LIVE UPDATES
Bota

“Më dukesh e mirë”/E mitura ra pre e trafikimit, u abuzua për mbi një muaj. U mashtrua në një festë

Problemi kryesor në familjen e saj ishin kushtet e vështira ekonomike. Kjo po i shkaktonte stres të madh psikologjik kësaj adoleshenteje, pasi, siç thotë, secila kërkesë e saj “dukej si kërkesë luksi”.

30 Korrik 2022, 15:47 Nga k.m.
“Më dukesh e mirë”/E mitura ra pre e trafikimit, u abuzua
Foto ilustruese

“Po më dukesh vajzë e mirë dhe dua të të ndihmoj,”- ky ishte premtimi që i ishte bërë vajzës me inicialet A.H., 15 vjeçe, nga një burrë më i vjetër.Ajo çfarë pësoi pas kësaj, sipas A.H., do të çonte në eksperiencën më të rëndë të jetës së saj.

Në një rrëfim për Radion Evropa e Lirë, kjo vajzë që tani është 18-vjeçare tregon se si ra pre e mashtrimit, u trafikua dhe u dhunua seksualisht për disa javë. A.H. nga Kosova në atë kohë jetonte me prindërit dhe vëllain e saj.

“Si fëmijë, kujtoj zhurma, konflikte, e shumë pak momente gëzimi”, tregon ajo.

Problemi kryesor në familjen e saj ishin kushtet e vështira ekonomike. Kjo po i shkaktonte stres të madh psikologjik kësaj adoleshenteje, pasi, siç thotë, secila kërkesë e saj “dukej si kërkesë luksi”.

“Rrethi im, me të cilin shoqërohesha, më shtynte çdo herë rreth lakmisë e nevojës për një jetë pa vështirësi ekonomike”, thotë A.H.

Për këto probleme ajo i ishte rrëfyer në detaje edhe një personi më të moshuar se ajo, që e takoi gjatë një feste me shoqërinë e saj. Pas premtimit se do t’i ndihmojë, A.H kaloi natën me të.

“Më kujtohet mëngjesi i tmerrshëm mbas asaj nate kur më tha zgjohu e hajde se po të pret dikush. Kur e pyeta se kush, më tha ‘shpejt e kupton’”, tregon ajo.

Pas kësaj, ajo thotë se ai burrë ia kishte marrë telefonin duke e kërcënuar se çdo veprim kundërshtimi do t’i kushtonte familjes së saj. A.H. thotë se ishte dërguar në “një banesë të vogël e të ndotur”, ku më pas për një muaj e gjysmë u detyrua të kryej marrëdhënie seksuale me burra që pretendonin se kishin paguar për atë punë.

“Për një muaj e gjysmë [qëndrova] e mbyllur dhe shumë herë pa vetëdije, e torturuar dhe e maltretuar”, rrëfen ajo.

Pas kësaj eksperience, ajo kishte arritur të largohej. Thotë se është ndier keq emocionalisht, duke kaluar periudha ankthi e stresi. Ajo arriti të marrë ndihmë e të strehohej në një qendër e cila merret me mbrojtjen e viktimave të trafikimit.

“Seancat me psikologë klinikë, programet e ndryshme psiko- sociale, edukative arsimore dhe shëndetësore, programet e vetëdijesimit më kanë ndihmuar që sot të mendoj jetën me një këndvështrim tjetër”, thotë A.H.

A.H. ka arritur që rastin ta procedojë në organet gjyqësore dhe ndonëse nuk jep detaje, ajo lë të kuptojë se drejtësia në rastin e saj ka arritur në vend. Megjithatë, shumë viktima tjera të trafikimit në Kosovë ende presin drejtësi.

Më 30 korrik shënohet Dita Ndërkombëtare Kundër Trafikimit të Njerëzve. Këtë vit, Kombet e Bashkuara e shënojnë këtë ditë duke u fokusuar në rolin e teknologjisë moderne, si një mjet që mund të mundësojë dhe pengojë trafikimin e qenieve njerëzore.

“Dënime të ulëta për trafikuesit”

Raportet ndërkombëtare nuk e radhisin lart Kosovën sa i përket luftimit të trafikimit me qenie njerëzore. Sipas një raporti të Departamenti amerikan i Shtetit për vitin 2021, të publikuar më 19 korrik, ndër problemet kryesore theksohen “dënimet e ulëta për trafikantët”.

“Gjykatësit vazhduan të shqiptojnë dënime nën kufirin minimal prej pesë vjetësh heqje lirie”, thuhet në raport.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, “kushdo që merr pjesë në trafikimin e njerëzve dënohet me gjobë dhe me burgim prej pesë deri në 12 vjet”. Sipas të dhënave që Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka dhënë Radios Evropa e Lirë, aktualisht janë 70 lëndë të pazgjidhura lidhur me trafikimin me njerëz, ndërsa tani për tani 188 persona akuzohen për këtë vepër.

Në gjashtëmujorin e këtij viti, sipas KGJK-së, 10 persona janë dënuar me burgim dhe katër persona janë dënuar me gjobë. Ata nuk janë përgjigjur në atë se sa vite burgim janë shqiptuar në këto raste. Ndërkohë, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, vetëm deri në qershor të këtij viti janë identifikuar nëntë viktima të trafikimit. Sipas raportit të DASH-it, gjatë vitit 2021, një gjykatës ka dënuar një trafikant me pesë vjet heqje lirie, katër trafikantë u dënuan me tre vjet, një u dënua me dy vjet me kusht dhe me një gjobë prej 300 eurosh.

Raporti i DASH-it, ndërkohë e portretizon më mirë mbrojtjen e viktimave të trafikimit në Kosovë. Sipas këtij raporti, “janë rritur përpjekjet për mbrojtjen e këtyre viktimave”. Ministria e Financave, në kuadër të së cilës funksionon edhe Departamenti i Politikave Sociale, ka thënë për REL-in se “mbështet sektorin joqeveritar që punon direkt në mbrojtjen dhe trajtimin e viktimave të trafikimit”. Sipas saj, në periudhën janar-dhjetor 2021, në dy strehimore, gjegjësisht strehimoren shtetërore dhe Qendrën për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, janë strehuar gjithsej 27 viktima. Në mesin e tyre 24 ishin fëmijë dhe 13 të rritur. Shumica e viktimave ishin gra, ndërsa vetëm një ishte burrë.

Ndihmën e profesionistëve përmes strehimoreve po e sheh si shumë të rëndësishme edhe A.H., e cila thotë se këtë ndihmë duhet ta kërkojë secila viktimë.

“Të kërkojnë ndihmë…të gjejnë forcë brenda vetes. Të mos besojnë lehtë dhe të vetëdijesohen që rrugët problematike sjellin pasoja”, porosit ajo./REL

kosove

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet