LIVE UPDATES
Bota

"Lufta e lë Ukrainën pa punëtorë"/ Analiza: Miliona kanë ikur, a do të kthehen?

Por, nevoja e Kievit për të dërguar njerëz në front për shkak të mungesës së personelit, me mungesën e fuqisë punëtore që po godet shumë industri dhe disa qyteza pothuajse janë bosh sa i përket burrave që janë në moshën për shërbim ushtarak.

30 Nëntor 2025, 09:22 Nga E.d
"Lufta e lë Ukrainën pa punëtorë"/ Analiza:
Foto ilustruse

Dezertimi, shmangia e rekrutimit dhe mosha minimale prej 25 vjetësh e shërbimit të detyrueshëm ushtarak kanë kontribuar në një mungesë personeli që po pengon mbrojtjen e Ukrainës kundër pushtimit në shkallë të plotë nga Rusia, i cili mbush katër vjet në shkurt, nëse nuk arrihet paqja. Por, nevoja e Kievit për të dërguar njerëz në front për shkak të mungesës së personelit, me mungesën e fuqisë punëtore që po godet shumë industri dhe disa qyteza pothuajse janë bosh sa i përket burrave që janë në moshën për shërbim ushtarak.

Është një dukuri e nxitur si nga rekrutimi ashtu edhe nga largimi, pasi miliona ukrainas janë larguar nga vendi. Disa nga ta janë burra në moshë për shërbim ushtarak të cilët kanë arritur të largohen nga shteti pavarësisht ndalesës aktuale që pamundëson që burrat e moshës 23-60 vjeç të largohen nga Ukraina.

“Mungesa e njerëzve me aftësi teknike dhe arsim është katastrofike”, tha për Radion Evropa e Lirë ekonomisti ukrainas, Oleh Penzin.

Sipas Qendrës Shtetërore të Punësimit, mungesat më të mëdha të fuqisë punëtore janë në arsim, transport tokësor, prodhim të produkteve metalike, prodhim të moblijeve dhe industritë e furnizimit me energji. Ndërmarrjet strategjike, sikurse kompanitë e industrisë së mbrojtjes dhe hekurudhat, mbeten kryesisht të përjashtuara nga rekrutimit, por bizneset në mbarë Ukrainën po përballen me vështirësi, tha analisti politik, Kostyantyn Batozskiy.

“Punonjësi juaj mund të thirret për shërbim ushtarak në çdo moment dhe ky është një problem”, tha ai për REL-in.

“S’ka burra për të hapur varre për të vdekurit”

Në Makiv, një qytezë e vogël në rajonin e Hmelnitskit në perëndim të Ukrainës, burrat në moshë për luftë shihen shumë rrallë. Shumica janë rekrutuar ose janë larguar nga vendi, dhe ata që kanë mbetur mbajnë një profil të ulët për të shmangur mobilizimin, i cili nganjëherë kryhet nga grupe të oficerëve të rekrutimit, policë ose personel ushtarak që ndalojnë burrat në rrugë.

“Djemtë që punojnë me kompjuter mund të punojnë në banesën e tyre. Por, punëtorët… që dalin për të punuar, duke u përpjekur të fitojnë para për familjet e tyre – dhe ata i mbledhin si bagëti”, tha për Current Time Kateryna, një banore e Makivit, që u prezantua vetëm me emrin e saj.

“Nuk ka asnjë burrë që të hapë një varr për të vdekurit”, tha Kateryna. Ajo shtoi se kishte mësuar të përdorte një sharrë elektrike dhe mjete të tjera që nuk i kishte përdorur kurrë më parë, vetëm për t’ia dalë mbanë në punët e përditshme.

Qendra Shtetërore e Punësimit tha se mobilizimi ushtarak e ka bërë të vështirë mbushjen e vendeve të punës që tradicionalisht mbaheshin nga burrat. “Para luftës, gratë përbënin 55 për qind të të papunëve. Sot ky numër është rritur në 81 për qind”, tha për Shërbimin ukrainas të REL-it në mars zëvendësdrejtori i qendrës, Stanislav Pavlenko. Sipas Khomenkos, bujqësia është ndër sektorët që janë goditur më shumti.

“Me rritjen e mobilizimit, shoferët e traktorëve dhe mekanikët kanë ndërruar profesion, duke kaluar në atë ushtarak”, tha ai. “Tani po përballemi me mungesë të personelit të kualifikuar deri në 15 për qind”.

Miliona kanë ikur. A do të kthehen?

Disa fermerë po shpresojnë të punësojnë adoleshentë, të cilët janë shumë nën moshën e rekrutimit, për punë sezonale – një praktikë që daton që nga koha sovjetike.

“Unë vetë kam marrë pjesë dikur – quhej punë praktike, por në të vërtetë ishte punë”, tha Khomenko.

Ndërsa shumë burra dhe disa gra po shërbejnë në ushtri, rreth 6-7 milionë ukrainas janë larguar nga shteti që nga kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë në shkurt të vitit 2022. Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës, rreth 1.6 milion të rritur, në moshë pune, e kanë lënë Ukrainën, shumica e tyre gra.

“Nëse arrijmë të kthejmë të paktën 40 për qind prej tyre, kjo do të ishte një ndihmë e madhe për ekonominë”, i tha REL-it ekonomisti Penzin, duke iu referuar burrave dhe grave. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, foli për problemin e fuqisë punëtore në gusht të vitit 2024.

“Nuk mund të lejojmë të humbasim ushtrinë tonë dhe rezervat e saj, por gjithashtu kemi shumë nevojë për punëtorë për vendet tona të punës”, tha ai. “Duhet të gjejmë një ekuilibër”.

Qeveria dhe bizneset po kërkojnë zgjidhje për këtë problem. Në vendet evropiane, që kanë komunitete të mëdha ukrainase, Ukraina ka nisur krijimin e Qendrave të Unitetit, që synojnë ofrimin e mbështetjes dhe këshillave, si për ukrainasit që integrohen jashtë vendit, ashtu edhe për ata që po e shqyrtojnë kthimin vullnetar kur ky opsion të jetë i mundur. “Ky është një projekt i ri, dhe nuk ka shumë për të thënë ende lidhur me të”, tha Batozskiy për Radion Evropa e Lirë. Danylo, një refugjat 17-vjeçar që jeton në Gjermani dhe që u prezantua vetëm me emër, tha se nuk ka plane që të kthehet në Ukrainë.

“Nëse kthehem në qytetin tim të lindjes, do të duhet të filloj nga e para”, i tha ai Radios Evropa e Lirë. “Atje nuk kam asgjë”.

Punëtorë të huaj

Në Ukrainë, disa biznese ukrainase po sjellin punëtorë të huaj ose po e shqyrtojnë këtë mundësi. Në mars, Lamella, një prodhues mobiliesh në Tiaçiv, pranë kufirit me Rumaninë në rajonin perëndimor të Transkarpatias, larg vijës së frontit, ka punësuar punëtorë nga Bangladeshi.

“Kemi shumë gra – rreth 60 për qind – që punojnë në makineritë për pjesë të vogla, por ka pozita që kërkojnë forcë mashkullore”, tha për Shërbimin ukrainas të REL-it Yaroslav Shcherban, drejtori komercial i Lamella-s. Ish-ministri i Ekonomisë, Tymofiy Mylovanov, i tha medias Ukrayinska Pravda se Ukraina mund të ketë nevojë për deri në 10 milionë migrantë për të sjellë ndryshime pozitive në ekonominë e vendit. Sipas tij, ata do të jenë kryesisht profesionistë të punëve fizike apo teknike.

Batozskiy tha se beson se është tepër herët për të bërë një parashikim të tillë. “Së pari duhet t’ mbijetojmë luftës dhe pastaj të vlerësojmë se çfarë na nevojitet”, tha ai. Penzin gjithashtu tha se paqja mund të jetë e vetmja gjë që do të rregullojë vërtet situatën.

“Gjëja e parë që nevojitet për të zgjidhur mungesën e fuqisë punëtore është të përfundojë lufta. Pastaj gjithçka do të zgjidhet me kalimin e kohës”, theksoi ai./REL

rusia ukrainë lufta

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet