LIVE UPDATES
Bota

Drejtuesit rajonalë dhe të BE-së mblidhen në Kotorr, diskutojnë mbi Rritjen e Ballkanit/ Çfarë u arrit në takim?

Në këtë takim dy ditor merr pjesë edhe Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien, angazhimi i të cilit u përqëndrua në integrimin ekonomik rajonal.

16 Maj 2024, 18:57 Nga E. D
Drejtuesit rajonalë dhe të BE-së mblidhen në Kotorr,
foto ilustruese

MALI I ZI- Në qytetin bregdetar të Kotorrit, në Malin e Zi është duke u mbajtur takimi dyditor i Udhëheqësve Rajonalë të Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor, së bashku me partnerët e BE-së dhe zyrtarë të lartë qeveritarë nga i gjithë rajoni.

Në këtë takim dy ditor merr pjesë edhe Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien, angazhimi i të cilit u përqëndrua në integrimin ekonomik rajonal.

Këshilli i BE-së miratoi një plan prej gjashtë miliardë eurosh për të mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor me qëllim të përshpejtimit të reformave dhe rritjes ekonomike, nga të cilat dy miliardë në grante dhe katër në kredi të favorshme të garantuara nga BE.

Ndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike James C. O'Brien po merr pjesë në takimin e Udhëheqësve Rajonalë të Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor në qytetin bregdetar të Kotorrit në Mal të Zi , së bashku me partnerët e BE-së dhe zyrtarë të lartë qeveritarë nga i gjithë rajoni.

Angazhimet e tij në këtë takim u fokusuan në integrimin ekonomik rajonal dhe mundësinë e rritjes të ofruar nga Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor me sloganin “Një rajon, vizion i përbashkët”, ku do të përforcojnë mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE.

Zoti O’Brien tha se “SHBA mbështet planin zhvillimor që ka të bëjë me 18 milionë njerëz për një të ardhme më të mirë për qytetarët dhe vendet e tyre. Këtë vit, vendet që i përmbushin këto reforma do t’i bashkohen tregut unik evropian me çmime më të ulëta, ndoshta në 7 %.

Kryeministri i Malit të Zi , Milojko Spajiç duke përshëndetur pjesëmarrësit tha se në kontekstin e sfidave në aspektin ekonomik, Mali i Zi është i përkushtuar për zhvillimin infrastrukturor në përputhje me planin deri në vitin 2030.

Spajiq tha se “ besojmë që investimi tek të rinjtë është një investim në një të ardhme të sigurt, ndaj besojmë se të rinjtë janë çelësi i Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor".

"Duke hapur horizonte të reja, jam i sigurt se do t'i afrohemi tregut të Bashkimit Evropian. Investimi në burimet njerëzore dhe ruajtja e tyre, do të ndihmojë në arritjen e qëllimeve objektive të përshkruara në Planin e Rritjes”, tha Spajiç.

Nuk ka më justifikime që Ballkani Perëndimor të mos jetë gati për anëtarësim në BE, tha komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi.

“Nuk është vetëm një plan për integrimin e rajonit në BE, por se ai po zhvillohet vetvetiu. Duhet të përfitoni nga mundësia që ju jep anëtarësimi në BE dhe jo vetëm anëtarësimi, por edhe periudha para anëtarësimit. Mendoj se kjo kornizë ndihme për Ballkanin Perëndimor ofron mundësi pragmatike. Rajoni ka humbur shumë mundësi, nuk ka kohë më të mirë se tani për të filluar punën seriozisht në rrugën drejt standardit evropian”, tha Varhelyi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalës së tij ripërsriti që Serbia ta njohë Kosovën dhe ta dorëzojë terroristin Milan Radojçiq, i cili sipas tij ishte i përfshirë në sulmin e Banjskës më 24 shtator.

“Marrëdhëniet e mira fqinjësore në rajonin tonë janë të domosdoshme. Kërkojmë nga Serbia që ta dorëzoj Milan Radojçiqin në Kosovë dhe gjithashtu grupin e tij paramilitar që e ka vrarë rreshterin tonë Afrim Bunjakun me 24 shtator”, tha Kurti.

Ai foli edhe për luftën në Ukrainë, e cila sipas tij ka sjellë shkatërrime në Urainë dhe ka sjellë kriza në Evropë.

Në takimin dyditorë rajonal të Kotorrit marrin pjesë edhe zyrtarët e lartë nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina./VOA

mali i zi be

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj