimi aktual mes Izraelit dhe Hamasit, grup radikal që udhëheq me Gazën, është armëpushimi i parë pas shtatë javësh luftë, që ka rrafshuar Rripin e Gazës dhe ka lënë të vrarë mbi 15.000 persona, sipas zyrtarëve shëndetësorë në këtë territor.
GAZA- Ministrat e Jashtëm të Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7) kanë mbështetur zgjatjen e mëtejme të ndalimit aktual të luftimeve në Gazë. Përmes një deklarate për media, G7 tha se pauzat e reja të armëpushimit do të duhej të përfshinin edhe rritjen e ndihmës dhe lehtësimin për lirimin e të gjitha pengjeve të marra nga Hamasi – grupi militant palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
“Çdo përpjekje duhet të bëhet duke u siguruar mbështetja humanitare për civilët... Ne mbështesim zgjatjen e mëtejme të kësaj pauze dhe pauzat e ardhshme duhet të lejojnë që ndihma të rritet dhe të lehtësohet lirimi i të gjitha pengjeve”, u tha në deklaratën e përbashkët të ministrave të Jashtëm të G7-s.
Armëpushimi aktual mes Izraelit dhe Hamasit, grup radikal që udhëheq me Gazën, është armëpushimi i parë pas shtatë javësh luftë, që ka rrafshuar Rripin e Gazës dhe ka lënë të vrarë mbi 15.000 persona, sipas zyrtarëve shëndetësorë në këtë territor. Lufta Izrael-Hamas u nxit pasi grupi radikal palestinez sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor, duke vrarë 1.200 persona dhe duke zënë peng afër 240 të tjerë.
Armëpushimi aktual parasheh lirimin e pengjeve nga Hamasi në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë nga Izraeli. Në deklaratën e G7-s po ashtu u mirëprit lirimi i pengjeve nga Hamasi. Hamasi ka liruar edhe 12 pengje të tjera më 28 nëntor, ndërkaq Izraeli ka liruar 30 të burgosur palestinezë. Armëpushimi aktual pritet të përfundojë të enjten. Numri i përgjithshëm i pengjeve të liruara që nga e premtja – kur nisi armëpushimi – është 81, ndërkaq Izraeli ka liruar 180 të burgosur.
“Ne si G7 bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjitha pengjeve”, u tha në deklaratën e G7-s.
Në deklaratë po ashtu u theksua “e drejta e Izraelit për të mbrojtur veten dhe popullin e tij”, por po ashtu u tha se është e rëndësishme “që të mbrohen civilët dhe të respektohen ligjet ndërkombëtare”. Ministrat e G7-s thanë po ashtu se janë të përkushtuar për krijimin e një shteti palestinez përmes zgjidhjes me dy shtete. Ata po ashtu kërkuan që të mos lejohet që konflikti të përshkallëzohet edhe më tej. Në G7 bëjnë pjesë: Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian.
Marrë nga REL
Foto Ilustruese KOSOVË- Autoritetet në Kosovë kanë arrestuar gjashtë persona të cilët dyshohen për prodhim dhe futj...
Foto Ilustruese GJIRI PERSIK- Deri më tani, rezervat e lëndëve djegëse fosile, si nafta dhe gazi, konsideroheshin si garanci ...
Ushtare SARAJEVË- "148 forca speciale ruse dhe oficerë të inteligjencës kanë ardhur në territorin e Republikës...
Foto Ilustruese FINLDANË- Finlanda ka mbyllur përkohësisht të gjitha pikëkalimet kufitare me Rusinë, të cilat p&eum...
Foto Ilustruese JAPONI- Një avion ushtarak i Shteteve të Bashkuara, me tetë persona në bord, u rrëzua në oqean afër ishu...
Pasaportat KOSOVË- Filipi nga Mitrovica e Veriut beson se Qeveria e Kosovës, “për arsye politike”, ka kërkuar nga Komisioni...
Foto Ilustruese TIRANË- Madhësia e borxhit në vlerë dhe rritja e normave të interesit i ka bërë më të larta sh...
foto ilustruese KATAR- Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Zbulimit (CIA-s), William Burns si dhe ai i Agjencisë izraelite të Zbuli...
foto ilustruese SHBA-Imazhet nga lufta midis Izraelit dhe Hamasit kanë ilustruar gjallërisht dhe me dhimbje potencialin e inteligjencës arti...
ministrat e jashtëm BRUKSEL- Ministrat e Jashtëm të NATO-s, po diskutojnë tensionet në Ballkanin Perëndimor, mes thirrjeve p&...