LIVE UPDATES
Bota

Henry Kissinger dhe trashëgimia e tij komplekse në politikën e jashtme amerikane

Më 1969 presidenti Richard Nixon zgjodhi zotin Kissinger si këshilltarin e tij për sigurinë kombëtare. Ai u emërua më vonë edhe Sekretar i Shtetit, duke u bërë personi i parë që mbante të dyja postet në të njëjtën kohë.

30 Nëntor 2023, 17:47 Nga h.k
Henry Kissinger dhe trashëgimia e tij komplekse në politikën e
Henry Kissinger

SHBA-Henry Kissinger, ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare dhe ish-Sekretar i Shtetit, ndikimi global i të cilit vazhdoi për dekada me radhë pasi ai i mbajti këto poste në administratën e presidentit Richard Nixon, vdiq në moshën 100-vjeçare, në shtëpinë e tij në Konektikat. Njoftimi për vdekjen u dha nga firma e tij e konsulencave e cila nuk e bëri të ditur arsyen e vdekjes. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine njofton mbi jetën dhe trashëgiminë e një burri shteti amerikan me ndikim, por që ka nxitur edhe polemika.

Henry Kissinger lindi më 27 maj 1923, në Fyrth të Gjermanisë me emrin e lindjes Heinz Alfred Kissinger. Ai dhe familja e tij hebreje u arratisën në Shtetet e Bashkuara për t’u shpëtuar nazistëve.

Ai iu bashkua ushtrisë amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pas luftës vijoi studimet në Harvard ku mori edhe doktoraturën dhe më pas u bë profesor në atë universitet.

Më 1969 presidenti Richard Nixon zgjodhi zotin Kissinger si këshilltarin e tij për sigurinë kombëtare. Ai u emërua më vonë edhe Sekretar i Shtetit, duke u bërë personi i parë që mbante të dyja postet në të njëjtën kohë.

Ai u bë i njohur për qasjen e tij ‘realpolitike’ të përqendruar në marrjen e vendimeve praktike diplomatike dhe jo në ato që i kanë rrënjët në një kuadër moral.

Aaron David Miller ka shërbyer për disa administrata republikane dhe demokrate, por jo nën zotin Kissinger.

“Kundërshtarët e tij vlerësojnë se ai ishte i egër dhe i pashpirt. Disa thonë, se ai duhet të vlerësohet si një kriminel lufte, në lidhje me atë që bëri lidhur me Kamboxhian dhe Laosin dhe për politikat e tij ndaj Bangladeshit në fillim të viteve '70. Por realiteti është se ai gjithashtu ndikoi tek diplomacia në mënyra që ishin të jashtëzakonshme”, thotë Aaron David Miller nga Fondacioni Carnegie për Paqe Ndërkombëtare në Uashington.

Zoti Kissinger i mbajti sekret bombardimet e Shteteve të Bashkuara në Kamboxhia dhe Laos në vitin 1969, të cilat përshkallëzuan Luftën e Vietnamit, duke mos e informuar Kongresin ose publikun amerikan për to.

Zoti Kissinger u takua gjithashtu dhjetëra herë me diplomatin dhe politikanin vietnamez, Le Duc Tho për të negociuar përfundimin e luftës, për të cilën ata të dy u nderuan me Çmimin Nobel për Paqen më 1973. Zoti Le Duc Tho refuzoi të pranonte çmimin.

Zoti Kissinger bëri dy udhëtime në Kinë përpara se të shoqëronte presidentin Nixon në vizitën e parë të një presidenti amerikan në Pekin në vitin 1972, për t'u takuar me udhëheqësin komunist, Mao Ce Dun.

Kjo vizitë u vlerësua si një nga triumfet e zotit Kissinger, por Jarrod Hayes nga Universiteti i Masaçusetsit, ‘Lowell’ ka një pikëpamje të ndryshme, duke thënë se ai ishte mjeshtër i krijimit të një profili të caktuar para publikut.

Ai e ndryshoi politikën e jashtme përmes praktikës së tij të ‘diplomacisë së vajtje-ardhjeve’ duke e bërë atë interesante. Kjo i jep atij një vend të veçantë në politikën e jashtme amerikane përmes krijimit të një imazhi të caktuar. Por, përtej formës, nëse sheh nën sipërfaqe, qëndrimet e tij të politikës së jashtme nuk i kanë shërbyer edhe aq shumë Shteteve të Bashkuara”, thotë Jarod Hayes, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Masaçusetsit, ‘Lowell’.

Zoti Kissinger vazhdoi të këshillonte çdo president amerikan që nga-ish Presidenti Nixon, përveç presidenti Joe Biden, i cili nuk e ftoi atë në Shtëpinë e Bardhë.

Ndikimi i tij për një kohë kaq të gjatë është i pashembullt, thotë profesori i historisë Michael Kimmage. Ai megjithatë nuk beson se filozofia e zotit Kissinger për ‘Realpolitik’ ka mbizotëruar në politikën e jashtme amerikane.

Unë mendoj se ai vetë ishte i vetëdijshëm se ajo që mbizotëroi politikën e jashtme amerikane është internacionalizmi liberal i lidhur me Presidentin Woodrow Wilson, i cili themeloi Lidhjen e Kombeve dhe u angazhua në Luftën e Parë Botërore me sloganin, 'bëje botën të sigurt për demokracinë'. Kjo është me të vërtetë tradita mbizotëruese e politikës së jashtme amerikane dhe zoti Kissinger ishte një lloj kundërshtari i kësaj”, thotë Michael Kimmage nga Universiteti Katolik Amerikan.

Ish Sekretari amerikan Henry Kissinger shkaktoi më shumë polemika në vitin 2022, kur la të kuptohej se Ukraina duhet të jetë e gatshme për të bërë lëshime territoriale për t'i dhënë fund agresionit të Rusisë./VOA

henry kissinger

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale