LIVE UPDATES
Bota

Maqedonia e Veriut/ Akuzat e opozitës: Qeveria po justifikon krimin përmes flamurit evropian

Opozita maqedonase përmes grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së i ka dërguar letër Parlamentit Europian duke e informuar atë se qeveria abuzon me flamurin europian gjatë miratimit të ligjeve me procedurë të shpejtuar në Parlament. Bëhet fjalë për dhjetë ligje, të cilat janë bllokuar prej një muaji nga opozita për shkak të akuzave për korrupsion, zgjidhjeve antiligjore dhe marrëveshjes së dëmshme me konsorciumin amerikano-turk "Bechtel&Enka” për ndërtimin e autostradave  në kuadër të korridoreve 8 dhe 10.

12 Maj 2023, 10:41 Nga f.i
Maqedonia e Veriut/ Akuzat e opozitës: Qeveria po justifikon krimin
foto ilustruese

MAQEDONIA E VERIUT- Të detyruar nga opozita apo se po "vjedh" qeveria? Qeveria e Maqedonisë së Veriut përdor "yllin evropian" për të përshpejtuar miratimin e disa ligjeve, por opozita e quan këtë hap abuzim të qartë.

Opozita maqedonase përmes grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së i ka dërguar letër Parlamentit Europian duke e informuar atë se qeveria abuzon me flamurin europian gjatë miratimit të ligjeve me procedurë të shpejtuar në Parlament. Bëhet fjalë për dhjetë ligje, të cilat janë bllokuar prej një muaji nga opozita për shkak të akuzave për korrupsion, zgjidhjeve antiligjore dhe marrëveshjes së dëmshme me konsorciumin amerikano-turk "Bechtel&Enka” për ndërtimin e autostradave  në kuadër të korridoreve 8 dhe 10. Me qëllim zhbllokimin e këtyre ligjeve, qeveria ka vendosur që ato të miratohen me procedurë të shpejtuar, apo siç njihen ndryshe me "yll evropian”. Kjo formë e miratimit të ligjeve praktikohet kur është fjala për zgjidhjet ligjore që kanë të bëjnë me agjendën evropiane, apo harmonizimin e dispozitave ligjore me ato të Bashkimit Evropian.

Mickovski: Qeveria po justifikon krimin përmes flamurit evropian

Opozita thotë se qeveria po abuzon "flamurin evropian” për të justifikuar krimet e saj në ndërtimin e autostradave në kuadër të korridorit 8 dhe 10. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pret reagim të shpejtë nga Brukseli. "Qeveria po e vendos ‘yllin evropian' për ndryshimet ligjore që nuk kanë lidhje me vlerat evropiane. Kjo qeveri edhe një herë po dëshmon se gojën e ka përplot me integrim evropian kur do të vjedhë nga qytetarët. Ky është kulmi i hipokrizisë së tyre. Ndryshimet në ligjetqë kanë të bëjnë me ndërtimin e korridoreve nuk kanë asgjë të përbashkët as me integrimin evropian, as me legjislacionin evropian, as me parimet evropiane”, vlerson kryetari i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski.

Të mendimit se ka keqpërdorim të flamurit të BE-së janë edhe disa nga deputetët e shumicës parlamentare.Deputetja e Ripërtëritjes Demokratike të Maqedonisë, Maja Moraçanin dhe deputeti i VMRO-Popullore, Lupço Ballkovski votuan kundër nevojës së këtyre ligjeve. "Definitivisht nuk bëhet harmonizim i rregullativës ligjore me legjislaturën evropiane dhe ky është qëllimi kur ndonjë ligji i vendoset yll i BE-së, atëherë ky ligj duhet të harmonizohet. Në këtë rast nuk bëhet fjalë për këtë prandaj këto pesë propozime nuk duhet të shqyrtohen me këtë procedurë”, vlerson Maja Moraçanin.

Grubi: Bëhet fjalë për korridore evropiane andaj kemi përdor flamurin evropian

Qeveria maqedonaseveriore kundërpërgjigjet duke theksuar, se ishin të detyruar të ndërmarrin një hap të tillë për shkak të bllokadave të opozitës në miratimin e ligjeve, pa të cilat nuk mund të nisin punimet për ndërtimin e autostradave në vlerë prej 1.3 miliardë eurosh. Zëvendëskryeministri, Artan Grubi tha se nuk qëndrojnë pretendimet e opozitës për shkeljen e procedurës së miratimit të ligjeve me yllin evropian. "Duke pasur parasysh faktin që BE-ja e ka shtuar Korridorin 8 në hartën e korridoreve evropiane, si dhe rëndësinë e tij gjeostrategjike, së bashku me Korridorin 10 dhe pjesën e Korridorit 10-D, vendosëm që ligjet t'i propozojmë nën flamurin evropian”, deklaroi Grubi.

Gir: Kur përdoret flamuri evropian-nuk tolerohet keqëpërdorimi

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, David Gir thotë se flamuri evropian është vënë në dispozicion për të shmangur procedurat e stërzgjatura kur shtetet bëjnë harmonizimin e ligjeve me dispozitat e Bashkimit Evropian. Ai vlerëson se në rastin e ligjeve për korridoret nuk po bëhet harmonizim me dispozitat e BE-së, andaj edhe flamuri evropian nuk e ka vendin tek ato ligje. "Flamuri Evropian është vënë në dispozicion, sepse shumë shtete në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian, duhet të harmonizojnë mijëra e mijëra legjislacione dhe kjo merr një kohë shumë të madhe në parlament. Për këtë arsye kemi vënë sistemin e flamurit evropian. Kjo është kur harmonizoni legjislacionin tuaj me atë të BE-së. Ajo që nuk mund të bëni është të përdorni flamurin evropian, kur keni procedura që s'kanë të bëjnë me harmonizimin e ligjeve dhe e gjitha kjo vetëm sepse keni probleme procedurale në parlament”, ka deklaruar David Gir, ambasador i BE-së.

Analisti, Bojan Kordalov thotë se qeveria e Maqedonisë së Veriut duhet të ketë një plan të qartë të veprimit dhe jo propozimet t'i dërgojë për miratim varësisht agjendave politike. "Çdo qeveri në fillim të vitit duhet të tregojë, se cilat ligje do t'i miratojë me procedurë të shkurtuar apo me ‘yllin evropian'. Veç kësaj ajo duhet të sqarojë para opinionit, se çfarë nënkupton ‘ylli evropian' kur vendoset dhe cili është roli i tij”, thotë Kordalov.
Në dy raportet e fundit të Komisionit Evropian për vendin përmendet nevoja e përdorimit të këtij mekanizmi ekskluzivisht dhe vetëm për ligjet që kanë të bëjnë me BE-në. Në dhjetë vitet e fundit rreth 250 ligje janë miratuar me yll të Bashkimit Evropian, procedurë kjo që shkurton debatin në kuvend në vetëm dy ditë./DW

maqedonia e veriut

Sondazh

Poll

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta