LIVE UPDATES
Bota

Sa janë të fuqishme argumentet e Serbisë kundër sanksioneve ruse?

Edhe pse anëtarësimin në BE e ka bërë qëllim të sajin strategjik, Serbia është i vetmi vend në Ballkan që nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

30 Korrik 2022, 14:52 Nga I.A
Sa janë të fuqishme argumentet e Serbisë kundër sanksioneve
Vladimir Putin dhe Aleksander Vucic

SERBI- Paralajmërimet gjithnjë e më të zëshme të Perëndimit se Serbia nuk mund të luajë më në kartën “edhe Bashkimi Evropian, edhe Rusia”, deri më tash nuk kanë pasur efekt. Edhe pse anëtarësimin në BE e ka bërë qëllim të sajin strategjik, Serbia është i vetmi vend në Ballkan që nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Ku e bazojnë zyrtarët serbë një qëndrim të tillë?

Edhe pse ata shpesh flasin me tone të paharmonizuara, kryetari i Qeverisë krahinore të Vojvodinës dhe zyrtar i lartë i Partisë Përparimtare Serbe në pushtet, Igor Miroviq, i ka paraqitur argumentet e tij në një deklaratë me shkrim më 22 korrik. Ka qenë ajo përgjigje ndaj deklaratës së kryetarit të Partisë opozitare për Liri dhe Drejtësi, Dragan Gjillas, i cili ka vlerësuar se “Serbia duhet t’i vendosë sanksione Rusisë”.
 Radio Evropa e Lirë ka verifikuar saktësinë e pretendimeve të Miroviqit.

“Duke kuptuar pjesërisht shqetësimin e Dragan Gjillasit për zhvillimin ekonomik në periudhën e ardhshme, i cili mund të ngadalësohet për faktin se shumica e investimeve direkte vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian... vendosja e sanksioneve [Rusisë] do t’i shkaktonte Serbisë në afat të gjatë dëme të mëdha politike dhe akoma më të mëdha ekonomike...”, ka thënë Miroviq.

Përmasat e dëmit të mundshëm ekonomik, që do të shkaktohej nga vendosja e sanksioneve kundër Rusisë, është vështirë të përcaktohen me saktësi.

Megjithatë, vlerësimet e Miroviqit bien ndesh me atë që ka thënë më 15 maj presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njëherësh udhëheqës i Partisë Përparimtare Serbe në pushtet. Në atë kohë, ai ka thënë për Televizionin Prva se “jeta do të ishte dhjetë herë më e mirë” sikur Serbia t’i vendoste sanksione Rusisë, por “Serbia nuk do ta bëjë këtë, sepse udhëheq një politikë të pavarur”.


Bashkimi Evropian është partneri më i madh tregtar i Serbisë.

Sipas të dhënave të Institutit Republikan të Serbisë për vitin 2021, vendet anëtare të BE-së përbëjnë 60.3 për qind të tregtisë së jashtme të mallrave, përkatësisht 64.5 për qind të eksporteve dhe 57.2 për qind të importeve totale.

Në të njëjtën kohë, 3.9 për qind e eksporteve serbe kanë shkuar në Rusi, ndërsa Serbia ka importuar nga Rusia 5.3 për qind të mallrave.

Pretendim i saktë është se Serbia ka më së shumti investime të huaja direkte nga vendet e Bashkimit Evropian - mbi 1.8 miliard euro vetëm në vitin 2021, tregojnë të dhënat e Bankës Kombëtare të Serbisë. Për të njëjtën periudhë, nga Rusia në Serbi janë investuar 162.2 milionë euro.

Në të njëjtën kohë, në fushën e energjisë, Serbia mbështetet kryesisht te Rusia - gjithë sasinë e gazit e importon nga ai vend.

Përveç në burimet e energjisë, Serbia llogarit edhe në mbështetjen e Rusisë në lidhje me Kosovën, pavarësinë e së cilës nuk e njeh.


Deri më tani, askush nga Rusia nuk ka dalë publikisht me mesazhin se vendosja e sanksioneve nga Serbia, do të nënkuptonte humbjen e kësaj mbështetjeje.


“Tensionet politike në vend do të rriteshin, duke marrë parasysh se shumë qytetarë, pavarësisht interesave, thjesht e shohin atë si vepër në kundërshtim me moralin...”, ka thënë Miroviq.

Shumica e qytetarëve serbë e perceptojnë Rusinë si një vend mik, siç tregon edhe hulumtimi i fundit i Qendrës Kërkimore dhe Botuese “Demostat”, i kryer në qershor të këtij viti.

Shumica e të anketuarve, 80 për qind e tyre, kanë thënë se besojnë se Serbia nuk duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Vetëm nëntë për qind e tyre kanë thënë se besojnë se Serbia duhet ta bëjë këtë.

“Shumë qytetarë i shohin sanksionet si një akt që bie ndesh me një aleancë të gjatë dhe të drejtuara kundër asaj që na ka mbështetur në momente shumta të vështira të historisë moderne. Vetëm kujtojeni veton [ruse] mbi rezolutën britanike për Srebrenicën në Kombet e Bashkuara”, ka thënë Miroviq.

Është e vërtetë se, në vitin 2015, Rusia ka bllokuar miratimin e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Srebrenicën. Rezoluta, e cila ka dënuar gjenocidin e kryer nga forcat serbe më 1995, është propozuar nga Britania e Madhe dhe është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Evropian.

Nga ana tjetër, gjatë viteve 1990, Republika e atëhershme Federale e Jugosllavisë (RFJ), e cila ka përfshirë edhe Serbinë, është përballur me sanksione të mëdha ndërkombëtare. Gjatë asaj periudhe, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar tri rezoluta që, ndër të tjera, kanë paraparë masa ndëshkuese ndaj RFJ-së së atëhershme. Në mesin e nënshkruesve të atyre rezolutave ka qenë edhe Rusia.

“Nuk ka asnjë tregues se do të marrim ndonjëherë diçka konkrete, të prekshme dhe reale, sa i përket anëtarësimit në BE, përveç disa copave të vogla të karotave”, ka thënë Miroviq.


“Bashkimi Evropian është donatori më i madh në Republikën e Serbisë. Nga viti 2001, BE-ja, përmes disa instrumenteve dhe fondeve të ndryshme, ka dhënë më shumë se tri miliardë euro grante për Republikën e Serbisë, për ta mbështetur në reforma”, thuhet në ueb-faqen e Ministrisë serbe për Integrime Evropiane.

Serbia vetë e ka bërë anëtarësimin në BE si synim strategjik. Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) midis Serbisë dhe BE-së ka hyrë në fuqi në vitin 2013. Disa nga përfitimet që ka Serbia nga kjo marrëveshje, janë: liberalizimi i vizave, çmimet më të ulëta të produkteve, qasja në tregun prej 490 milionë konsumatorësh të BE-së, tërheqja e investitorëve të huaj, si dhe mundësia e shfrytëzimit të fondeve më të mëdha të BE-së.

“Vendosja e sanksioneve kundër Rusisë do të nënkuptonte investim politik në rrugën evropiane pa rezerva, pa shprehur interesat tona të qarta në atë rrugë, njohje e pavarësisë së Kosovës në mënyrë indirekte...”, ka thënë Miroviq.

Asnjë pako e sanksioneve që Bashkimi Evropian i ka vendosur Rusisë dhe në të cilën ka ftuar Serbinë të bashkëngjitet, nuk përmban ndonjë gjë që lidhet me pavarësinë e Kosovës. Sanksionet shënjestrojnë ekonominë ruse, ndërsa janë vendosur edhe ndaj individëve, përfshirë presidentin rus, Vladimir Putin, dhe zyrtarë të rrethit të tij të ngushtë.

Marrë nga REL

vladimir putin aleksander vucic

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet