12 Nëntor 2025, 19:22
Nga E. D
Marine Le Pen
FRANCË- Marine Le Pen ka deklaruar se nuk do të kandidojë për presidente të Francës në vitin 2027 nëse apeli konfirmon vendimin e mëparshëm që e ndalon të ushtrojë funksione publike. Udhëheqësja e ekstremit të djathtë francez, e cila kandido tre herë për presidente do të paraqitet përsëri në gjykatë më 13 janar pasi të ketë apeluar dënimin e saj.
Ajo është dënuar për përvetësim fondesh nga Parlamenti Europian, një akuzë që ajo e ka mohuar vazhdimisht. Gjykata vendosi një ndalim pesëvjeçar ndaj Le Pen nga kandidimi për poste publike, i cili mund të rrëzohet nga një gjykatë apeli.
Nëse Le Pen shpallet sërish fajtore dhe ndalohet të kandidojë për presidencë, ajo ka njoftuar se do t’i dorëzojë drejtimin 30-vjeçarit Jordan Bardella.
“Duke pasur parasysh se apeli ndoshta do të japë vendimin e tij në shtator [2026], nuk do të lejoj që çështja të zgjatet,” tha Le Pen për RTL. Zgjedhjet presidenciale priten në pranverë të vitit 2027.
Sipas Politicos, data e saktë e vendimit nuk do të jetë e qartë deri në përfundim të gjyqit, duke i dhënë Le Pen mundësi të manovrojë dhe të tërhiqet nga deklarata e saj. Ajo mund të apelojë edhe në instancën më të lartë nëse apeli nuk vendos në favor të saj, por duket se kjo nuk është një opsion që po e konsideron.
“Nëse më ndalohet të kandidoj, por gjykata e lartë vendos në favor timin tre ose katër muaj më vonë, do të jetë shumë vonë për një fushatë të rregullt elektorale,” tha Le Pen./Dosja.al
marine le pen
Bota
12 Nëntor 2025, 19:11
E. D
foto ilustruese
RUSI- Rusia tha të mërkurën se forcat e saj po vazhdojnë të bëjnë përparime rreth Pokrovskut, n&eu...
Bota
12 Nëntor 2025, 18:49
M.L
Jack Schlossberg
SHBA- Një tjetër anëtar i familjes Kennedy ka njoftuar qëllimin e tij për të kandiduar për në...
Bota
12 Nëntor 2025, 18:45
M.L
Foto ilustruese
GREQI- Trazirat shpërthyen në qendrën e migrantëve në Kleidi Sintiki në Serres kur 235 migrant...
Bota
12 Nëntor 2025, 18:28
E. D
dronet
SPANJË- Autoritetet spanjolle kanë çmontuar një grup kriminal që trafikonte kokainë. Grupi përdorte dronë ...
Bota
12 Nëntor 2025, 18:15
M.L
Foto ilustruese
SHBA- Në një atmosferë të relaksuar dhe miqësore që vetëm një Trump mund ta krijonte, presidenti am...
Bota
12 Nëntor 2025, 18:08
M.L
Ekrem İmamoğlu
TURQI- Ekrem İmamoğlu bëri deklaratën e tij të parë në lidhje me padinë e gjerë t&eum...
Bota
12 Nëntor 2025, 17:53
M.L
Foto ilustruese
FRANCA- Raportet për një dron të paidentifikuar që fluturoi mbi një tren ushtarak që mbante tanke L...
Bota
12 Nëntor 2025, 17:44
E. D
foto ilustruese
MITROVICË- Gjithçka nisi mbrëmjen e së hënës, një ditë pas ditës së zgjedhjeve, kur ko...
Bota
12 Nëntor 2025, 16:04
M.L
Foto ilustruese
AZIA- Një tërmet i ri me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter u regjistrua këtë pasdite...
Bota
12 Nëntor 2025, 15:17
E. D
pamje nga vendngjarja
PERU- Të paktën 37 persona humbën jetën të mërkurën në mëngjes dhe dhjetëra të...