Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Bota
"Me kohën gjaku bie dhe dhimbja zvogëlohet"/ Pamje të rënda gjatë kryqëzimit të pjesëmarrësve në 'Kryqëzimi i Jezu Krishtit' në Filipine (FOTO)
Kjo ceremoni, e cila ka qenë traditë prej 36 vitesh, arrin kulmin e saj me kryqëzimin e pjesëmarrësve, të cilët ftohen të fshikullohen dhe kryqëzohen për të treguar besimin e tyre të Premten e Madhe.
18 Prill 2025, 18:44Nga M.L
Foto ilustruese
FILIPINE- Qindra katolikë dhe turistë u mblodhën në San Pedro Cucuta, në provincën Pambanga të Filipineve, për të parë një zakon të veçantë fetar; rishfaqjen e Kryqëzimit të Jezu Krishtit. Kjo ceremoni, e cila ka qenë traditë prej 36 vitesh, arrin kulmin e saj me kryqëzimin e pjesëmarrësve, të cilët ftohen të fshikullohen dhe kryqëzohen për të treguar besimin e tyre të Premten e Madhe.
Këtë vit, Ruben Enadze, 64-vjeçari, u kryqëzua për herë të 36-të. Kjo ceremoni, e përsëritur çdo vit, është kthyer në një akt përkushtimi të thellë fetar për Enatzen. Pjesëmarrësit, të veshur si ushtarë romakë, godasin me çekiç në pëllëmbët e besimtarëve.
"Pesë sekondat e para ishin shumë të dhimbshme. Me kalimin e kohës dhe gjaku bie, dhimbja zvogëlohet dhe unë mund të qëndroj në kryq për më gjatë," tha Enadze për Reuters.
Ky zakon i veçantë, edhe pse shpesh i diskutueshëm, është pjesë e traditës së Javës së Shenjtë në Filipine, një vend ku 80% e 110 milionë banorëve janë katolikë. Përveç kryqëzimit, ka praktika të tjera, si vetëflagjelimi me kamxhik bambuje, me qëllim shlyerjen e mëkateve. Edhe pse Kisha Katolike në Filipine ka shprehur kundërshtime, duke argumentuar se lutja dhe pendimi i sinqertë mjaftojnë për të nderuar Kreshmën, besimtarët vazhdojnë të ndjekin këtë zakon të veçantë.