LIVE UPDATES
Bota

Listat zgjedhore nga Serbia në luftë për të mbledhur vota në Kosovë

rcat e ndryshme të djathta dhe pro-evropiane në shumë aspekte bien dakord kryesisht për sfidimin e pavarësisë së Kosovës, por edhe për kursin politik që ka marrë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç për këtë çështje.

5 Dhjetor 2023, 11:43 Nga r.ll
Listat zgjedhore nga Serbia në luftë për të mbledhur vota
foto ilustruese

SERBI- Përfaqësuesit e forcave opozitare nga Serbia, dy javë para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në atë vend, e intensifikuan fushatën e tyre në Kosovë. Forcat e ndryshme të djathta dhe pro-evropiane në shumë aspekte bien dakord kryesisht për sfidimin e pavarësisë së Kosovës, por edhe për kursin politik që ka marrë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç për këtë çështje.

Mirëpo, mesazhet e opozitës dominohen nga ato që kanë të bëjnë me përpjekjet për të inkurajuar qytetarët që të dalin në qendrat e votimit, ose siç tha nga Graçanica, një nga dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë, bartësi i listës “Serbia kundër dhunës”, Mirosllav Alleksiç, “më 17 dhjetor edhe ata zgjedhin qeverinë”.

Dhjetë kandidatë për deputetë në Kuvendin e Serbisë nga lista “Serbia kundër dhunës” vizituan më 4 dhjetor Graçanicën, ku, siç thanë, u është dashur të bisedojnë me banorët vendas. Prej atje, ata shkuan në Mitrovicën e Veriut – komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës.

“Qytetarët nga këtu [Kosova] duhet t’i dërgojnë mesazh Aleksandar Vuçiçit [presidentit të Serbisë] dhe Listës Serbe se nuk e kanë më mbështetjen e tyre”, tha mes tjerash Alleksiç.

Lista Serbe u përgjigj duke thënë se Alleksiç dhe kandidatët e tjerë për deputetë të listës “Serbia kundër dhunës” janë duke shkaktuar “përçarje mes serbëve në këto zona”.

“Megjithatë, më pak se dy javë na ndajnë nga dita e zgjedhjeve, kur serbët nga Kosova dhe Metohia do të tregojnë edhe një herë se i besojnë vetëm presidentit Vuçiq. Me votën e tyre, ata do të tregojnë se duan që Serbia të vazhdojë të forcohet, sepse kjo do të thotë siguri dhe mbijetesë e serbëve në këto zona”, tha Lista Serbe.

Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila u formua në vitin 2013 me mbështetjen e Partisë Përparimtare Serbe (SNS), e cila u udhëhoq nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, deri në maj të këtij viti.

Edhe pse zyrtarisht nuk është në krye të saj, Vuçiç është duke e udhëhequr aktivisht fushatën e SNS-së për zgjedhjet e ardhshme në Serbi. SNS-ja mori pushtetin në Serbi në vitin 2012 dhe, deri më tani, kishte mbështetjen e shumicës së serbëve të Kosovës në zgjedhje.

Më 17 dhjetor, serbët nga Kosova do të mund ta shfrytëzojnë të drejtën e votës në qytetet e Serbisë, për shkak se Qeveria e Kosovës nuk lejoi hapjen e vendvotimeve në zonat me shumicë serbe në Kosovë.

Çfarë thonë qytetarët?

Zhivka Saviç nga Graçanica beson se serbët e Kosovës duhet ta ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet për Kuvendin e Serbisë, më 17 dhjetor, sepse “kështu mund të ruhen institucionet e Serbisë në Kosovë”.

“Për hir të mbijetesës sonë këtu, për të ardhmen e nipërve tanë, të paktën që ata të jenë mirë”, thotë Saviç për Radion Evropa e Lirë.

Në mjediset me shumicë serbe në Kosovë funksionojnë institucionet serbe të shëndetësisë, arsimit dhe të tjera.

Në postet udhëheqëse në këto institucione janë kryesisht zyrtarë të Listës Serbe, praktikisht kryetari i kësaj partie, Zllatan Ellek, është shef i Qendrës Klinike Spitalore në Mitrovicën e Veriut.

Aleksandar Milliç nga Graçanica beson, po ashtu, se serbët nga Kosova duhet ta ushtrojnë të drejtën e votës më 17 dhjetor.

“Nuk ka rëndësi kë e mbështesni, por nëse e keni të drejtën e votës, votoni”, thotë ai.

Sasha nga Leposaviqi beson se zgjedhjet e ardhshme në Serbi nuk do të sjellin asgjë të re apo të ardhme më të mirë për pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë dhe, për këtë arsye, thotë se ka vendosur të mos votojë.

“Do të dilja në zgjedhjet lokale në Kosovë. Aty vendosim për të ardhmen tonë, për njerëzit që do të na udhëheqin”, thotë Sasha.

Aktualisht, në krye të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – janë kryetarë shqiptarë, për shkak se serbët i bojkotuan zgjedhjet e fundit lokale që u mbajtën në prill.

“Nuk më shkon mendja të dal në zgjedhje [për Kuvendin e Serbisë]”, thotë Dejani, po ashtu nga Leposaviqi, dhe shton se një vendim të tillë e ka marrë për shkak të moshapjes së vendvotimeve në Kosovë.

“Këtu kam lindur, kam në plan të jetoj këtu, si mund të votoj në Rashkë?”, pyet ai.

Pse serbët e Kosovës votojnë në Serbi?

Më 19 nëntor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i dërgoi një letër kreut të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) në Kosovë, Michael Davenport, ku tha se për hapjen e vendvotimeve për zgjedhjet serbe në Kosovë, është e nevojshme një marrëveshje e veçantë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Kërkesa për një marrëveshje të tillë duhet të vijë nga Serbia, si palë e interesuar”, tha Kurti dhe shtoi se “çdo kërkesë duhet të bazohet në sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës”.

Më pas, më 1 dhjetor, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit nuk do të mbahen në zonat serbe në Kosovë, sepse “Kurti insiston ekskluzivisht në njohjen e pavarësisë së Kosovës si kusht për mbajtjen e zgjedhjeve”, sipas tij.

Sipas vendimit të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve në Serbi, më 17 dhjetor, serbët nga Kosova do të mund ta ushtrojnë të drejtën e votës në qytetet kufitare të Serbisë: Vranjë, Kurshumli, Rashkë dhe Tutin. Ata votuan në të njëjtën mënyrë edhe në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të 3 prillit, 2022.

Zgjedhjet e fundit parlamentare të organizuara nga Serbia për komunitetin serb në Kosovë u mbajtën më 21 qershor të vitit 2020.

Ato zgjedhje u mbajtën sipas praktikës së mëparshme, ku misioni i OSBE-së në Kosovë i mblodhi votat. Më pas, votat u numëruan në Rashkë dhe Vranjë – dy qytete kufitare në Serbi.

Kjo praktikë u krijua në vitin 2017 dhe autoritetet e Kosovës e lejuan deri vitin e kaluar. Atëkohë, Qeveria e Kosovës kërkoi që Serbia t’iu dërgojë kërkesë të drejtpërdrejtë autoriteteve për mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e Kosovës.

Çfarë mesazhesh u dërgohen serbëve në Kosovë?

Kandidatët për deputetë të “Serbisë kundër dhunës” thanë se janë të gatshëm të negociojnë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, por se “nuk do ta pranojmë kurrë pavarësinë e Kosovës apo anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara”.

Në këtë kontekst, Alleksiç tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, e ka pranuar vetë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën në shkurt të këtij viti dhe aneksin e zbatimit të saj në mes të marsit.

“Shteti i Serbisë nuk u angazhua [për marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën], Aleksandar Vuçiç u angazhua, ai vetë. Unë e kam thënë: çdo marrëveshje që parasheh anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, nuk është dhe nuk mund të jetë e pranueshme për Serbinë”, u shpreh Alleksiç.

Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë parasheh, ndër të tjera, respektimin e ndërsjellë të integritetit territorial dhe njohjen e dokumenteve dhe simboleve shtetërore.

Serbia, gjithashtu, duhet të angazhohet që të mos e bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Përndryshe, Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e cila u shpall në vitin 2008, dhe vetë Vuçiç deklaroi disa herë se nuk do të lejojë kurrë që Kosova të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara.

Në fund të nëntorit, ai tha se opozita serbe dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kanë të njëjtin synim – “zëvendësimin e Vuçiqit”.

Përveç kandidatëve nga lista “Serbia kundër dhunës”, në fund të nëntorit në Kosovë ishte edhe kryetari i Partisë së Re Demokratike të Serbisë, Millosh Jovanoviç.

Partia e tij merr pjesë në zgjedhjet e ardhshme në Serbi si pjesë e koalicionit NADA, që mbron bashkëpunimin me BE-në, por jo domosdoshmërisht – pra jo, nëse njohja e pavarësisë së Kosovës është kusht për një gjë të tillë.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Jovanoviç vizitoi, mes tjerash, dy komunat me shumicë serbe: Graçanicën dhe Shtërpcën.

Edhe Millica Gjurgjeviç Stamenkoviski, nga partia serbe Zavetnici, postoi në rrjetin social X një fotografi të sajën, duke thënë se është në Kosovë, bashkë me mesazhin se “ka hyrë nëpër pyll”, sepse “për vite me radhë i është bllokuar hyrja” nëpër vendkalimet zyrtare. Megjithatë, në fotografi nuk mund të shihej qartë nëse realisht ndodhej në territorin e Kosovës.

Ajo është në listën e kandidatëve “Tubimi Kombëtar”, ku bën pjesë edhe Lëvizja e djathtë serbe, Dveri.

A mund ta kërcënojë opozita aktuale serbe SNS-në në Kosovë?

Drejtori ekzekutiv i organizatës joqeveritare Aktiv nga Mitrovica e Veriut, Miodrag Milliqeviç, thotë se serbët nga Kosova janë të “zhgënjyer” me politikën e Beogradit zyrtar dhe se është e vështirë të motivohen për të dalë në zgjedhjet e 17 dhjetorit.

Sipas tij, pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë nuk kanë sa duhet njohuri për programet që ofrojnë partitë nga Serbia, por ai shton se rënia e popullaritetit të SNS-së është evidente.

“Përsëri, është shumë e vështirë të bëhet një projeksion real sa i përket elektoratit nga Kosova, sepse ne kemi qenë dëshmitarë në të gjitha zgjedhjet e kaluara… SNS-ja është shumë mirë e organizuar dhe, me siguri, do të insistojë që në zgjedhje të shkohet në mënyrë të organizuar”, thotë Milliqeviç.

Por, Dushan Janjiç, nga Forumi i Beogradit për Marrëdhënie Etnike, thotë se lista zgjedhore “Serbia kundër dhunës” ka treguar se mund të bisedojë me serbët e Kosovës në terren, ndryshe nga SNS-ja.

“Është një moment i rëndësishëm që do të ndikojë te votuesit që nuk jetojnë në Kosovë, por që janë me origjinë nga Kosova. Së dyti, disponimi në mesin e serbëve në Kosovë ka ndryshuar absolutisht si ndaj Listës Serbe, ashtu edhe ndaj [Aleksandr] Vuçiçit pas [sulmit në] Banjskë. Nuk ka dyshim për këtë, por numri i votave është çështje tjetër”, thotë Janjiq.

Ai thekson se mesazhi më i rëndësishëm për serbët nga Kosova është që ta ushtrojnë të drejtën e votës më 17 dhjetor, në mënyrë që të mos ketë manipulime të mundshme.

“ProGlas” në Kosovë

Të dielën, më 3 dhjetor, disa nga nismëtarët e “ProGlas”-it, shkrimtari dhe botuesi Gojko Bozhoviç dhe profesori në Universitetin e Beogradit, Miodrag Jovanoviç, qëndruan në Mitrovicë të Veriut.

Në tribunën atje, ata thanë se opinioni di pak për problemet reale të serbëve të Kosovës, se zëri i tyre duhet të dëgjohet dhe se ata duhet të ndikojnë në vendimet që kanë të bëjnë me jetën e tyre.

“ProGlas” është iniciativë e një grupi personash publikë në Serbi, të cilët po përpiqen të nxisin pjesëmarrje sa më të lartë në zgjedhjet e 17 dhjetorit.

Disa nga nënshkruesit e kësaj nisme janë aktori dhe regjisori Dragan Bjellogërlliq, gjyqtari Miodrag Majiç, akademiku Vlladimir Kostiç e të tjerë.

Nënshkruesit e “ProGlas”-it kanë qëndrim kritik ndaj politikës aktuale të Partisë Përparimtare Serbe dhe besojnë se “është e nevojshme që të rivendosen rendi demokratik, institucionet ligjore dhe politike, fryma e diskutimit të lirë dhe kritik, ku njerëzit do të marrin pjesë pa frikën e pasojave”./REL/

zgjedhjet ne serbi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje