LIVE UPDATES
Bota

Lufta në Gazë, ministrja e Jashtme gjermane për DW: Ndërkombëtarët duhet të marrin përgjegjësi!

Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock (Aleanca 90/Të Gjelbërit) është shprehur për përgjegjësi ndërkombëtare për Rripin e Gazës pas përfundimit të luftës aktuale midis Hamasit terrorist dhe Izraelit.

20 Nëntor 2023, 20:16 Nga a.l
Lufta në Gazë, ministrja e Jashtme gjermane për DW:
Annalena Baerbock

GJERMANI- Në një intervistë për DW-TV, ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock komenton të ardhmen e mundshme të Gazës. Dhe i quan shqetësuese opinionet se Gjermania është e njëanshme në anën e Izraelit.

Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock (Aleanca 90/Të Gjelbërit) është shprehur për përgjegjësi ndërkombëtare për Rripin e Gazës pas përfundimit të luftës aktuale midis Hamasit terrorist dhe Izraelit. Në një intervistë për DW-TV, ministrja e Jashtme iu përgjigj pyetjeve të moderatorit Jaafar Abdul Karim në Berlin.

Nuk do të ketë zgjidhje të lehta për këtë konflikt jashtëzakonisht të vështirë, tha politikanja e Partisë së Gjelbër, por shtoi: “Për të garantuar sigurinë, nevojitet përgjegjësi ndërkombëtare. “Ne e dimë këtë nga përvoja me luftërat e tmerrshme në Ballkanin Perëndimor në Evropë. Edhe aty Bashkësia Ndërkombëtare mori përgjegjësi mbrojtëse. Sepse në këtë situatë, ku kanë ndodhur krimet më të rënda, aktorët në rajon thjesht nuk kanë më besim te njëri-tjetri. Unë e shoh këtë edhe atje.” Në takimin e ministrave të jashtëm të G7 në Tokio, dy javë më parë, Baerbock, e mbështetur nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se nuk duhet të ketë sërish një pushtim të Rripit të Gazës nga Izraeli. Deri në vitin 2005, Izraeli e mbante të pushtuar Rripin e Gazës.

“Askush këtu në Berlin nuk mund ta imagjinojë se si është atje.”

Që nga sulmi terrorist i Hamasit në Izrael më 7 tetor, Baerbock e ka vizituar disa herë rajonin e Lindjes së Mesme, ajo ka shkuar në Izrael, në territoret palestineze dhe në shtetet fqinje arabe si Jordania dhe Egjipti. Në intervistë për DW, ajo përshkroi ndjenjat e saj për dhunën në rritje: “Askush këtu në Berlinin e qetë dhe të sigurt nuk mund ta imagjinojë me të vërtetë se çfarë do të thotë kjo për banorët vendas. Kam takuar babanë dhe bashkëshortin e një prej familjeve të pengjeve, me pasaporta gjermane, të cilët përshkruanin se si u rrëmbyen gruaja dhe dy vajzat e tij të vogla. Vështirë të durosh kur imagjinon se këta mund të ishin fëmijët tuaj. Por pata të njëjtën ndjenjë kur isha në Ramallah. Dhe folëm me një burrë, të cilit i ishin vrarë gruaja dhe djali i vetëm në Gaza”.

“Hamasi dëshiron ta asgjësojë Izraelin çdo ditë.”

Edhe një herë, siç kishte bërë disa herë më parë, Baerbock u shpreh kundër një armëpushim. Ministrjagjermane tha:

“Armëpushimi do të nënkuptonte që Izraeli do të duhej të negocionte me Hamasin në mënyrë që ata të mos qëllonin më kundër njëri-tjetrit. Dhe kjo do të thotë që Izraeli të mos mund të mbrohej nga terrori i vazhdueshëm me raketa. Hamasi e bën të qartë këtë çdo ditë: Ai do të fshijë Izraelin nga harta. Kjo do të thotë: Ata duan të zhdukin Izraelin dhe në një situatë të tillë Izraeli duhet të mbrojë popullin e tij.”

“Izraeli duhet të mbrojë njerëzit civilë në Gaza”

Por Baerbock tha se Gjermania me partnerët ndërkombëtarë, amerikanët dhe shumë përfaqësues të vendeve arabe po përpiqen të bëjnë gjithçka që munden për të siguruar që njerëzit në Gaza të kenë vende të sigurta ku mund të furnizohen me ujë të pijshëm dhe ilaçe. Baerbock: “Ky ishte gjithashtu shqetësimi im kur isha në Izrael e ku ia bëra të qartë qeverisë izraelite: Njerëzit në Gaza duhet të mbrohen, lufta është kundër një organizate terroriste, Hamasit, e cila dëshiron të shkatërrojë Izraelin, dhe jo kundër popullatës civile në Gaza, jo kundër njerzve të pafajshëm, jo kundër grave dhe fëmijëve, palestinezëve të pafajshëm”.

Baerbock: Netanyahu duhet ta dënojë ndërtimin e vendbanimeve

Baerbock përsëriti kritikat për ndërtimin e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor. Së fundmi ajo ua shprehu këtë kërkesë përfaqësuesve të qeverisë izraelite në vend: “Kryeministri izraelit duhet ta dënojë këtë dhunë të kolonëve, ajo duhet të ndiqet penalisht; kjo është në interes të sigurisë së Izraelit. Dhe në lidhje me sigurinë në Bregun Perëndimor, Baerbock tha se Izraeli është bashkë-përgjegjës “që atje situata të mos përshkallëzohet më tej”.

“Ekzistenca e Izraelit mbetet kauzë shtetëtore për Gjermaninë”

Baerbock e hodhi poshtë me forcë kritikën e bërë edhe nga myslimanët që jetojnë në Gjermani, se duke pasur parasysh historinë e Gjermanisë, Gjermania i kushton më pak vëmendje vuajtjeve të njerëzve në Rripin e Gazës dhe në territoret e pushtuara dhe u kushton më shumë vëmendje izraelitëve. Është dhe do të mbetet kauza shtetërore e Gjermanisë që të angazhohet për të drejtën e ekzistencës së Izraelit: “Qeveria naziste gjermane ka përgjegjësi për vrasjen e mbi gjashtë milionë hebrenjve, e tani njerëzit na kritikojnë se po flasim për mësimet e nxjerra nga tmerret e Luftës së Dytë Botërore. E drejta ndërkombëtare është krijuar mbi këtë bazë, që të mos ketë më gjenocid”. Është shqetësuese që kjo tani po kritikohet, tha Baerbock. Ajo u tha se është e shqetësuar edhe nga fakti se jo të gjitha shoqatat myslimane në Gjermani e dënuan sulmin ndaj Izraelit në fillim të tetorit. “Më duket jo vetëm e pabesë të nxitësh një vuajtje kundër një vuajtje tjetër, por më lëndon edhe mua si person dhe si nënë.” Gjermania duhet të vazhdojë të ndërmarrë veprime të vazhdueshme kundër racizmit dhe antisemitizmit, qofshin këto edhe me mjete të së drejtës penale./VOA

annalena baerbock

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet