17 Tetor 2023, 13:46
Nga a.l
Oliver Varhelyi
BRUKSEL- Një grup eurodeputetësh nga grupet e të Gjelbërve, Socialistëve dhe Demokratëve e të Majtës në një letër të hapur drejtuar Presidentit të Komisionit Evropian kërkojnë dorëheqjen e Komisionerit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi.
Letra bën thirrje që Varhelyi të “dorëheqet” ose “të shkarkohet” për tejkalimin e mandatit të tij, pasi njoftoi një ngrirje të ndihmës për palestinezët pa u konsultuar me qeveritë e BE-së.
Thuhet se komisioneri europian Varhelyi nuk ka kompetencë të vendosë për këtë në mënyrë të njëanshme dhe as ta shpallë zyrtarisht në llogaritë e tij në rrjetet sociale dhe se vendimi nuk është marrë në procesin e duhur.
Raportohet gjithashtu se shumë kërkuan dorëheqjen e tij në shkurt, pasi ai u tha eurodeputetëve në seancën plenare të Parlamentit Evropian se ata ishin “idiotë”.
“Fyerjet që Várhelyi u drejton institucioneve të BE-së dhe funksionimit të tyre demokratik nuk miratohen. Prandaj i kërkojmë komisionerit të japë dorëheqjen ose të shkarkohet”, thuhet në letër.
Letra e hapur për Ursula von der Leyen do të dorëzohet gjatë ditës së sotme, është konfirmuar për portalin e Brukselit në zyrën e eurodeputetit francez Munir Saturi, i cili është një nga nënshkruesit. Projektletra drejtuar kreut të Komisionit është nënshkruar nga 12 eurodeputetë. /N1
oliver varhelyi
Bota
17 Tetor 2023, 13:37
a.l
Izarel
IZRAEL- Një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim hu...
Bota
17 Tetor 2023, 13:28
r.ll
foto ilustruese
BRITANI- Mbretëria e Bashkuar i ka kërkuar Izraelit që të lejojë ujë në Gaza pasi furnizimet kanë f...
Bota
17 Tetor 2023, 13:17
r.ll
GAZA- Njerëzit në jug të Gazës po kërkojnë sërish mes rrënojave sot pasi sulme të tjera goditën ndërtes...
Bota
17 Tetor 2023, 13:15
A.B
Pallati
FRANCË -Pallati i Versajës detyrohet sërish të mbyllë dyert. Ndërsa Franca është në alarm "sulmi urgje...
Bota
17 Tetor 2023, 13:15
a.l
Izrael
IZRAEL- Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut ka thënë se rrethimi i Gazës nga Izraeli dhe ...
Bota
17 Tetor 2023, 12:50
r.ll
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se hetimet e deritanishme të kryera nga autoritetet vendore, të mbës...
Bota
17 Tetor 2023, 12:27
a.l
Izrael
IZRAEL- Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se Izraeli është i shqetësuar për situatën humanitare në...
Bota
17 Tetor 2023, 11:46
a.l
Tel Aviv
IZRAEL- Sirena për sulme ajrore janë dëgjuar në Tel Aviv, aty ku do të mbahej takimi i sekretarit amerikan të shteti...
Bota
17 Tetor 2023, 11:28
a.l
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vendosur të mos dekretojë kryeprokurorin e ri, Blerim Isufaj. Kë...
Bota
17 Tetor 2023, 11:18
a.l
Takimi
KOSOVË- Zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, ka konfirmuar të martë...