Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor, që shihen si pengesë e madhe për një paqe afatgjatë, vazhdimisht dënohen nga Kombet e Bashkuara dhe cilësohen si të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.
IZRAEL- Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, u zotua se do të ndërtojë një “shtet hebre izraelit” në Bregun e pushtuar Perëndimor. Këto deklarata ministri izraelit i bëri një ditë pasi Qeveria e Izraelit njoftoi për krijimin e 22 vendbanimeve të reja në territorin palestinez.
Vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor, që shihen si pengesë e madhe për një paqe afatgjatë, vazhdimisht dënohen nga Kombet e Bashkuara dhe cilësohen si të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar. Vendimi i së enjtes i Qeverisë izraelite po ashtu u përball me kritika të ashpra nga jashtë.
“Kjo është një përgjigje e vendosur ndaj organizatave terroriste që po tentojnë të dëmtojnë dhe dobësojnë kontrollin tonë ndaj kësaj toke dhe po ashtu është një mesazh i qartë për [presidentin e Francës, Emmanuel] Macron dhe bashkëpunëtorët e tij: ata do të njohin në letër shtetin palestinez, por ne do të ndërtojmë, këtu, në këtë tokë, një shtet hebre izraelit”, citohet të ketë thënë Katz, sipas një njoftimi të lëshuar nga zyra e tij.
“Ajo letër do të hidhet në koshin e plehrave të historisë dhe shteti i Izraelit do të lulëzojë dhe përparojë”, shtoi ai.
Këto deklarata ai i ka bërë gjatë vizitës në vendbanimin Sa-Nur në veri të Bregut Perëndimor. Kolonët nga Sa-Nur ishin evakuuar më 2005 si pjesë e mosangazhimit të Izraelit nga Gaza. Izraeli e ka pushtuar Bregun Perëndimor që nga viti 1967.
Gjatë një vizite në Singapor të enjten, presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se njohja e një shteti palestinez, nën disa kushte, ishte “jo vetëm obligim moral, por edhe nevojë politike”.
Një konferencë ndërkombëtare, që synon ringjalljen e idesë të zgjidhje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez, pritet të mbahet në qershor në selinë e OKB-së në Nju Jork.
Në prill, Macron kishte deklaruar se Franca mund ta njohë një shtet palestinez në muajin qershor.
Pas njoftimit të Izraelit për vendbanime të reja, Britania e cilësoi këtë lëvizje si “pengesë të qëllimshme” ndaj shtetësisë palestineze, ndërkaq zëdhënësi i shefit të OKB-së, Antonio Guterres, tha se ky vendim i shtyu përpjekjet për zgjidhjen me dy shtete “në drejtimin e gabuar”./REL
foto ilustruese SHBA- Një mesazh i qartë dhe i ashpër nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump drejtuar udhëheqjes iraniane...
Russell Brand LONDËR- Russell Brand është shpallur i pafajshëm për të gjitha akuzat që përfshinin përdhunim, s...
peskov,putin RUSI- Kremlini hodhi poshtë sot propozimin e Turqisë për të mbajtur një takim midis Vladimir Putin,&nb...
foto ilustruese TURQI- Ankaraja po tregon shenja të uljes së tensioneve në luftën ruso-ukrainase, me Ministrin e Jashtëm turk ...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nisur një sulm të ri ndaj Kinës. Përmes një postimi n...
fotot ilustruese UKRAINË- Rusia ka kryer një sulm të madh me dronë në Harkiv të Ukrainës, teksa i dërguari i posa&c...
pamje nga vendngjarja GREQI- Mot i keq ka përfshirë Heraklionin e Kretës në orët e fundit me stuhi të forta, reshje t&e...
Donald Trump dhe Susie Wiles SHBA- Këshilltarja kryesore e Donald Trump, Susie Wiles ka rënë preh e hakerave, që depërtu...
Vladimir Putin dhe Aleksadër Vuçiç SERBIA- Serbia dhe Rusia do ta kryejnë një hetim të përbashkët për at&e...
fotot ilustruese FRANCË- Ministrja e Shëndetësisë franceze Catherine Vautrin tha se Franca do të ndalojë pirjen e d...