Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Viktima është identifikuar si Marco Veronese, 39 vjeç, pronar i kompanisë M & M Service, që merrej me instalimin e sistemeve të mbikëqyrjes me kamera dhe interfonë.
ITALI- Një ngjarje tronditëse është regjistruar në Romë të Italisë, ku një biznesmen është vrarë brutalisht me thikë në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Viktima është identifikuar si Marco Veronese, 39 vjeç, pronar i kompanisë M & M Service, që merrej me instalimin e sistemeve të mbikëqyrjes me kamera dhe interfonë.
Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 të mëngjesit, në cepin e rrugëve Via Sobotino dhe Corso Francia, ku Veronese u gjet i plagosur rëndë me dhjetë goditje thike në trup. Sipas dëshmive të banorëve, një burrë me kapuç iu afrua viktimës dhe e qëlloi disa herë me thikë, përpara se të largohej me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Një prej banorëve të zonës njoftoi menjëherë ambulancën, por, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, Veronese ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda.
“Dëgjova dikë që thërriste ‘ndihmë, ndihmë’, por mendova se ishin fëmijët që po bënin zhurmë si zakonisht. Duhet të kisha zbritur poshtë, por për fat të keq jam mësuar me zhurmën e rrugës natën,” rrëfen Matteo, banor i zonës.
Në mëngjes, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën, ndërsa fqinjët janë tronditur nga lajmi tragjik.
Giorgia dhe Sofia, që jetojnë në apartamentin përballë shtëpisë së familjes së viktimës, tregojnë për momentet e vështira pas ngjarjes.
“Sot në mëngjes zbrita për në punë dhe pashë policinë. Fqinji im ishte aty pranë, e pyeta dhe më tha: ‘E kanë vrarë djalin tim me thikë’. Ishte shumë i dëshpëruar dhe mezi qëndronte në këmbë,” tregon Giorgia, nëna e viktimës.
Vajza e saj shton: “Mbrëmë isha zgjuar dhe dëgjova dikë të thoshte: ‘Jo, ti kopil!’, pastaj filluan britmat...”
Policia italiane ka sekuestruar pamjet nga kamerat e sigurisë pranë zonës dhe po i analizon ato për të rindërtuar momentet e vrasjes dhe për të identifikuar autorin, i cili është ende në arrati.

Kush ishte Marco Veronese
Marco Veronese, 39 vjeç, ishte një sipërmarrës i njohur lokal në Romë. Ai kishte kompaninë e tij të instalimeve elektronike në Corso Francia dhe njihej si person i qetë dhe i përkushtuar ndaj punës. Veronese ishte i divorcuar dhe babai i tre fëmijëve të vegjël./ Dosja.al
Foto ilustruse VATIKAN –Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla janë takuar sot për herë të parë me Papa Leon në Va...
foto ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara vendosën të mërkurën vonë sanksione të reja që në shënjestër k...
Donald Trump dhe Vladimir Putin Negociatat e planifikuara midis Donald Trump dhe Vladimir Putin për t'i dhënë fund agresionit të ...
Starmer BRITANI E MADHE- Britania e Madhe këtë vit është mikpritësja e Samitit të Procesit të Berlinit. N&eum...
foto ilustruese FRANCË- Franca po tërhiqet nga zotimi i saj i fundit për të ndërhyrë më me forcë në det p...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka shpallur të mërkurën sanksione të reja ndaj dy prej kompanive më t&e...
foto ilustruese BRUKSEL- Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do t’i kërkojnë Komisionit Evropian më 23 tetor ta përgatis&e...
Marco Rubio SHBA- Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, paralajmëroi të mërkurën se votimet në Knesset, parlamenti...
Zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance SHBA- Qeveria amerikane dhe Izraeli po shqyrtojnë zbatimin e një plani q&eu...
Foto ilustruese GJERMANI- Një alarm u dha në Hanover të Gjermanisë të mërkurën pas një incidenti&nb...