LIVE UPDATES
Bota

McCarthy: Negociatorët janë më afër një marrëveshjeje për krizën e borxhit, por ende nuk ka marrëveshje

Ai tha se ende nuk mund të thotë një afat kohor për të arritur kompromisin përfundimtar që do të rriste kufirin e huamarrjes së vendit dhe do të shmangte një falimentim katastrofik.

27 Maj 2023, 22:11 Nga I.A
McCarthy: Negociatorët janë më afër një
Kevin McCarthy

SHBA- Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy tha të shtunën se negociatorët republikanë ishin “më afër një marrëveshjeje” që do të zgjidhte krizën e borxhit, por se ende nuk kishin arritur një marrëveshje me Presidentin Joe Biden.

Ai tha se ende nuk mund të thotë një afat kohor për të arritur kompromisin përfundimtar që do të rriste kufirin e huamarrjes së vendit dhe do të shmangte një falimentim katastrofik. Negociatorët e Shtëpisë së Bardhë u larguan nga Kapitoli pas orës 2 të mëngjesit dhe u rikthyen disa orë më vonë.

“Do ta kemi marrëveshjen kur ajo të bëhet siç duhet”, tha zoti McCarthy, ndërsa mbërriti në Kongres.

Presidenti Joe Biden gjithashtu tha të premten në mbrëmje se negociatorët kanë përafruar qëndrimet.

Të dyja palët kanë sugjeruar se një nga pengesat kryesore është përpjekja e Partisë Republikane për të shtrënguar parakushtet ekzistuese për ata që marrin ndihma qeveritare, një synim i vjetër republikan që demokratët e kanë kundërshtuar me forcë. Shtëpia e Bardhë tha se propozimet republikane ishin “mizore dhe të pakuptimta”.

Një nga negociatorët republikanë, ligjvënësi i Luizianës, Garret Graves, tha se “nuk kishte asnjë shans” që republikanët të tërhiqeshin për këtë çështje. Amerikanët dhe bota po ndjekin me ankth negociatat në Uashington që mund ta fusnin ekonominë amerikane në kaos.

Nëse nuk arrihet rritja e kufirit të huamarrjes që tani ka arritur në 31 trilionë dollarë, për të paguar faturat e vendit, kjo do të shkaktonte valë tronditëse në Shtetet e Bashkuara dhe ekonominë globale. Pensionistët në ankth dhe të tjerë po bënin tashmë plane emergjente për pagesat që kanë frikë se nuk do i marrin. Pagesat e radhës të Sigurimeve Shoqërore priten të kryhen javën e ardhshme.

Presidenti Biden dhe zoti McCarthy duket se po i afrohen një marrëveshjeje dyvjeçare për shkurtimin e buxhetit që do të zgjaste gjithashtu kufirin e borxhit deri në vitin 2025, pas zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.

Propozimi republikan për shtrëngimin e kritereve për ata që marrin ndihma nga programe të ndryshme qeveritare do të kursente 11 miliardë dollarë gjatë 10 viteve. Presidenti Biden fillimisht dukej më i hapur për të negociuar ndryshime të vogla për kuponat e ushqimit falas, programi i njohur si Programi i Ndihmës Shtesë të Ushqyerjes, ose SNAP, por pozicioni i tij është ngurtësuar.

Marrëveshja do të duhet të jetë një kompromis politik në një Kongres të ndarë. Shumë nga republikanët e ekstremit të djathtë, përkrahës në Kongres të ish-Presidentit Donald Trump, kanë qenë prej kohësh skeptikë ndaj parashikimeve të Departamentit të Thesarit dhe ata po i bëjnë presion zotit McCarthy që të mos bëjë lëshime.

Ligjvënësit nuk pritet të kthehen në punë deri të martën, pasi e hëna është festë federale. Senati që kontrollohet nga demokratët nuk është përfshirë në negociata, duke ia lënë bisedimet Presidentit Biden dhe zotit McCarthy. Udhëheqësi i shumicës në Senat, demokrati Chuck Schumer është zotuar se do të dërgojë një paketë kompromisi në tryezën e Presidentit Biden. Javët e bisedimeve kanë dështuar të prodhojnë një marrëveshje pjesërisht për shkak se administrata e Presidentit Biden rezistoi për muaj të tërë të negociojë me udhëheqësin republikan të Dhomës së Përfaqësuesve McCarthy, duke argumentuar se borxhet e vendit nuk duhet të përdoren si mjet për prioritete të tjera partiake.

Marrë nga VOA

joe biden kevin mccarthy

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara