LIVE UPDATES
Bota

LUFTA civile në Sudan/ Guterres thirrje vendeve anëtare të OKB-së: Ndihmojeni këtë vend! Po përballet me 'katastrofë humanitare'

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres bëri thirrje të mërkurën për dhënien fund të luftimeve në Sudan dhe për mbështetje ndërkombëtare për popullin sudanez, për të cilin tha se po përballet me një katastrofë humanitare.

4 Maj 2023, 16:54 Nga a.l
LUFTA civile në Sudan/ Guterres thirrje vendeve anëtare të
Antonio Guetteres

SUDAN- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres bëri thirrje të mërkurën për dhënien fund të luftimeve në Sudan dhe për mbështetje ndërkombëtare për popullin sudanez, për të cilin tha se po përballet me një katastrofë humanitare.

“Ndihmat duhet të lejohen në Sudan, dhe na duhet qasje e sigurtë dhe e menjëhershme për të qenë në gjendje që t’i shpërndajmë ato për njerëzit që kanë më shumë nevojë. Civilët dhe infrastruktura civile duhet të mbrohen, dhe punonjësit e ndihmave dhe mjetet e tyre duhet të respektohen”, tha zoti Guterres gjatë një konference për shtyp në Najrobi, të Kenias. 

Ministria e Shëndetësisë e Sudanit thotë se mbi 500 persona janë vrarë dhe rreth 5,000 janë plagosur që nga fillimi i luftimeve më 15 prill, gjatë një lufte për pushtet mes drejtuesve të forcave qeveritare sudaneze dhe Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë. Agjencia e OKB-së e Emigracionit (IOM) tha këtë javë se të paktën 334,000 persona janë zhvendosur brenda vendit nga luftimet, krahas 100,000 të tjerëve që kanë ikur nga vendi. Agjencia e OKB-së për refugjatët ka paralajmëruar se luftimet mund të shkaktojnë që më shumë se 800,000 njerëz të largohen nga vendi verilindor i Afrikës.

Shumë prej tyre shkojnë në shtatë vendet që kanë kufi me Sudanin, përfshirë Çadin, Sudanin e Jugut, Republikën e Afrikës Qendrore, Egjiptin dhe Etiopinë.

Përpjekjet e fundit për armëpushim

Ministria e Jashtme e Sudanit të Jugut njoftoi të martën se shefi i ushtrisë sudaneze, gjenerali Abdel Fattah al-Burhan dhe gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo, kreu i Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë, kanë rënë dakord për një armëpushim të ri njëjavor që do të hyjë në fuqi të enjten.

Shefi i OKB-së shprehu shqetësimin se armëpushimet e mëparshme janë shkelur vazhdimisht dhe ai i kërkoi komunitetit ndërkombëtar që të ushtrojë trysni ndaj dy gjeneralëve që të respektojnë dhe të zbatojnë marrëveshjen.

Presidenti i Sudanit të Jugut Salva Kiir theksoi rëndësinë e një armëpushimi më të gjatë dhe caktimin e të dërguarve për bisedimet e paqes, për të cilat të dyja palët ranë dakord.

Presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi tha se qeveria e tij do të mbështesë bisedimet në Sudan midis fraksioneve rivale, duke shtuar se ai "është i kujdesshëm që të mos ndërhyjë në çështjet e tyre të brendshme".

"I gjithë rajoni mund të preket," tha ai në një intervistë të martën me një gazetë japoneze, ndërsa një i dërguar nga shefi i ushtrisë sudaneze u takua me zyrtarë egjiptianë në Kajro.

Operacionet humanitare

Drejtuesi i operacioneve humanitare të OKB-së, Martin Griffiths e kaloi të mërkurën në Port Sudan - qytetin sudanez në Detin e Kuq, ku OKB-ja dhe shumë organizata joqeveritare kanë zhvendosur operacionet e tyre nga Khartumi.

Zoti Griffiths dhe kreu i OKB-së në Sudan, Volker Perthes, folën me telefon me palët. Zoti Griffiths u tha gazetarëve se po punon për marrjen e premtimeve nga të dyja fraksionet për mbrojtjen e ndihmave humanitare dhe për të lejuar lëvizjen e punonjësve të ndihmave dhe furnizimeve edhe kur nuk ka armëpushim zyrtar.

Do të na duhet të kemi marrëveshje në nivelin më të lartë dhe shumë publikisht, dhe do të na duhet t'i përkthejmë ato angazhime në struktura lokale tek të cilat mund të mbështetemi”, tha ai, duke theksuar se komuniteti humanitar po vazhdon dhënien e ndihmave.

Shumica e operacioneve të ndihmave janë pezulluar ose pakësuar shumë për shkak të pasigurisë. Disa punonjës të ndihmave janë vrarë në luftime. Këshilli Norvegjez i Refugjatëve tha të mërkurën se një nga vullnetarët e tyre sudanezë u vra të dielën në qytetin e paqëndrueshëm të Geneinas, në Darfurin Perëndimor.

Plaçkitja gjithashtu ka penguar operacionet e ndihmave.

Programi Botëror i Ushqimit (WFP) tha të mërkurën se gati 17,000 tonë ushqime ishin vjedhur nga magazinat e tyre në të gjithë Sudanin dhe po punonte për të përcaktuar se çfarë furnizimesh kanë mbetur. Para luftimeve, WFP-ja kishte mbi 80,000 tonë rezerva në vend. Agjencia ende synon të sigurojë ndihma ushqimore për 384,000 persona në ditët në vijim.

Koordinatori i agjencisë së refugjatëve të OKB-së në Darfur tha se grabitja ka qenë prej kohësh një problem në Darfur dhe se shumë prej objekteve të tyre janë grabitur që nga 15 prilli.

“Objektet tona në Nyala, në Darfurin e Jugut dhe në El Geneina, në Darfurin Perëndimor, janë sulmuar nga grabitësit, kriminelët, banditët, milicitë jashtë kontrollit”, u tha Toby Harward gazetarëve në një video-telefonatë nga Nairobi, ku u evakuua javën e kaluar.

Ai tha se autoritetet lokale në Darfur kanë punuar me organizatat humanitare për t'u siguruar që armëpushimet e ndryshme kombëtare të respektohen në nivel lokal, në mënyrë që të shpërndahen ndihmat.

Përpjekjet e diplomacisë

Zoti Perthes, zyrtari më i lartë i OKB-së në Sudan, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press të hënën se gjeneralët e ushtrive ndërluftuese të Sudanit kanë rënë dakord të dërgojnë përfaqësues në Arabinë Saudite për negociata.

Mohamed Abdalla Idris, ambasadori sudanez në Shtetet e Bashkuara, i tha Zërit të Amerikës se shpreson se armëpushimi përfundimisht do të çojë në bisedime domethënëse për paqe afatgjatë.

Ai tha se, "armëpushimi është një lëvizje me dy drejtime" dhe vuri në dukje se paqja mund të arrihet vetëm nëse të gjitha palët respektojnë kushtet e marrëveshjeve.

Luftimet në Sudan kanë detyruar qeveritë e huaja të evakuojnë qytetarët e tyre nga vendi. Ushtria ruse njoftoi të martën se më shumë se 200 persona do të evakuohen me katër mjete transporti ushtarak. Departamenti Amerikan i Shtetit tha të hënën se më shumë se 1000 qytetarë amerikanë janë evakuuar që nga fillimi i dhunës. VOA 

antonio guetteres

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje