Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Më 11 korrik të vitit 1995, serbët e Bosnjës sulmuan Srebrenicën, duke detyruar paqeruajtësit ndërkombëtarë të tërhiqeshin nga zona e shpallur si e sigurt.
SREBRENICË- Masakra në Srebrenicë është momenti më i përgjakshëm i luftës në Bosnjë e Hercegovinë. Shpërbërja e ish Jugosllavisë i hapi rrugën pasioneve nacionaliste dhe ambicieve territoriale të serbëve të Bosnjës, duke u kthyer kundër dy grupeve tjera kryesore etnike, kroatëve dhe boshnjakëve myslimanë.
Më 11 korrik të vitit 1995, serbët e Bosnjës sulmuan Srebrenicën, duke detyruar paqeruajtësit ndërkombëtarë të tërhiqeshin nga zona e shpallur si e sigurt. Ata ndanë të paktën 8,000 burra dhe djem nga bashkëshortet, nënat dhe motrat e tyre dhe i vranë.
Ata që u përpoqën të ikin u ndoqën nëpër pyjet dhe malet që rrethojnë qytetin. Më pas, autorët e vrasjeve hodhën trupat e viktimave në varre masive, të hapura me shpejtësi, të cilat më vonë i rihapën me buldozerë dhe i shpërndanë mbetjet mortore nëpër varreza të tjera për të fshehur gjurmët e krimeve të tyre të luftës.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, gjykata më e lartë e Kombeve të Bashkuara, në vitin 2007 shpalli vendimin që aktet e kryera në Srebrenicë nga forcat serbe në Bosnjë përbënin gjenocid.
Serbia dhe serbët e Bosnjës e mohojnë se ngjarjet në Srebrenicë janë gjenocid, përkundër faktit që një përfundim i tillë është përcaktuar në dy gjykata të Kombeve të Bashkuara.
Udhëheqësi politik i serbëve të Bosnjës gjatë luftës Radovan Karaxhiç dhe komandanti i tij ushtarak Ratko Mladiç u dënuan për gjenocid në Srebrenicë nga Gjykata e posaçme e OKB-së për krime lufte në Hagë.
Gjatë këtij viti, Kombet e Bashkuara miratuan një rezolutë që caktoi një datë për të përkujtuar gjenocidin e vitit 1995.
Masakra në Srebrenicë është rasti i parë i gjenocidit në Evropë pas Holokaustit, vrasjes së 6 milionë hebrenjve dhe pjesëtarëve të tjerë të pakicave nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore./VOA
KINË- Kina akuzoi NATO-n të enjten se kërkon siguri në kurriz të të tjerëve dhe i bëri thirrje aleancës që t...
Foto ilusruese KOSOVË- Zyrtarë të lartë të Kosovës paralajmërojnë se Serbia po përgatitet për sulm apo pr...
Foto ilustruese BOSNJE-HERCEGOVINA- Në Srebrenicë më 11 korrik është shënuar 29-vjetori i gjenocidit, që u krye nga forc...
Foto ilustruese FRANKFURT- Gjurmuesi i faqes së internetit Indeed ka arritur në vlerën 4.2%, nga 3.5%. Rritja e pagave në Eurozonë...
Ramush Haradinaj KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka quajtur kriminel kryeministrin Al...
pamje nga ngjarja FRANCË- Katedralja e qytetit të Rouen në Francë është përfshirë ditën e sotme nga flak&...
pamje nga ngjarja SHBA- Një pasagjere në një fluturim të United Airlines nga Miami në Newark humbi kontrollin ...
Seanca KOSOVË- Autori i vrasjes së Marigona Osmanit, Dardan Krivaqa ka deklaruar se ai dhe tani e ndjera kanë qenë përdorues t&eum...
Marshimi i Paqes BOSNJE-HERCEGOVINA- "Marshi i paqes është diçka që ne, fëmijët e luftëtarëve të Srebre...
Yazmeen Williams. SHBA- Një person u akuzua për vrasje pasi hodhi trupin e pajetë të një gruaje në një trotuar n&eu...