LIVE UPDATES
Bota

"Mafia apo demokraci"/ Shpërthejnë protestat në Madrid, kërkohen zgjedhje të parakohshme pas akuzave për korrupsion në qeverinë e Sanchez

Në protestë morën pjesë rreth 80 mijë persona, ndërsa autoritetet qeveritare në Madrid vlerësuan se numri ishte afërsisht përgjysmë.

30 Nëntor 2025, 17:59 Nga E. D
"Mafia apo demokraci"/ Shpërthejnë protestat në Madrid,
pamje nga vendngjarja

SPANJË- Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën të dielën në Madrid në një protestë të madhe antiqeveritare, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme, ndërsa kryeministri socialist Pedro Sánchez përballet me akuza për korrupsion që prekin familjarë, figura të partisë dhe anëtarë të administratës së tij.

Tubimi, i thirrur nga Partia Popullore (PP) me sloganin “Ja ku është: mafia apo demokraci?”, u zhvillua tre ditë pasi ish-ministri i transportit, José Luis Ábalos, dikur një nga aleatët më të ngushtë të Sánchez u dërgua në paraburgim nga gjykata si pjesë e hetimeve për një skemë të dyshuar rryshfetesh në këmbim të kontratave publike.

The Guardian shkruan se sipas PP-së, në protestë morën pjesë rreth 80 mijë persona, ndërsa autoritetet qeveritare në Madrid vlerësuan se numri ishte afërsisht përgjysmë. Ndërkohë Kreu i PP-së, Alberto Núñez Feijóo, e quajti legjislaturën aktuale “absurde” dhe argumentoi se vendi nuk mund të vazhdojë nën një klimë të tillë politike.

Ai tha se paraburgimi i Ábalosit ishte prova e degradimit të modelit politik të kryeministrit sanchismo të cilin e akuzoi për “korrupsion politik, ekonomik, institucional, social dhe moral”. Presidentja e rajonit të Madridit, Isabel Díaz Ayuso, e njohur për retorikën e saj të ashpër, e çoi kritikën edhe më tej, duke akuzuar Sánchez se po i jep mbështetje forcave nacionaliste baskë.

Ajo madje riktheu në diskurs edhe Etën, megjithëse organizata terroriste u shpërbë përfundimisht në vitin 2018. Ndërkohë, ministri spanjoll i Presidencës dhe Drejtësisë, Félix Bolaños, u kundërpërgjigj duke thënë se PP dhe e djathta ekstreme Vox, e cila nuk mori pjesë në protestë “janë thelbësisht e njëjta gjë” dhe po konkurrojnë se kush mund të thotë akuzat më të rënda ndaj kryeministrit.

Pedro Sánchez, që erdhi në pushtet në vitin 2018 pas rrëzimit të një qeverie të zhytur në skandale, ka premtuar se do të vazhdojë punën pavarësisht hetimeve të shumta që përfshijnë bashkëshorten dhe vëllain e tij, si dhe zyrtarë të lartë të partisë socialiste. Kriza politike u thellua të hënën, kur Prokurori i Përgjithshëm, Álvaro García Ortiz, dha dorëheqjen pas një vendimi të Gjykatës së Lartë që e shpalli fajtor për publikimin e të dhënave të ndjeshme lidhur me hetimet tatimore ndaj partnerit të Ayusos.

Sánchez, i cili erdhi në pushtet në vitin 2018 pasi përdori një votë mosbesimi për të rrëzuar qeverinë e zhytur në korrupsion të njërit prej paraardhësve të Feijóo-s, është zotuar të vazhdojë pavarësisht përhapjes së akuzave për korrupsion në lidhje me rrethin e tij dhe një sërë goditjesh gjyqësore të kohëve të fundit.

Ndërkohë vijojnë hetimet për një seri akuzash të tjera, përfshirë dyshimet për përfitime të paligjshme në kontrata publike gjatë pandemisë së Covid-19. Santos Cerdán, Ábalos dhe ish-këshilltari Koldo García i kanë mohuar akuzat dhe këmbëngulin në pafajësinë e tyre.

Ndërsa kryeministri i ka hedhur poshtë këto pretendime si shpifje të motivuara politikisht, në qershor ai urdhëroi krahun e tij të djathtë, Santos Cerdán, të jepte dorëheqjen si sekretar organizativ i partisë socialiste, pasi një gjyqtar i gjykatës supreme gjeti "prova të forta" të përfshirjes së mundshme të Cerdán në marrjen e ryshfeteve për kontrata publike për pajisje sanitare gjatë pandemisë Covid. Ábalos dhe një nga ndihmësit e tij, Koldo García, akuzohen gjithashtu për përfshirje në ndërmarrjen e paligjshme./Dosja.al

proteste ne spanje

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet