LIVE UPDATES
Bota

Mbështet investimet kineze në Gjermani, kancelari Scholz në qendër të kritikave

Gjigandi kinez i transportit “Cosco” do të marrë 35 për qind të aksioneve në një terminal kontejnerësh në Hamburg, në një marrëveshje të rënë dakord vitin e kaluar, por ende e pa autorizuar nga qeveria federale e Gjermanisë.

20 Tetor 2022, 19:30 Nga d.a.
Mbështet investimet kineze në Gjermani, kancelari Scholz në
Foto ilustruese

GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz u përball me kritika të enjten pasi një raportim i mediave e akuzoi atë se po inkurajonte investimet kineze në një port të Hamburgut, pavarësisht skepticizmit të madh që ekziston në qeverinë e tij mbi këtë çështje.

Gjigandi kinez i transportit “Cosco” do të marrë 35 për qind të aksioneve në një terminal kontejnerësh në Hamburg, në një marrëveshje të rënë dakord vitin e kaluar, por ende e pa autorizuar nga qeveria federale e Gjermanisë.

Mediat gjermane NDR dhe WDR raportuan të enjten se kancelaria po planifikon të miratojë marrëveshjen pavarësisht kundërshtimit nga gjashtë ministri të ndryshme në koalicionin e qeverisë Scholz me të Gjelbërit dhe FDP-në liberale.

"Kjo nuk është diçka e mirë për ekonominë tonë dhe as për sigurinë tonë," tha bashkë-drejtuesi i partisë së Gjelbër, Omid Nouripour për portalin e lajmeve t-online.

Michael Kruse, kreu i FDP-së në Hamburg, e quajti projektin "të rrezikshëm", ndërsa eksperti konservator i politikës së jashtme Juergen Hardt tha se ky projekt do t'i mundësonte Kinës të fitonte akses në "informacione të brendshme me rëndësi".

"Kjo është pikërisht ajo që ne nuk duhet t'u shërbejmë kinezëve në një pjatë argjendi," tha Hardt për gazetën Die Welt.

Sipas raportimit të NDR dhe WDR, marrëveshja do të miratohej automatikisht nëse qeveria nuk ndërhyn deri në fund të tetorit.

Kohët e fundit qarkullojnë zëra se Scholz po planifikon të vizitojë Kinën në fillim të nëntorit. Kina është një partner kryesor tregtar për Gjermaninë, veçanërisht për industrinë e saj të automobilave. Por marrëdhënia është tensionuar vitet e fundit nga politika e rreptë e Kinës mbi pandeminë e COVID 19, përshkallëzimin e tensioneve me Tajvanin dhe shqetësimet për çështjet e të drejtave të njeriut në rajonin me shumicë myslimane të Xinjiang.

Shumë zyrtarë në Gjermani, përfshi Ministren e Jashtme Annalena Baerbock, kanë bërë thirrje për më shumë kujdes në tregtinë me Kinën, duke paralajmëruar se ekonomia më e madhe e Evropës duhet të mësojë nga përkeqësimi i marrëdhënieve të saj me Rusinë.

Por Scholz deri më tani nuk i është bashkuar këtyre zërave dhe madje ka këmbëngulur në mbajtjen e një samiti biznesi me Kinën.

"Ne nuk duhet të shkëputemi nga disa vende, ne duhet të vazhdojmë të bëjmë biznes me vende individuale -- dhe do të përmend në mënyrë të veçantë, gjithashtu me Kinën," tha ai./REL/

olaf scholz investimet kineze ne gjermani

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim