LIVE UPDATES
Bota

“Nuk e kuptoj logjikën dhe taktikën e SHBA-së”/ Vuçiç konfirmon mbylljen e rafinerisë së naftës në Pançevë: Nga e marta nuk do të funksionojë më

Ai paralajmëroi se sot do të përpiqet të zhvillojë bisedime shtesë me amerikanët, por se nuk beson që ata do ta ndryshojnë vendimin. Vuçiç tha tashmë nuk pret që do të marrë licencë nga SHBA-ja dhe se rafineria duhet të mbyllet të martën.

30 Nëntor 2025, 17:30 Nga E. D
“Nuk e kuptoj logjikën dhe taktikën e SHBA-së”/
Selia e NIS-it në Beograd

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi më 30 nëntor se nga e marta rafineria e Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) në Pançevë nuk do të funksionojë më dhe se Serbia do të duhet të “gjejë mënyra të ndryshme për të menaxhuar” situatën, raporton Beta. Vuçiç u tha qytetarëve se duhet të jenë të qetë, sepse shteti do të ketë “mjaft zgjidhje dhe mjaft para”.

Ai paralajmëroi se sot do të përpiqet të zhvillojë bisedime shtesë me amerikanët, por se nuk beson që ata do ta ndryshojnë vendimin. Vuçiç tha tashmë nuk pret që do të marrë licencë nga SHBA-ja dhe se rafineria duhet të mbyllet të martën.

Gjithashtu, ai tha se nesër ka një takim të rëndësishëm në të cilin duhet të adresohen këto probleme dhe se Serbinë e pret “një betejë e vështirë”. Vuçiç tha për TV Informer se “nuk e kupton logjikën dhe taktikën” e SHBA-së lidhur me NIS-in, as pse kësaj kompanie nuk i zgjatet leja e punës, megjithëse shteti serb ka dhënë garanci se deri në afatin e vendosur nga SHBA-ja do të ndryshohet pronësia në atë kompani, e cila është nën sanksionet amerikane për shkak të pronësisë ruse.

Serbia më herët kishte kërkuar nga Shtetet e Bashkuara që të miratojnë licencën e punës për NIS-in, ndërkohë që po zhvillohen negociatat për ndryshimin e pronësisë në këtë ndërmarrje që është nën sanksionet e SHBA-së.

Ai theksoi se i kanë transmetuar SHBA-së se i respektojnë sanksionet e tyre dhe se kanë kuptuar se është e nevojshme të ndryshohet pronësia në NIS, si dhe se kjo do të ndodhë brenda 50 ditësh, dhe se shteti serb jep garanci që kjo do të ndodhë pas skadimit të atij afati. Vuçiç u shpreh se nga SHBA-ja u ka thënë që sanksionet i kanë paralajmëruar që para tetë-nëntë muajsh.

Sanksionet amerikane ndaj NIS-it hynë në fuqi më 9 tetor dhe janë pjesë e një përpjekjeje të administratës amerikane për të penguar Rusinë që të përdorë të ardhurat nga energjia për luftën në Ukrainë. Këto sanksione ishin shtyrë më parë tetë herë.

Vuçiç përsëriti se Serbia nuk është pronarja kryesore e kompanisë dhe se ajo nuk mund të vendosë në emër të rusëve se çfarë do të bëjë me të.

Ai kujtoi se Serbia kishte vetëm të drejtën e përparësisë për blerje si aksionere minoritare e NIS-it dhe se e ka hequr dorë nga kjo e drejtë për t’u lënë rusëve mundësinë që ta bëjnë “sipas dëshirës së tyre”, sepse kjo është “e drejtë” kur dikush duhet të shesë nën presion, dhe sanksionet janë vendosur nga jashtë.

NIS është kryesisht në pronësinë e kompanive ruse, ndërsa Serbia ka 29.87 për qind të aksioneve, dhe pjesa tjetër është në duart e hisedarëve më të vegjël.

Vuçiq tha se është pothuajse i sigurt se presidenti amerikan, Donald Trump, nuk i di detajet, por se ato i dinë shumë zyrtarë të lartë në Departamentin e Shtetit dhe se kjo dukshëm është politika që ata mbështesin.

Udhëheqësi serb tha se kishte përpjekur dhe ishte i sigurt se amerikanët do të merrnin një vendim pozitiv pas Ditës së Falënderimeve, e cila ishte të enjten, por kjo nuk ndodhi, dhe tani nuk e pret më këtë.

“Tani duhet të përgatitemi dhe të bëjmë punën tonë, për të siguruar vendin. Këtu do të na tërheqin të gjithë dhe do të kërkojnë që të jemi në kampin e tyre, askush nuk do të na lejojë të jemi neutralë dhe të merremi me punët tona”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se te rusët “nuk ka shumë nxitim – për ta më e rëndësishme është që pronësia e tyre të qëndrojë sa më gjatë të jetë e mundur” dhe shtoi se Serbia është në “një situatë shumë të vështirë”, por se do ta “zgjidhë problemin”.

Ai përmendi gjithashtu se Serbia ka një marrëveshje për gaz me Rusinë deri më 1 janar dhe se do të përpiqet të diskutojë edhe një herë për zgjatjen e saj me rusët, “dhe nëse kjo nuk bëhet, do të shkojmë te të tjerët”.

“Ne do të luftojmë dhe do të përpiqemi të ruajmë aty ku mund marrëdhënie miqësore, dhe aty ku mundet, marrëdhënie partneriteti”, theksoi ai.

Prej dekadash, Serbia varet nga gazi rus nga i cili siguron më shumë se 80 për qind të nevojave të saj energjetike, por shteti nuk ka një kontratë afatgjatë me Rusinë për furnizim me gaz për këtë energjent, dhe nuk ka një kontratë afatgjatë me Rusinë për furnizimin me gaz./REL

beogras aleksander vucic

Sondazh

Poll

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht