20 Mars 2024, 11:21
Nga N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë konfirmoi se Manastiri i Deçanit ka regjistruar në emër të tij 24 hektarë tokë në Kadastrën qendrore të Kosovës, në Prishtinë.
“Në bazë të ekstraktit kadastral mund të konfirmojmë që është zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2016 dhe Manastiri edhe në kadastër njihet si pronar i tokës së kontestuar më herët. Me këtë ne mundemi konkludojmë se procesi i kahershëm ligjor që është zhvilluar rreth 24 hektarëve tokë të Manastirit t Deçanit më në fund është zgjidhur”, thuhet në njoftim më 20 mars.
Më 13 mars, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se i kishte kërkuar Agjencisë Kadastrale që të transferojë 24 hektarë tokë në emër të Manastirit të Deçanit. Ai tha se zbatimi i vendimit të Kushtetueses do të ishte vendimtar për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, gjatë Asamblesë Parlamentare të këtij institucioni, që do të mbahet në prill.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës ishte kritikuar nga zyrtarët lokalë në Deçan dhe një shoqatë e historianëve në këtë komunë, që e kanë cilësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese si të padrejtë.
Toka, që u regjistrua në pronësi të Manastirit, gjendet rreth këtij manastiri, në kadastër kishte qenë e shënuar si pronë e dy ndërmarrjeve "Iliria" dhe "Apiko" - e para hotel dhe e dyta fabrikë mjalti.
Pronësia e Manastirit të Deçanit mbi këta 24 hektarë tokë u konfirmua nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës në maj të vitit 2016. Por, këtë vendim, autoritetet lokale të Deçanit nuk e kishin zbatuar, duke argumentuar se kjo sipërfaqe ishte marrë me dhunë në vitet ’90, nga regjimi i udhëheqësit të atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviç.
Nga Manastiri i Deçanit kishin thënë më herët për Radion Evropa e Lirë se në vitin 1997, manastirit iu kthyen 24 nga gjithsej 700 hektarët tokë, të cilët i ishin marrë në vitin 1946 nga pushteti komunist i Jugosllavisë së atëhershme. Bashkësia ndërkombëtare vazhdimisht i kishte kërkuar Kosovës që të zbatonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lidhur me 24 hektarët tokë të Manastirit të Deçanit.
Marrë nga REL
manastir decan pronesi regjistrim
Bota
20 Mars 2024, 10:56
M.B
Miniera
KOSOVA- Minatori nga Kosova, Emin Hasani ndihet më afër Zotit kur e prish agjërimin e Ramazanit 800 metra nën tokë. Pas nj...
Bota
20 Mars 2024, 10:57
S.N
Foto Ilustrim
KINË- Një numër i madh i figurave publike ndërkombëtare kanë kritikuar ligjin e ri të sigurisë të...
Bota
20 Mars 2024, 10:44
M.B
Foto ilustruese
BRUKSEL- Udhëheqësit e Bashkimit Evropian gjatë samitit të së enjtes dhe së premtes në Bruksel do të...
Bota
20 Mars 2024, 10:29
M.B
Foto ilustruese
Finlanda kryeson sërish Raportin Botëror të Lumturisë për vitin 2024 ku të 7-in vit radhazi renditet si vendi...
Bota
20 Mars 2024, 10:31
S.N
Foto Ilustrim
KANADA- Kanadaja do të ndalojë dërgesat e armëve në Izrael, njoftoi dje një burim qeveritar pas një...
Bota
20 Mars 2024, 10:16
M.B
Fermerët
POLONIA– Fermerët polakë po planifikonin më shumë se 500 bllokada rrugore të mërkurën për t&eum...
Bota
20 Mars 2024, 10:15
S.N
Foto Ilustrim
PAKISATN- Një pjesë e madhe e një mimnierië në jugperëndim të Pakistanit u shemb, duke çuar numrin ...
Bota
20 Mars 2024, 09:54
M.B
Foto ilustruese
BRITANIA- Një grup ish-shefash të mbrojtjes dhe të sigurisë në Britani kanë thënë se ushtria d...
Bota
20 Mars 2024, 09:32
M.B
Kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal
KIEV- Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, përshëndeti marrëveshjen e përkohshme të B...
Bota
20 Mars 2024, 09:32
N.F
Dy të dhunuarit
SHBA- Një ish- oficer policie në shtetin e Mississippi u shpall fajtor për torturim të dy afri...