LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

“Liria ka emër”/ Nesër nis gjyqi në Hagë, mbi 100 mijë qytetarë mbushin sheshet në Prishtinë, Meta&Rama&Berisha: Krerët e UÇK-së Mbahen si kriminelë, pa të drejtë

• Nesër në Gjykatën e Posaçme të Kosovës me seli në Hagë, fillon procesi gjyqësor kundër ish presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe tre ish zyrtarëve të tjerë të Kosovës, nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. • Që të gjithë akuzohen për veprat përndjekje dhe burgosje, ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë, vrasje, dhe zhdukje me forcë të personave. Sipas prokurorisë, krimet e pretenduara, janë kryer midis afërsisht marsit të vitit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999 në një numër vendndodhjesh në Kosovë dhe Shqipëri. • Ata i kanë hedhur poshtë akuzat, ndërsa sot, Prishtina është veshur kuqezi. Mbi 100 mijë qytetarë kanë zhvilluar një marshim në Proshtinë. Me flamujt kuqezi, të Kosovës dhe bluzat me stemën e UÇK-së dhe mbishkrimin ‘Liria ka emër’, Kosova ka kërkuar liri për çlirimtarët e vendit. • Të përlotur u panë shumë qytetarë, kryesisht fëmijët e Thaçit e Veslit. Marshimi ka sjellë dhe reagime. Kryeministri Edi Rama e konsideroi të padrejtë nisjen e gjyqit. Meta e Berisha përgëzuan daljen në sheshe. • Këtë marshim e kanë përkrahur edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ish kryeministri Isa Mustafa, Bashkësia Islame e Kosovës, Ish-Shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, Ëilliam Ëalker. Të pranishëm kanë qenë dhe anëtarë të Vetëvendosjes.

9 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Nesër nis gjyqi për liderët e UÇK-së, Rama: Mbahen si kriminelë lufte në qeli, por pa akuzë

“Liria ka emër”/ Nesër nis gjyqi në Hagë, mbi
Edi Rama

ITALI- Kryeministri Edi Rama e konsideron të padrejtë burgosjen e liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një intervistë për ERTV, Rama tha se qëndrimi i tyre dhe nisja e një gjyqi pa pasur një akuzë konkrete që rëndon mbi ta, është totalisht pa kuptim. Ai e krahasoi këtë gjë edhe me luftën në Ukrainë dhe tha se në një të nesërme, Volodymyr Zelenksyy, njeriu që sot shumë e konsiderojnë një hero, mund të përfundojë pas hekurave, njësoj si Hashim Thaçi. Ai tha se këtë gjë e ka menduar kur ka parë sesi rusët filluan të flasin për trafik organesh në Donbass dhe sesi filluan të hidhen tezat e para të krimeve të luftës edhe nga ana e ushtrisë ukrainase.

INTERVISTA E PLOTË:

– Zoti kryeministër, nesër është një ditë e rëndësishme për kombin shqiptar, sa i takon pikënisjes së një procesi gjyqësor ndërkombëtar në Hagë për pesë nga drejtuesit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Çfarë komenti keni ju për këtë?

Kryeministri Rama: Komenti im është i njohur. Nuk besoj se ka diçka të re për të thënë, por sigurisht që sa herë krijohet mundësia për ta përsëritur duhet përsëritur që ka diçka shumë të madhe që nuk shkon me këtë proces dhe pa dashur fare të paragjykoj aspektin që ka të bëjë me drejtësinë dhe me pavarësinë e një gjykate, e cila është formuar me votën e Parlamentit të Kosovës, thjeshtë mbetem i mahnitur nga sensi më negativ, nga fakti që udhëheqësit dhe komandanti i një lëvizje çlirimtare popullore, jo i një ushtrie të organizuar, por i një rebeli ndaj një regjimi brutal që synoi të spastronte etnikisht shqiptarët në Kosovë akuzohet, akuzohen së bashku si kriminelë. Njeriu që vetë Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara dhe deri dje një nga figurat kryesore të senatit amerikan Joe Biden e pagëzoi si Xhorxh Uashingtoni i Kosovës, është sot prej tanimë një kohe të gjatë prapa hekurave, i marrë si president në detyrë dhe i mbyllur brenda pa akuzë për një periudhe 1 vjeçare, gjë që është jashtë çdo lloj imagjinate, në raport me të drejtën ndërkombëtare dhe kombëtare dhe do duhet të përballet me një proces, që mua më bën të mendoj mos vallë ky do jetë fati i presidentit Zelenski pas 10 vjetësh. Edhe pse përsëri ka një ndryshim, gjithsesi. Presidenti Zelenski është komandanti i një ushtrie të rregullt, Hashim Thaçi ishte komandanti i një lëvizjeje çlirimtare, e cila mori emrin Ushtri Çlirimtare, por e cila ishte larg së pasuri një zinxhir komandimi të atillë që mund të ngrihen akuza të kësaj natyre. Dhe kur kam parë sesi rusët filluan të flasin për trafik organesh në Donbass dhe sesi filluan të hidhen tezat e para të krimeve të luftës edhe nga ana ushtrisë ukrainase, kam thënë Zoti na ruajttë se mund ta shikojmë edhe këtë hero që sot të gjithë e admirojnë, para një gjykate.

– Zoti kryeministër, “Liria ka emër” ishte një nga tubimet më të mëdha që ka ndodhur në Kosovë ditët e fundit, një tubim që ka bërë bashkë, jo vetëm politikën, por shoqërinë civile, komunitete fetare në Kosovë. E ndërkaq, ju jeni sot këtu pranë presidentit Aleksandër Vucic. Ka një domethënie kjo?

Kryeministri Rama: Kjo është një rastësi e plotë, se ne jemi këtu në ditën e hapjes së panairit të madh VinItaly, një nga panairët më të mëdhenj të botës dhe më i madhi i Europës së bashku me atë në Dusseldorf nëse s’gabohem për të prezantuar prodhimet tona, diçka e re që s’ka ndodhur kurrë më parë edhe natyrisht që është rezultat dhe i bashkëpunimit në kuadrin e Ballkanit të Hapur dhe është një koincidencë e plotë, por nga ana tjetër, me presidentin Vucic janë ulur, kanë diskutuar dhe kanë ndër vepruar të gjithë liderët e Kosovës, përfshirë edhe kryeministrin aktual se kështu duhet të jetë, s’ka sesi të jetë tjetër dhe kjo në raport me atë që ndodh nesër është larg së qeni e lidhur, pasi ajo që ndodh nesër nuk është një proces ose një fazë e re e një procesi që zhvillohet në Serbi. Zhvillohet në Hagë nga një trupë, e cila supozohet që të përfaqësojë botën demokratike të lirive e të të drejtave, supozohet të mishërojë të drejtën ndërkombëtare, të drejtat dhe liritë e njeriut, kartat e të tjera e të tjera, dhe që më mirë të mos flas më shumë sepse realisht shumë gjëra mund të them.

– Në prag të mbajtjes së seancës nesër për 5 drejtuesit kryesorë të UÇK, orët e fundit ka patur incidente në Mitrovicën e veriut. Keni patur mundësi të komunikoni me presidentin Vucic në lidhje me këtë situatë atje?

Kryeministri Edi Rama: Kemi qenë aty gjatë gjithë kohës dhe faktikisht pa ndikime të jashtme, por jemi përfshirë në diskutime me guvernatorin e Venetos, me ministrin e Jashtëm italian. Nesër presim këtu kryeministren e Italisë. Këto tre vende dhe ne jemi të ftuarit e nderit të këtij panairi. Natyrisht, që ky është një proces i komplikuar. Incidentet dhe përplasjet nuk kanë munguar, por ama nga ana tjetër, gjatë gjithë këtij procesi gjërat kanë ecur përpara. Sot, kemi kryeministrin e Kosovës dhe Presidentin e Serbisë që janë në një fazë të avancuar të procesit të normalizimit dhe siç e thashë më parë e siç e kam edhe shkruar, takimi i fundit me Albinin ka qenë një takim që më ka bërë shumë të besoj se jemi në një fazë pozitive dhe prandaj dhe unë e mbështes plotësisht kryeministrin e Kosovës në këtë përpjekje. Nuk i kuptoj fare ata të cilët e konsiderojnë tradhtar. Natyrisht për gjëra të cilët dhe për të cilat ai i ka konsideruar tradhtar të tjerët më përpara por kjo nuk ka asnjë lidhje se këto janë gjëra krejt të ndara. Si kryeministër i Kosovës ai po bën gjënë e duhur. Unë jam tërësisht në mbështetje të tij dhe të këtij procesi dhe kam shumë besim që ky proces do të konkludojë e besoj shumë që edhe kjo marrëdhënie mes Serbisë dhe Shqipërisë, Shqipërisë dhe Serbisë  ka ndikimin e vetë pozitiv në atmosferën e procesit.

– Mendoni që situata në gjyq nesër do të ndikojë e do t’i ndikojë kryeministrit të Kosovës një tjetër qasje sa i takon dialogut me Serbinë?

Kryeministri Edi Rama: Nuk më duket se nga ana e kryeministrit të Kosovës ka ndonjë lidhje shkak pasojë me atë që ndodh në Hagë dhe kryeministri i Kosovës është i fokusuar në punët e tij, në axhendën e tij, në procesin e normalizimit, kështu që nuk shoh lidhje shkak – pasojë, aq më tepër që në rolin e kryeministrit të Kosovës, ai duhet respektojë plotësisht pa asnjë diskutim procesin e drejtësisë atje pavarësisht se ç’mund të mendojmë e ç’mund të na vijë nga shpirti  e gati të na plasi shpirtin për atë drejtësi atje, por nuk kemi pse bëjmë komente.

– Çfarë urimi keni ju për 5 drejtuesit më të lartë të UCK në këtë rrugëtim me drejtësinë ndërkombëtare?

Kryeministri Edi Rama: Ajo që po kalojnë ata është diçka që mund ta përkufizojmë me fjalën “e tmerrshme”, por nga ana tjetër ata janë njerëz që e kanë sfiduar atë si të thuash sensin e përgjithshëm edhe më parë, e kanë sfiduar në mënyrë shumë ekstreme kur kanë guxuar, jo vetëm ta mendojnë, por dhe të veprojnë për të pavarësuar Kosovën, atëherë kur askush as nuk e qaste fare si ide e kanë guxuar t’i japin idesë së pavarësimit të Ibrahim Rugovës dimensionin e luftës së armatosur. Pra, diçka aq heroike të cilën sot shumëkush e harron sepse nganjëherë kështu është jeta, nganjëherë kështu janë njerëzit dhe nganjëherë politika dhe cinizmi i errin sytë shumëkujt e nuk janë të gjithë fatkeqësisht që e mendojnë sot se pa Hashim Thacin e pa ata që janë atje dhe pa heronjtë, dëshmorët dhe protagonistët që dhanë jetë ose jo për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, sot askush nga ata që i japin gojës pa fre nuk do kishin gojë fare sepse nuk do t’i linte njeri të hapin gojën, kështu që kjo është ecuria e proceseve jetësore, por nga ana tjetër unë kam shumë admirim për forcën, për durimin, për kokëfortësinë pse jo të Hashimit dhe të atyre për t’ia dalë edhe në këtë betejë që është po aq e barabartë sa ishte beteja me armikun atëherë edhe pse nuk është një betejë me armikun, është një betejë me mikun, është tjetër gjë kjo. Faleminderit!

3 VITE ME PARE

FOTO-LAJM/ ‘Liria jeni ju’, nëna e Hashim Thaçit i bashkohet marshimit me bluzën e veçantë

“Liria ka emër”/ Nesër nis gjyqi në Hagë, mbi
Hashim Thaçi dhe nëna e tij

TIRANË- Hyra Thaçi, nëna e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka veshur një bluzë ku shihet e stampuar fytyra e djalit të saj, Hashim Thaçi dhe e krerëve të tjerë të UÇK-së. Me këtë bluzë, nëna e Thaçit iu bashkua marshimit që u zhvillua sot në Prishtinë.

“Liria jeni ju”, shkruhet në bluzën e nënës së Thaçit.

“Liria ka emër”/ Nesër nis gjyqi në Hagë, mbi
Hyre Thaçi

Me pankartat “Liria ka emër”, “Nuk mund të gjykoni UÇK-në në emër të popullit, sepse UÇK është vetë populli”, “Të gjithë ata që harrojnë të kaluarën e tyre janë të dënuar ta rijetojnë atë”, pjesëmarrësist bënë thirrje për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së. Marshimi nisi në orën 14:00. Ktij marshimi iu bashkuan dhe anëtarët e Vetëvendosjes që janë aktualisht në qeveri.

3 VITE ME PARE

ME VIDEO/ Turma brohoret e valëvit flamujt kuqezi kur dëgjon se liderët e UÇK-së po i ndjekin nga Haga

“Liria ka emër”/ Nesër nis gjyqi në Hagë, mbi
Prishtinë

KOSOVË- Turma e qytetarëve ka brohoritur në momentin që janë vënë në dijeni se marshimin e tyre po e ndiqnin edhe vetë liderët e UÇK-së nga Gjykata e Hagës. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi po i ndiqnin nga paraburgimi i Gjykatës Speciale në Hagë dhe turma brohoriti.

“Po na përcjellin drejtpërdrejt Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e bashkëluftëtarët e tyre, andaj ju ftoj që me një duartrokitje që s’e ka dëgjuar asnjëherë Prishtina, t’u tregojmë mbështetjen, t’u tregojmë solidaritetin, t’u tregojmë që jemi me ta gjithmonë,”- tha Krasniqi.


Me pankartat “Liria ka emër”, “Nuk mund të gjykoni UÇK-në në emër të popullit, sepse UÇK është vetë populli”, “Të gjithë ata që harrojnë të kaluarën e tyre janë të dënuar ta rijetojnë atë”, pjesëmarrësist bënë thirrje për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së. Marshimi nisi në orën 14:00. Ktij marshimi iu bashkuan dhe anëtarët e Vetëvendosjes që janë aktualisht në qeveri.

3 VITE ME PARE

Marshimi në Prishtinë, Meta: Uroj që liderët të kthehen të lirë në atdhe dhe si heronj

“Liria ka emër”/ Nesër nis gjyqi në Hagë, mbi
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbështetur marshimin e zhvilluar në Prishtinë në mbështetje të krerëve të UÇK-së që po përballen me drejtësinë në Gjykatën e Hagës. Në një postim në Facebook, Meta shkruan se UÇK-ja është e shenjtë, ashtu si liria. Ai shton se uron që liderët e UÇK-së të kthehen në atdhe të lirë dhe si heronj.

Postimi:

Sot dhe gjithmonë çdo shqiptar do të kërkojë Drejtësi dhe vetëm Drejtësi.  UÇK-ja është e shenjtë, ashtu si liria.  Përshëndes qytetarët e Kosovës që sot pa dallim partie kanë dalë në mbështetje të Drejtësisë. Shpresojmë që të na kthehen të lirë, sa më shpejt, luftëtarët e lirisë që po gjykohen në Hagë.

Sot u zhvillua marshimi për drejtësi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre që ndodhen në Hagë. Marshimi u organizuar nga Platforma “Liria ka emër” dhe kishte mbështetjen e partive politike, shoqërisë civile, bashkësisë fetare dhe shumë qytetarëve. Mijëra protestues për një orë e gjysme, mbushën sheshet e Prishtinës, në përkrahje të krerëve të UÇK-së. Në mbështetje të këtij marshi ka dalë edhe partia në pushtet- Lëvizja Vetëvendosje.

3 VITE ME PARE

FOTO/ Iu bashkua marshimit, vajza e Kadri Veselit shpërthen në lot

“Liria ka emër”/ Nesër nis gjyqi në Hagë, mbi
Vajza e Kadri Veselit

KOSOVË- Vajza e Kadri Veselit ka shpërthyer në lot teksa i është bashkuar turmës së qytetarëv që kanë marshuar në Prishtinë për katër liderët e UÇK-së që po përballen me drejtësinë në Gjykatën Speciale.

Me pankartat “Liria ka emër”, “Nuk mund të gjykoni UÇK-në në emër të popullit, sepse UÇK është vetë populli”, “Të gjithë ata që harrojnë të kaluarën e tyre janë të dënuar ta rijetojnë atë”, pjesëmarrësist bënë thirrje për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

Marshimi nisi në orën 14:00. Ktij marshimi iu bashkuan dhe anëtarët e Vetëvendosjes që janë aktualisht në qeveri.

3 VITE ME PARE

Familjarët e Thaçit dhe Veselit i prijnë "Marshit për Drejtësi" në Prishtinë (FOTO)

“Liria ka emër”/ Nesër nis gjyqi në Hagë, mbi
Familjaret

KOSOVË- Familjet e dy prej ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë parë t’i prijnë Marshit të sotëm për Drejtësi. Në mesin e mijëra qytetarëve shihet se ato që prijnë janë fëmijët dhe të afërmit e ish presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krye parlamentarit Kadri Veseli. Pjesë e këtij marshi janë gruaja e Hashim Thaçit, djali Endriti si dhe gruaja e Kadri Veselit.

Qytetarët u mblodhën fillimisht te parkingu prapa Pallatit të Rinisë, e më pas vazhduan drejt sheshit "Zahir Pajaziti". Ky marshim po bëhet për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët do ta nisin betejën me drejtësinë nesër në Hagë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

“Me marshin e drejtësisë”/ Rama mbështet aksionin e qytetarëve në Prishtinë, ndan pamjet nga sheshi

“Liria ka emër”/ Nesër nis gjyqi në Hagë, mbi
Marshimi

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka mbështetur marshin e qytetarëve në Prishtinë në mbrojte të ish-drejtuesve të UÇK-së. Kreu i Qeverisë shqiptare ka ndarë foto në faqen e tij zyrtare “Facebook”, ndërsa ato i shoqëron me mbishkrimin “me marshin e drejtësisë”.

Me pankartat “Liria ka emër”, “Nuk mund të gjykoni UÇK-në në emër të popullit, sepse UÇK është vetë populli”, “Të gjithë ata që harrojnë të kaluarën e tyre janë të dënuar ta rijetojnë atë”, pjesëmarrësist bënë thirrje për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

3 VITE ME PARE

FOTO- Nëna e Hashim Thaçit vesh bluzën me portretet e ish-krerëve të UÇK-së: Liria jeni ju

“Liria ka emër”/ Nesër nis gjyqi në Hagë, mbi
Hyra Thaçi

KOSOVË- Hyra Thaçi, nëna e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi është fotografuar e veshur një bluzë me foton e djalit të tij dhe tre ish-krerëve tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

“Liria jeni ju”, shkruhet në bluzën e nënës së Hashim Thaçit.

Kjo foto bëhet publike sot, kur qytetarët nga të gjitha komunat do të marshojnë në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa gjykimi ndaj tyre do të fillojë nesër./Dosja.al

3 VITE ME PARE

"Liria ka emër"/ Marshimi në Prishtinë, me flamuj dhe pankarta, qytetarët mbushin plot sheshin “Zahir Pajaziti”

“Liria ka emër”/ Nesër nis gjyqi në Hagë, mbi
Njerezit

KOSOVË- Një numër i madh i qytetarëve kanë nisur të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, për të marshuar për Drejtësi, nismë kjo e marrë nga platforma “Liria ka Emër”. Siç shihet edhe në foto, qytetarët kanë mbushur plot sheshin.

“Liria ka emër”/ Nesër nis gjyqi në Hagë, mbi

Që nga mëngjesi, shumë autobusë janë nisur nga qytete tjera për të ardhur në Prishtinë për të marrë pjesë në këtë marsh. Kujtojmë se Marshi i Drejtësisë po mbahet një ditë para nisjes së gjykimit kundër katër komandantëve të lartë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK): Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi./Dosja.al

marshim ne prishtine liria ka emer

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari