LIVE UPDATES
Bota

Luftëtari i dënuar në Donbas, në barrikadat në veri të Kosovës

Nikolla Joviç, i cili u dënua nga Gjykata e Lartë për pjesëmarrje në luftën në Ukrainë, veprim që ligji serb e dënon, ka publikuar në Facebook fotografi nga fshati Rudarë në komunën e Zveçanit në veri të Kosovës.

16 Dhjetor 2022, 22:55 Nga I.A
Luftëtari i dënuar në Donbas, në barrikadat në veri
Nikolla Joviç

KOSOVË- Disa ditë pasi disa serbë lokalë bllokuan rrugët në veri të Kosovës, barrikadat u vizituan nga një shtetas serb i dënuar për pjesëmarrje në forcat ruse gjatë luftës në Ukrainë në vitin 2015. Nikolla Joviç, i cili u dënua nga Gjykata e Lartë për pjesëmarrje në luftën në Ukrainë, veprim që ligji serb e dënon, ka publikuar në Facebook fotografi nga fshati Rudarë në komunën e Zveçanit në veri të Kosovës.

Në këtë vend, kamionët e disa serbëve lokalë janë përdorur për ta bllokuar rrugën që disa ditë, në shenjë pakënaqësie pas arrestimit të bashkëkombësit të tyre dhe ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiç. Pantiç u arrestua më 10 dhjetor, pasi që autoritetet e Kosovës dyshojnë se ai mori pjesë në sulmin ndaj zyrës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës.

Joviqi ka thënë se shkoi në veri të Kosovës si gazetar i medias shtetërore ruse Russia Today (RT). Në fotot e tij të publikuara më 13 dhjetor shihet një veturë e misionit të NATO-s në Kosovës, KFOR-it, flamuri i Serbisë në oborrin e një shtëpie, si dhe një tendë e ngritur nga disa banorë lokalë në fshatin Rudarë. Joviç e ka publikuar edhe një fotografi të veten në Mitrovicën e Veriut në Kosovë.

"Në barrikada. Gjithmonë me njerëzit e mi", shkroi Joviqi përkrah fotove të publikuara.

Në njërën nga fotot e Joviçit, në Kosovë shihet edhe simboli i pushtimit ushtarak rus të Ukrainës, “Z”. Ai gjithashtu ka postuar në Facebook se si raporton nga Kosova, si korrespondent i kanalit shtetëror rus Russia Today (RT). RT filloi transmetimin online në gjuhën serbe më 15 nëntor me mesazhin "Kosova është Serbi".

RT-së, si një media e kontrolluar nga Kremlini dhe e financuar nga buxheti i shtetit, i ndalohet transmetimi në Bashkimin Evropian që nga marsi i vitit 2022. Ky medium është cilësuar si mjet kyç për përhapjen e propagandës ruse dhe është bërë cak i një pakoje të sanksioneve ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë.

Në tetor, Joviqi njoftoi në Facebook se atij i ishte ndaluar hyrja në Bosnje dhe Hercegovinë. REL-i nuk ka marrë përgjigje nga Policia e Kosovës nëse Joviqit i është lejuar të hyjë në Kosovë. Radio Evropa e Lirë u përpoq të merrte informacion nga Joviq për qëndrimin e tij në Kosovë, por ai nuk pranoi t'u përgjigjet pyetjeve.

Në një përgjigje me shkrim në Facebook, ai përmendi pakënaqësinë me shkrimet e mëparshme të REL-it për të si arsye. Më 13 dhjetor, Joviç e përcolli mesazhin në Facebook se është e rëndësishme që "të jemi atje me vëllezërit tanë" me simbolin e flamurit serb, si dhe se do të jetë "i sigurt edhe për disa ditë" në Kosovë.

Në një postim tjetër të datës 11 dhjetor, Joviçi njoftoi për punësimin e tij në kanalin shtetëror rus RT, në të cilin flet në anglisht për situatën në Kosovë. Në reportazhin e tij për RT-në, ai i përshkruan ngjarjet në veri të Kosovës si “provokim” të shqiptarëve dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili sipas tij po mundohet t’ia imponojë vullnetin e tij serbëve të Kosovës.

Në një postim në Facebook, ai shkroi se po përdor “pozitën e tij si korrespondent i shërbimit ndërkombëtar RT” për të informuar “opinionin botëror për situatën në krahinën tonë jugore dhe për terrorin e vazhdueshëm ndaj serbëve” në Kosovë.

Kosova e shpalli pavarësinë në vitin 2008, por Beogradi zyrtar nuk e njeh atë si shtet të pavarur. Me ndihmën e Rusisë, ndër vende të tjera, Serbia po bllokon anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare. Kremlini zyrtar fajëson Bashkimin Evropian për tensionet e fundit në veri të Kosovës për, siç tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova, "një dështim të madh të ndërmjetësimit në dialogun e ngecur".

BE-ja ka ndërmjetësuar negociatat ndërmjet Serbisë dhe Kosovës që nga viti 2011 dhe fton rregullisht në takime përfaqësues të dy vendeve në përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve dhe në fund njohjen reciproke. Predrag Petroviç, drejtor i hulumtimit në Qendrën joqeveritare të Beogradit për Politikë të Sigurisë (BCBP), thotë për Radion Evropa e Lirë se prania e Joviqit në barrikada në vetvete nuk paraqet rrezik sigurie, megjithatë, ai thekson:

"Ajo që mund të paraqesë një sfidë sigurie është se si do të transmetohen ato lajme më tej, veçanërisht në kanalet pro-ruse dhe të krahut të ekstremit të djathtë. Vetë fakti që ai ishte atje mund të përdoret për qëllime propagandistike në ato kanale", thotë Petroviq.

Në pyetjen se sa ka kapacitet shteti i Serbisë për t'u marrë me të kthyerit nga fushëbetejat jashtë territorit të vet, Petroviq thotë se institucionet kompetente deri më tani nuk kanë treguar interes për risocializimin e këtyre njerëzve.

"Edhe njerëzit që shkuan për të luftuar kundër regjimit të Bashar al-Assad [presidentit të Sirisë] në Siri kanë mbetur në duar të veta, domethënë të komunitetit lokal për risocializim. E njëjta gjë vlen për ata që shkuan në fushëbetejën ukrainase”, thotë Petroviq.

Joviq, siç ka raportuar më parë REL-i, njoftoi në shtator përmes llogarisë së tij në Facebook se kishte udhëtuar në rajonet Donjeck dhe Luhansk në rajonin e Donbasit të Ukrainës lindore, duke publikuar foto me disa ushtarë në uniformë.

Më pas ai deklaroi se kishte udhëtuar si gazetar.

Joviqi u prezantua në të njëjtin rol në shtator në një forum në "Shtëpinë Ruse", qendrën ruse për shkencë dhe kulturë në Beograd, ku foli për Ukrainën.

Megjithatë, Joviqi më parë nuk kishte shkuar në Ukrainë si gazetar, por si pjesëmarrës në luftë.

REL-i ka siguruar vendimin e Gjykatës së Lartë në Beograd, në të cilin, ndër të tjera, thuhet se në mars të vitit 2015, Joviq iu bashkua formacionit paraushtarak të "Brigadës së Shtatë" të "Republikës Popullore të Donjeckut" në lindje të Ukrainës.

“Brigada e Shtatë” është një formacion pro-rus që është në anën e separatistëve. Në aktgjykim thuhet se Joviç kishte përdorur një pushkë automatike dhe se u largua nga Ukraina në prill të njëjtit vit. Joviq u deklarua fajtor në gjykatë. Ai u dënua me një vit burgim me kusht, sepse pjesëmarrja në luftë në një fushëbetejë të huaj në Serbi është vepër penale.

Në pjesë të Ukrainës lindore, Donjeck dhe Luhansk në rajonin e Donbasit, Moska kishte inkurajuar një kryengritje separatiste në vitin 2014, dhe luftimet kanë vazhduar që nga atëherë në atë pjesë të Ukrainës midis forcave ukrainase dhe separatistëve pro-rusë. Joviçi më parë i kishte thënë REL-it se të qenët luftëtar në luftën në Ukrainë nuk përbën pengesë për punën e tij gazetareske.

“Meqenëse kam qenë disa herë në Donbas në këto shtatë vjet si vullnetar dhe gazetar, mund t'i shikoj temën dhe çështjet nga shumë anë dhe këndvështrime”, kishte thënë ai ndër të tjera në përgjigjen e tij për REL-in në shtator.

Sipas vlerësimeve të Ambasadës së Ukrainës në Serbi, më shumë se 300 qytetarë janë larguar nga Serbia nga dhjetori i vitit 2018 për të luftuar në anën pro-ruse. Për pjesëmarrje në luftën në Ukrainë në periudhën 2015-2018, në Serbi janë shqiptuar 32 dënime. Në 28 raste gjykata i ka dënuar të pandehurit me burgim me kusht, ndërsa katër persona janë dënuar me arrest shtëpie për gjashtë muaj.

Më 11 dhjetor, Joviq publikoi në Facebook një ftesë për pjesëmarrje në një protestë të krahut të djathtë që u organizua para kishës së Shën Savës në Beograd më 12 dhjetor, në mbështetje të serbëve në Kosovë. Organizatorët e këtij tubimi ishin të maskuar dhe nuk deshën të zbulojnë identitetin e tyre. Video nga kjo protestë janë shpërndarë në Telegram nga grupi paraushtarak rus “Vagner”, të cilin Bashkimi Evropian (BE) e ka futur në listën e sanksioneve. Kjo njësi, sipas mediave, përbëhet nga mercenarë të stërvitur, të gatshëm për të marrë pjesë në luftëra në mbarë botën.

Qeveritë perëndimore akuzojnë Moskën për përdorim të grupit “Vagner” si forcë paraushtarake në konfliktet në Ukrainë, Libi, Siri, Sudan, Mozambik dhe Republikë të Afrikës Qendrore. Kjo njësi mban rol aktiv në ushtrinë ruse edhe pas nisjes së luftës të Ukrainës. Në kanalin e tyre në Telegram, ata raportojnë nga afër edhe për krizën në veri të Kosovës, ku kamionët dhe autobusët po bllokojnë rrugët, duke penguar qarkullimin drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjen dhe Bërnjakun.

Këto barrikada u ngritën pas arrestimit të ish-policit me kombësi serbe, Dejan Pantiq, por tensionet në Kosovë nisën më herët, në fillim të nëntorit, kur gjyqtarët, prokurorët dhe stafi administrativ serb në veri të Kosovës u larguan nga institucionet e Kosovës. Më 15 dhjetor, autoritetet në Serbi kërkuan nga KFOR-i kthimin e forcave serbe të sigurisë në Kosovë, bazuar në rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha në një intervistë për REL-in më 13 dhjetor se ai kategorikisht e refuzon këtë kërkesë. Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, deklaroi në faqen zyrtare në Facebook më 13 nëntor se e vetmja rrugë për një paqe të qëndrueshme është zgjidhja e çështjes përmes dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duke respektuar të drejtat e të gjitha komuniteteve.

Marrë nga REL

nikolla joviç tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet