6 Tetor 2022, 15:41
Nga I.A
Zaporizhia
UKRAINË- Shtatë raketa ruse goditën ndërtesa banimi në qytetin ukrainas të Zaporizhias sot herët në mëngjes, duke vrarë një person dhe duke plagosur të paktën pesë të tjerë në qytetin afër termocentralit më të madh bërthamor në Evropë, tha guvernatori i rajonit kryesisht të pushtuar nga Rusia. Sulmet ndodhën vetëm disa orë pasi presidenti i Ukrainës njoftoi se ushtria e vendit të tij kishte rimarrë tre fshatra të tjerë në një nga rajonet që Rusia i ka aneksuar.
Guvernatori i rajonit të Zaporizhias, Oleksandr Starukh tha përmes një mesazhi të publikuar në platformën Telegram se shumë njerëz u shpëtuan nga ndërtesat shumëkatëshe, përfshirë një vajzë 3-vjeçare e cila u dërgua në spital për trajtim.
“Armiku kreu një sulm me raketa ndaj ndërtesave të banimit natën, kur njerëzit po flinin. Dy kate të sipërme të një ndërtese janë shkatërruar. Njerëzit ishin nën rrënoja. Ekipet tona të kërkim-shpëtimit bënë gjithçka për të nxjerrë viktimat nga rrënojat dhe për të minimizuar numrin të vdekurve. Armiku po terrorizon popullatën paqësore. Ne do të rezistojmë dhe do të fitojmë”, tha ai.
Sulmet erdhën vetëm disa orë pasi presidenti i Ukrainës njoftoi se ushtria e vendit kishte rimarrë tre fshatra të tjerë në një nga rajonet që Rusia ka thënë se i ka aneksuar.
Autoritetet rajonale raportuan një tjetër sulm me raketa më vonë në mëngjes, por nuk kishte detaje të menjëhershme për viktimat apo objektivat e goditura.
Zaporizhzhia është një nga katër rajonet që presidenti rus Vladimir Putin i aneksoi në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare dhe aty ndodhet një central bërthamor që është nën kontrollin rus. Qyteti me të njëjtin emër mbetet nën kontrollin e Ukrainës. Moska dhe Kievi kanë akuzuar njëra tjetrën për bombardimet rreth centralit bërthamor, në të cilat janë dëmtuar disa nga ndërtesat përreth tij dhe kanë rrezikuar shkaktimin e një katastrofe bërthamore. Gjashtë reaktorët e centralit bërthamor janë mbyllur, një akt që Presidenti ukrainas e quajti sot “shantazh bërthamor”.
“Pushtimi nga Rusia i centralit bërthamor në Zaporizhia është bërë për të ushtruar trysni ndaj botës dhe Ukrainës. Besoj se ai tashmë po na bënë shantazh bërthamor dhe tani kemi krizë të furnizimit me energji”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike pritet të vizitojë Kievin këtë javë për të diskutuar situatën në Zaporizhia pasi Presidenti Putin nënshkroi një dekret të mërkurën duke deklaruar se Rusia do të merrte nën kontroll centralin bërthamor me gjashtë reaktorë. Ministria e Jashtme e Ukrainës e quajti atë një akt kriminal dhe tha se e konsideronte dekretin e Putinit "të pavlefshëm". Kompania shtetërore e Ukrainës, “Energoatom” tha se do të vazhdojë të operojë centralin bërthamor.
Rafael Grossi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, planifikon të bisedojë me zyrtarët ukrainas rreth lëvizjes ruse. Ai do të diskutojë gjithashtu përpjekjet për të krijuar një zonë të sigurt mbrojtëse rreth objektit bërthamor, i cili është dëmtuar në luftime.
Zoti Grossi do të udhëtojë në Moskë për bisedime me zyrtarët rusë pas një ndalese në Kiev.
Gjatë komenteve për një organizatë me bazë në Sidni të Australisë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjithashtu tha se Presidenti rus Vladimir Putin tani po analizon reagimin e botës ndaj “referendumeve të paligjshme në territorin ukrainas dhe aneksimit të territorit tonë”. Ai tha se nëse reagimi i botës është i dobët, atëherë Rusia do ta përshkallëzojë luftën.
Marrë nga VOA
lufta ukraine-rusi oleksandr starukh rafael grossi
Bota
6 Tetor 2022, 15:15
I.A
Fotot nga Komuniteti Politik Evropian
PRAGË- Fotot e mëposhtme janë nga mbledhja e Komunitetit Politik Evropian. Pas për...
Bota
6 Tetor 2022, 14:49
I.A
Shkolla
TAJLANDË- Numri i të vrarëve në shkollën në Tajlandë ka shkuar në 38. BBC shkruan se policia ka konfir...
Bota
6 Tetor 2022, 14:16
I.A
Petr Fiala
PRAGË- Komuniteti Politik Evropian (EPC), takimi i parë i të cilit filloi sot në Kështjellën e Pragës, nuk &e...
Bota
6 Tetor 2022, 14:11
I.A
Charles Michel
PRAGË- Vendet që takohen sot në Pragë ndajnë të njëjtin kontinent dhe të njëjtat sfida, tha sot...
Bota
6 Tetor 2022, 13:26
I.A
Vjosa Osmani
PRAGË- Presidentja Vjosa Osmani ka arritur në samitin e parë të Komunitetit Politik Europian në Pragë në me...
Bota
6 Tetor 2022, 13:12
I.A
Rezidentet ruse
RUSI- Qytetarët e mobilizuar të Federatës Ruse në divizionin Taman dhe Belgorod regjistruan video duke u ankuar pë...
Bota
6 Tetor 2022, 12:59
I.A
Alexey Slobodenyuk
RUSI- Janë shfaqur pamjet e një propagandisti rus duke u arrestuar brutalisht pasi kishte folur kundër zyrtarëve t&e...
Bota
6 Tetor 2022, 13:03
k.m.
Annie Ernaux
SUEDI- Çmimi Nobel për Letërsinë 2022 i jepet autores franceze Annie Ernaux “për guximin dhe mprehtësin&...
Bota
6 Tetor 2022, 12:45
I.A
Andrei Kartapolov
RUSI- Andrei Kartapolov, një ligjvënës i lartë rus u bëri thirrje zyrtarëve ushtarakë që të ...
Bota
6 Tetor 2022, 12:25
I.A
Foto Ilustruese
KOSOVË- Këshilli i Prindërve të Kosovës përmes një deklarate publike të enjten, ka thënë ...