LIVE UPDATES
Bota

Lufta në Izrael do përshkallëzohet, s’mund të përjashtohet mundësia e një konflikti botëror

Nëse Izraeli i ndal tani operacionet ushtarake, atëherë premtimi i tij se Hamasi nuk do të jetë më në gjendje të kryejë një sulm tjetër, është thjesht retorikë boshe. Sepse këtë nuk do ta lejojnë as popullata e traumatizuar dhe as kryeministri i dëshpëruar.

30 Nëntor 2023, 18:04 Nga David Patrikarakos
Lufta në Izrael do përshkallëzohet, s’mund të
Foto Ilustruese

Nga David Patrikarakos “Unherd”

Teksa kundroj Libanin nga lart në kufirin verior të Izraelit, shoh kodra të valëzuara të mbushura plot me gardhe. Por panorama është larg nga të qenit idilike. Hezbollahu libanez ka qëlluar me raketa drejt Izraelit që nga 7 tetori. Dhe këtu ka shumë gjasa të nisë një luftë rajonale dhe ndoshta edhe globale.

Në terren, në kushtet kur armëpushimi po zgjat, duket se po përparojnë marrëdhëniet midis Izraelit dhe Hamasit. Megjithatë, armëpushimi i përkohshëm është vetëm një leukoplast mbi një plagë gangrenoze. Në rast se Hamasi i liron të gjithë pengjet, atëherë zhduket edhe leva e tij më e madhe e kushtëzimit, dhe s’do të ketë asgjë që ta pengojë Izraelin nga sulmi i tij.

Nëse Izraeli i ndal tani operacionet ushtarake, atëherë premtimi i tij se Hamasi nuk do të jetë më në gjendje të kryejë një sulm tjetër, është thjesht retorikë boshe. Sepse këtë nuk do ta lejojnë as popullata e traumatizuar dhe as kryeministri i dëshpëruar.

Pra lufta vazhdon. Pasi të përfundojë operacionin në veri të Gazës, Izraeli do të fokusohet në jug. Dhe së bashku me koston e tij të tmerrshme, do të rriten edhe shanset për një përshkallëzim më të gjerë të konfliktit. Por lufta me Hamasin tashmë është zgjeruar. Hezbollahu po bombardon me raketa Izraelin nga veriu, grupet siriane nga verilindja, Huthit nga Jemeni në jug, dhe prapa të gjithëve qëndron, Irani. Aktualisht Izraeli po lufton në 5 fronte. Por kërcënimi më i madh është në veri.

“Në kufirin veriors kemi parë disa lloje qasjesh nga Hezbollah”- thotë një burim në Komandën Veriore të IDF. “Së pari, tentativa për depërtim në kufi. Së dyti, përdorim të raketave anti-tank për të shenjestruar ushtarët, postat, tanket dhe mjetet e blinduara izraelite. Së treti, përdorimi i dronëve. Që të gjitha këto nuk ekzistonin në luftën e Libanit të vitit 2006. Investimi tek dronët nisi në vitin 2009”- shton ai.

Tani Hezbollahu po synon një rrip të ngushtë toke vetëm disa kilometra larg kufirit, në vend të qyteteve më në jug si Haifa. “Nga kjo ne vlerësojmë se vendimi aktual i Hezbollahut nuk është përshkallëzimi i sulmeve. Por organizata duhet gjithashtu që të mbajë një qasje të balancuar. Ajo nuk mund të shpenzojë dekada duke kundërshtuar ‘shtypësin sionist’, dhe më pas të mos bëjë asgjë kur Izraeli është në luftë me vëllezërit e Hamas’- vijon më tej burimi.

Po ashtu është zbuluar se Hezbollahu ka aktivizuar disa palestinezë që ndodhen në kampet e refugjatëve në Liban. Kur interesat bashkohen apo konvertojnë ka bashkëpunim midis tyre,  dhe Hezbollahu po përdor palestinezët për të gjuajtur me raketa antitank ndaj vendbanimeve izraelite.

Lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, e konfirmoi këtë kur e uroi Hamasin për sulmin e tij muajin e kaluar, ndërsa theksoi se nuk kishte asnjë informacion paraprak. Sinjali ishte i qartë: ne nuk kishim asnjë lidhje me këtë; dhe përtej ‘shpëtimit të fytyrës’, ne nuk duam të përfshihemi në këtë luftë.

Por ndërsa viti 1914 është një analogji e vjetër, me kaq shumë faktorë dinamikë, përshkallëzimi i luftës është një skenar që nuk mund të përjashtohet. Dhe përtej traumës së 7 tetorit, shumë izraelitë duan veprim konkret. Qyteti verior Qiryat Shemona është vetëm 1.6 km larg nga kufiri me Libanin.

Pasi autoritetet lokale urdhëruan civilët të largoheshin për shkak të sulmeve të përditshme me raketa nga Libani, qyteza është pothuajse e shkretë. Një nga ata të paktët që nuk është larguar është Moshe Peretz, 63 vjeç, i cili zotëron një garazh. Ai punon me IDF-në dhe fermerët vendas dhe është, më thotë, një ofrues i shërbimeve thelbësore.

“Jetoj këtu prej 58 vitesh dhe jam mësuar me gjëra të tilla. Ndonjëherë Hezbollahu ka lëshuar brenda ditës mbi 100 raketa Katjusha. Në atë kohë detyroheshim të grumbulloheshim në vendstrehimore të vogla. Nëse këtë problem ua lëmë trashëgim fëmijëve tanë, atëherë s’kemi arritur asgjë. Sepse atëherë do të dilte se kemi vuajtur 60 vjet për asgjë. Ne mund t’i japim fund tani konfliktit, dhe duhet ta bëjmë këtë”- tha ai.

Udhëtojmë me makinë deri në male, drejt kufirit dhe përmes pyllit ku patrullojnë ushtarët dhe tanket e IDF-së. Në krye qëndron një pengesë e trashë metalike. Është ngritur për të na mbrojtur nga zjarri i Libanit. Nuk lejohemi ta filmoj, më thonë që është një lloj i ri armatimi.

Nëse publikojmë foto në rrjetet sociale, armiku do të jetë në gjendje të analizojë trashësinë e tij dhe të rregullojë fuqinë e zjarrit në përputhje me rrethanat. Kërcënimi i Hezbollahut është tepër i fuqishëm. Në vitin 2019, shërbimi sekret amerikan vlerësoi se grupi zotëronte 150.000 predha në arsenalin e tij.

Ndër to përfshiheshin raketat iraniane Fateh-110 dhe ato siriane M-600, të drejtuara nga satelitët me një rreze veprimi deri në 186 milje, duke mbërritur deri në Tel Avivi. Këtij arsenali i shtohen edhe raketat kundër anijeve, sidomos ato iraniane Noor dhe ruse Yakhont, si dhe 100.000 luftëtarët që Nasrallah pretendonte se kishte në vitin 2021, një shifër që edhe pse me siguri është e ekzagjeruar, nuk është shumë larg realitetit.

Thënë këtë, Libani po vuan në të njëjtën kohë nga kriza e tij më e rëndë financiare në historinë e tij moderne. Gjëja e fundit që i duhet është një luftë tjetër me Izraelin, sidomos pasi ajo e vitit 2006 solli një shkatërrim të tillë në vend. Dhe nga brenda, Hezbollahu është tani i fuqishëm, atëherë pse t’i hedhim të gjitha në erë?

Ndërkohë, Huthit kanë kryer disa sulme me dronë dhe raketa kundër Izraelit, në një shfaqje solidariteti me palestinezët por edhe një shfaqje force për audiencën e tij vendase. Megjithëse jo aq i fuqishëm sa Hezbollahu, grupi zotëron raketa iraniane Quds-351, të cilat i ka përdorur kundër fushave të naftës saudite dhe që kanë një rreze prej 1.650 km.

Po ashtu ky grup zotëron raketën balistike iraniane Tufan që ka një rreze veprimi deri në 1.950 km, teksa ka një numër të madh dronësh, veçanërisht të markës Samad. Edhe pse raketat e këtij grupi janë të ngadalta dhe të pasakta, ato teorikisht mund të mposhtin ‘Kupolën e Hekurt’ të Izraelit nëse lëshohen në bashkëpunim me Hamasin dhe Hezbollahun.

Para 7 tetorit, maksimumi i goditjeve që Izraeli është përballur në një ditë ka qenë 470 të tilla në maj 2021. Ndërsa më 7 tetor, ai u përball me 5200 goditje raketash brenda 20 minutash. Nëse këtu llogarisim edhe dronët atëherë panorama bëhet shumë shqetësuese. Dhe lufta kryesore e Huthit është ndaj Arabisë Saudite. Nëse ata do të përdornin të gjitha armët që kanë kundër Izraelit, sauditët mund të ndjenin shansin e artë dhe të fillonin të godisnin nga pas.

Megjithatë shteti që ka më shumë rëndësi është ai që qëndron pas Hamasit, Hezbollahut dhe Houthis: Irani. Teherani e bazon strategjinë e tij rajonale tek doktrina e “Mbrojtjes së Përparme” që nënkupton përdorimin e grupeve terroriste jo-shtetërore rajonale për të luftuar kundërshtarët e tij jashtë vendit dhe për të ruajtur stabilitetin në vend.

Tani milicitë e përkrahura nga Irani janë të pozicionuara mirë rreth kufijve të dy rivalëve të tij kryesorë rajonalë, Izraelit dhe Arabisë Saudite, përfshirë një shtab të përbashkët operacionial me Hezbollahun në Lartësitë Golan. Kjo i jep atij një shkallë sigurie rajonale që duket jo e mençur të rrezikohet.

Pasi Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara bombarduan bazën e Gardës Revolucionare (IRGC) në Siri në tetor, Irani i ka zhvendosur në Liban shumë nga fabrikat e prodhimit të raketave. Tek e fundit, këto milici i pengojnë sulmet e drejtpërdrejta nga Izraeli. Nëse ato mposhten, gjë që do të ndodhë me përshkallëzimin e situatës, kërcënimi për Iranin bëhet shumë serioz.

Por Irani ka edhe mundësi të tjera në dispozicion. IRGC ka krijuar kohët e fundit 2 milici të reja në Siri: grupet afgane Fatemiyoun dhe pakistaneze Zainabiyoun, synimi i deklaruar i të cilëve është të shkatërrojnë Izraelin. Irani mund t’i detyrojë ato të vazhdojnë të sulmojnë “Entitetin Sionist” në një nivel të kufizuar, ndërsa mbeten kryesisht i pashqetësuar për hakmarrjen pasi ato mund të sakrifikohen lehtësisht.

Por në fund, ndërsa Mullahët janë të lumtur që Hamasi të dëmtojë Izraelin, mbështetja e tyre për të e ka një kufi. Reuters raportoi se në një takim të fundit në Teheran, lideri suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei iu ankua kreut të Hamasit Ismail Haniyeh se vendi i tij nuk ishte paralajmëruar për sulmet e 7 tetorit, dhe se nuk do të hynte në luftë në emër të tyre.

Nga ana e tyre, izraelitët janë të palëkundur në eliminimin e Hamasit, por edhe të kujdesshëm ndaj një lufte më të gjerë. IDF ishte e qartë: fundi i Hamasit u shërben të gjithëve. Çdo gjë tjetër përveç një disfate vendimtare, thonë ata, do të inkurajonte çdo grup terrorist në Lindjen e Mesme.

Kjo është pjesërisht arsyeja pse Britania e Madhe dhe SHBA kanë vendosur forcat e tyre ushtarake në zonë. Por shqetësimi më i madh është përshkallëzimi i paqëllimshëm. Më 3 gusht 1914, kur Britania e Madhe hyri në Luftën e Parë Botërore, Sekretari i Jashtëm britanik, Sir Edward Grey, tha i tmerruar “dritat po fiken në të gjithë Evropën, dhe ne nuk do t’i shohim më të ndezura gjatë jetës sonë”. Sot në Lindjen e Mesme, një rikthim në vitin 1914 duket, në mos shumë i afërt, gjithsesi jo më përtej mundësisë.

david patrikarakos

Sondazh

Poll
Bota 30 Nëntor 2023, 18:01 Nina L.Khrushcheva

Patriotizmi i vrasësve të Vladimir Putinit

Foto Ilustruese Nga Nina L.Khrushcheva “Project Syndicate” RUSI- Në vitin 2014, ish-oficeri i policisë Sergei Khadzhikurbanov u d&eu...

Bota 30 Nëntor 2023, 17:58 Walter Russell Mead

Si mund të shmanget humbja në Ukrainë

Ukraine Nga Walter Russell Mead “Wall Street Journal” Tabloidi gjerman “Bild” e raportoi me bujë. Presidenti amerikan Joe Bid...

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin